Albsig shoqeri sigurimesh

10 mënyra se si të qëndroni të shëndetshëm në stinën e dimrit

  • Home
  • 10 mënyra se si të qëndroni të shëndetshëm në stinën e dimrit
10 mënyra se si të qëndroni të shëndetshëm në stinën e dimrit

sigurimi i shëndetit Albsig
Ndërsa ne ankohemi për faktin e përballjes me stuhitë e dimrit, është mjaft e vështirë të imagjinohet se si këto temperatura të ulta e të ftohta mund të sjellin ndonjë përfitim shëndetësor, por sipas disa studimeve, dimri është stina në të cilën ka një rritje të natyrshme imuniteti. Moti i ftohtë çon në uljen e temperaturës së trupit dhe trupi i nënshtrohet termorregullimit për t’u përshtatur me klimën e re. Ndonjëherë ky tranzicion manifestohet përmes një sër sëmundjesh të stinës së dimrit. Megjithatë, duke ndjekur disa masa paraprake të lehta gjatë stinës së dimrit me pak përpjekje, ju mund të keni një dimër të shëndetshëm. Më poshtë janë renditur këshillat shëndetësore për sezonin e dimrit.

Dimri është stina për të forcuar sistemin imunitar dhe për të ushqyer trupin tonë. Ngrënia e ushqimeve të ngrohta, gjumi i mirë dhe qëndrimi aktiv janë disa aspekte të rëndësishme për të qenë të shëndetshëm gjatë dimrit.

1. Ushqimi i shëndetshëm

Konsumimi i ushqimeve të ekuilibruara, duke përfshirë drithërat, mish pa dhjamë, peshk, shpendë, bishtajore, arra dhe fara, barishte dhe erëza, si dhe shumë fruta dhe perime të freskëta janë thelbësore për të forcuar sistemin imunitar. Ne gjithashtu mund të kemi një konsum optimal të ushqimeve të pasura me vitaminë C, pasi ajo ndihmon në forcimin e sistemit tonë imunitar dhe për të mbajtur trupin tonë të shëndetshëm.

2. Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është një aspekt i rëndësishëm për të mbajtur trupin në formë gjatë gjithë dimrit. Rutina e përditshme e jogës ose çdo lloj aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë të forconi sistemin imunitar duke përmirësuar mbrojtjen kundër sëmundjeve sezonale si gripi dhe ftohja.

3. Problemet me lëkurën

Një ndër rreziqet e dimrit është dhe lëkura e dëmtuar. Moti i ftohtë dëmton lëkurën duke rezultuar në lëkurë të thatë dhe kruarje, buzë të plasaritura dhe thembra të çara. Kujdesi për lëkurën në dimër duhet të përfshijë hidratimin, aplikimin e kremrave mbrojtës nga dielli si dhe rritjen e marrjes së ujit.

4. Uji

Pini sasinë e nevojshme të ujit çdo ditë dhe qëndroni të hidratuar. Uji ndihmon në pastrimin e sistemit tonë dhe largimin e toksinave, bartjen e lëndëve ushqyese në qelizat e trupit si dhe ndihmon në balancimin e lëngjeve të trupit.

5. Gjumi

Gjumi është faktor i panegociueshëm për ruajtjen e shëndetit të mirë. Një sasi e mirë gjumi ndihmon në mbajtjen e sistemit imunitar të shëndetshëm, eliminon kortizolin, hormonin e stresit dhe djeg kalori.

6. Higjena

Mbajtja e një higjienë të mire gjatë stinës së dimrit, padyshim parandalon përhapjen në masë të viruseve. Lani duart shpesh, përdorni maskë në ambjente të populluara, dezifektoni dhe ajrosni ambjente ku rrini ose punoni, etj.

7. Kontrolloni rregullisht shëndetin tuaj

Masat paraprake të sezonit të dimrit përfshijnë mbajtjen e një kontrolli të rregullt shëndetësor. Meqenëse moti i ftohtë shkakton probleme shëndetësore si astma, gripi, dhimbja e fytit, nyjet e dhimbshme dhe rreziku i shtuar i sulmeve në zemër, pasi temperatura e ulët bën që presioni i gjakut të rritet, duke ushtruar më shumë presion në zemër. Kontrolli parandalues ​​shëndetësor është mënyra më e mirë për të mposhtur sëmundjet e dimrit dhe për të pasur shëndet të mirë edhe në mot të ftohtë. Të gjitha paketat e shëndetit Albsig përmbajnë falas një kontroll Check-Up. Ju mendoni për shëndetin, ne mendojmë për financat tuaja.sigurimi i shëndetit

8. Rralloni duhanpirjen

Pirja e duhanit e bën individin të ndjeshëm ndaj infeksioneve të frymëmarrjes në dimër, ndaj lënia apo rrallimi i tij ndihmon sistemin e frymëmarrjes.

9. Vitamina D

Dilni në natyrë dhe zhytuni në diell të ngrohtë, trupi ynë ka nevojë për vitaminë D, e cila është thelbësore për ruajtjen e shëndetit dhe imunitetit. Vitamina D gjithashtu kërkohet për të rregulluar gjendjen shpirtërore.

10. Veshjet

Vishni rroba me përmbajtje leshi ose kashmiri për t’ju mbajtur ngrohtë kur dilni jashtë.

Tani është koha për t’u kujdesur për shëndetin, nëse dëshironi të mos sëmureni dhe të shmangni antibiotikët dhe barnat e tjera, ndiqni këshillat e mësipërme për të pasur një dimër të sigurtë dhe të shëndetshëm.
sigurimi i shëndetit Albsig
Jini të kujdesshëm ndaj statusit tuaj shëndetësor, bëni një kontroll rutinë mjekësor dhe njihuni me faktorët e rrezikut, nëse ka. Investoni në një kontroll shëndetësor përmes Kartave të Shëndetit Albsig, për të përmbushur nevojat tuaja shëndetësore.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?