Sigurimi nga Zjarri dhe Rreziqet Shtesë

  • Home
  • Sigurimi nga Zjarri dhe Rreziqet Shtesë
Sigurimi nga Zjarri dhe Rreziqet Shtese

Sigurimi nga Zjarri dhe Rreziqet Shtesë

Askush nuk mendon se do të preket nga një zjarr derisa të ndodhë. Edhe pse mund të keni ndërmarrë çdo hap për të siguruar biznesin apo shtëpinë tuaj, do të ishte e papërgjegjshme të mohoni mundësinë e aksidenteve nga zjarri. Qoftë një aksident në kuzhinë, tension i lartë elektrik, pajisje me defekt, zjarrvënie të qëllimshme, apo zjarre natyrore, është e domosdoshme të pajiseni me Policën e Sigurimit nga Zjarri për të zbutur pasojat e rënda që mund të ketë një forcë kaq shkatërrimtare. Specialistët tanë do t’ju ndihmojnë të vlerësoni siç duhet koston e vërtetë të një incidenti të tillë për çdo pronë tuajën të paluajtshme si dhe për përmbajtjen e saj, duke ju ofruar gjithashtu sigurim shtesë edhe për rreziqe të tjera që përbëjnë kërcënim në rrethanat në të cilat ndodheni.

ÇFARË PËRFSHIN

  • Dëmshpërblim për pasurinë e paluajtshme
  • Dëmshpërblim për pasurinë e luajtshme
  • Shpenzimet për të mënjanuar/minimizuar dëmin
  • Shpenzimet e pastrimit

DËMET E MBULUARA

Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

  • Zjarrit
  • Rrufesë
  • Eksplozionit
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Open chat
Na Kontaktoni
Mirë se vini në ALBSIG
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?

Blini sigurimin TPL Online:
💳 BLI TPL Online
Blini sigurimin Shendeti ne Udhetim Online:
💳 BLI SHU Online