Albsig shoqeri sigurimesh

Si të kursejmë tek siguracioni i biznesit

  • Home
  • Si të kursejmë tek siguracioni i biznesit
Si të kursejmë tek siguracioni i biznesit

Çdo lloj biznesi vjen me rreziqet e veta unike. Kur bëhet fjalë te siguracioni i biznesit tuaj, ju duhet  të siguroheni që keni mbulimin e nevojshëm dhe nuk dotë paguani për mbulim, që nuk ju nevojitet. Pra, si mund të siguroheni që po merrni marrëveshjen më të mire, por duke mos e vënë në rrezik biznesin tuaj?

 

Mënyrat për të kursyer te siguracioni i biznesit:

1.      Punoni me një agjent sigurimesh:

Sigurimi mund të jetë i ndërlikuar dhe madje edhe pronari më i përgatitur mund të mos jetë i vetëdijshëm për të gjitha llojet e mbulimeve që janë në dispozicion. Një agjent sigurimesh në Albsig mund t’ju ndihmojë me një panoramë të qartë të të gjitha rreziqeve dhe detyrimit të biznesit tuaj, duke përfshirë gjërat, që mund të mos i keni marrë parasysh.

 

2.      Planfikoni përpara në kohë:

Policat e sigurimit janë si biletat e avionit, sa më parë ti planifikoni apo ti prenotoni aq më e lartë do të jetë skonto që do t’ju bëhet. Ju kurseni para duke u siguruar më përpara. Gjithsesi rreziku i biznesit mund të ndryshojë. Përpara se të rinovoni politikën e sigurimit të biznesit, krijoni një listë të detajuar pyetjesh dhe ndryshimesh në biznesin tuaj.

 

3.      Krijoni paketa të personalizuara për biznesin tuaj:

Vlerësoni rreziqet e biznesit tuaj dhe krijoni paketa të personalizuara. Ashtu si me sigurimin tuaj personal, shpesh mund të merrni zbritje kur blini polica të shumta nga e njëjta kompani sigurimesh. Kontrolloni me agjentin tuaj për të parë se cilat janë opsionet për mundësitë e kursimit.

 

4.       Ulja e rrezikut:

Një mënyrë tjetër jo shumë e dukshme për të kursyer në sigurimin e biznesit është duke hedhur një sy në profilin tuaj të rrezikut për të parë nëse ka ndonjë gjë, që mund të bëni për të minimizuar rrezikun në mënyrë, që të shmangni nevojën për shumë mbulim.  Kjo mund të nënkuptojë përmirësimin e pajisjeve tuaja, shtimin e veçorive të sigurisë në vendin tuaj të biznesit ose investimin në trajnime ose edukim për veten ose punonjësit tuaj.

Mënyra të tjera për të minimizuar profilin e rrezikut të kompanisë suaj përfshijnë:

  • Sigurimin që të gjithë punonjësit të jenë të trajnuar mirë, si në pozicionet e tyre ashtu edhe në aftësitë, procedurat dhe pritshmëritë e sigurisë.
  • Mbrojtjen e të dhënave tuaja nga sulmet kibernetike me një sistem të fortë sigurie.
  • Të kuptuarit se cilat ligje, politika dhe kode zbatohen për biznesin tuaj dhe të siguroheni që jeni në përputhje.
  • Punësimin e një juristi.
  • Zhvillimin e planeve të qarta për situatat emergjente, duke përfshirë fatkeqësitë natyrore, zjarret dhe aksidentet.

Një politikë e fortë dhe gjithëpërfshirëse sigurimi biznesi është një domosdoshmëri për çdo pronar. Gjithsesi nuk keni përse të shpenzoni shuma marramendëse për një policë sigurimi. Kërkoni mundësi për të kursyer, gjeni mënyra për ta mbajtur profilin e rrezikut të biznesit tuaj sa më të ulët që të jetë e mundur, në këtë formë ju mund ta mbani biznesin të sigurtë dhe të mbrojtur.

 

Për çdo pyetje të sigurimit të biznesit tuaj, telefononi ose kontaktoni https://web.albsig.al/#/business-insurance/form.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?