Albsig shoqeri sigurimesh

Sigurimi i Parave Gjatë Transportit

  • Home
  • Sigurimi i Parave Gjatë Transportit
Sigurimi i Parave Gjatë Transportit

SIGURIMI I PARAVE GJATË TRANSPORTIT

Transferimi fizik i parave dhe sendeve të tjera me vlerë mund të përbëjë një rrezik. Edhe përpjekjet më të mira për të siguruar paratë gjatë transportit nuk janë një garanci absolute se nuk mund të ndodhë asnjë grabitje. Kjo është arsyeja pse nuk habitemi kur dëgjojmë lajme për grabitjet apo vjedhjet e parave në tranzit dhe rastet duket se shtohen me kalimin e kohës. Autoritetet u bëjnë thirrje bankave dhe pronarëve të bizneseve të jenë më vigjilentë, por megjithatë, kërcënimi është gjithmonë i pranishëm. Duke pasur parasysh këto rreziqe, ne e kuptojmë nevojën për sigurimin e parave. Polica e Sigurimit të Parave në Transport është një zgjidhje e shkëlqyer dhe e mençur për t’u mbrojtur nga rreziqet e transportit për Bankat, Shoqëritë e Këmbimit Valutor, apo çdo Institucion Financiar.

ÇFARË PËRFSHIN

Polica Albsig e Sigurimit të Parave Gjatë Transportit mbulon humbjen ose dëmin e mjeteve monetare nën ruajtjen e punonjësve apo shoqërisë transportuese/siguruese në udhëtim drejt destinacioneve të ndryshme.

DËMET E MBULUARA

Dëmtim/humbje e mjeteve monetare si pasojë e:

  • Grabitjes
  • Vjedhjes

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?