Sigurimi Kasko

Sigurimi Kasko

SIGURIMI KASKO

Gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, ndryshimet e motit, etj, janë shkaktarë dëmesh të paparashikuara prej të cilave askush nuk është i sigurt. Nga ana tjetër, dëmet kushtojnë mjaft shtrenjtë nëse askush nuk garanton mbulimin e tyre, prandaj, me pajisjen me Sigurimin KASKO, mund ta siguroni automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar .
Nëse keni lidhur kontratë mbi sigurimin KASKO, Albsig ju garanton kompensimin e dëmit material të shkaktuar në automjetin tuaj në rastin e aksidentit në trafik edhe atëherë kur jeni ju që e keni shkaktuar aksidentin.
Albsig, përmes policës së Sigurimit të mjetit motorik KASKO, ofron mbulimet në sigurim lidhur me humbjen ose dëmtimin e plotë ose të pjesshëm të mjetit motorik si rezultat i rreziqeve të ndryshme duke garantuar dëmshpërblim në kohë rekord dhe riparim në servise të specializuara.

ALBSIG KASKO mbulon:

  • Dëmtimet aksidentale
  • Thyerjen e xhamave
  • Zjarr-Rrufe-Eksplozion
  • Katastrofat natyrore
  • Dëmtimet në parkim (pa autor)
  • Vjedhja
  • Transport me karroatrec
  • Sigurim për jashtë vendit
  • Shërbim GPS

Pajisja e automjetit tuaj me GPS.

Me pajisjen e automjetit tuaj me GPS, do të keni mundësi që ta vëzhgoni në mënyrë të imtësishme automjetin tuaj.

  • Orët e qëndrimit ndezur apo fikur te Mjetit apo Gjeneratorit;
  • Itinerarin e përshkruar nga mjeti;
  • Rruga e përshkruar nga mjeti gjatë çdo intervali kohor;
  • Kilometrat e përshkruar për çdo ndezje-fikje të mjetit;
  • Idle time (koha e qëndrimit ndezur të mjetit pa levizur për më shumë se 5 min);
  • Shpejtësitë e lëvizjes së tij;
  • Kilometrat e përshkruar për një ditë, javë, muaj apo për çdo interval që ju dëshironi;
  • Sigurim për jashtë vendit
  • Geofencing (zonat e lejuara për lëvizjet e mjeteve);
  • Mirëmbajtja e mjetit (kur duhet të ndërrohen vaj, filtra, goma kur mbaron siguracioni, kolaudimi etj.)

Informacione në kohë rekord për automjetin tuaj në rast vjedhjeje

  • Kur mjeti lëviz me motor të fikur;
  • Kur mjeti kalon shpejtësinë e lejuar;
  • Kur mjeti del nga zona e mbulimit;
  • Në rastet kur mjeti përfshihet në një aksident;
  • Qëndron për një kohë të gjatë me motor ndezur pa lëvizur;

Perfitimet tuaja në rast se do pajisni automjetin me GPS.

  • Kursim në shpenzimet e mëdha të karburantit ;
  • Sigurinë e automjetit/personelit tuaj;
  • Kur mjeti del nga zona e mbulimit;
  • Do të lajmëroheni në rast se mjeti del nga zona e lejuar (parkimi, magazina, etj), kur mjeti po lëviz me motor të fikur, kur mjeti përfshihet në një aksident etj;
  • Reduktim të kostove të transportit;
  • Rrit efektshmërinë e drejtimit të mjetit dhe performancën, duke ulur mundësinë për abuzime;

Open chat
Na Kontaktoni
Mirë se vini në ALBSIG
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?

Blini sigurimin TPL Online:
💳 BLI TPL Online
Blini sigurimin Shendeti ne Udhetim Online:
💳 BLI SHU Online