Albsig shoqeri sigurimesh

Letra e CEO

about

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të ALBSIG, Z. Muharrem Bardhoci

Në radhë të parë, do të doja të falenderoja të gjithë qytetarët shqiptarë që na kanë besuar sigurinë e tyre në këtë rrugëtim të suksesshëm. Falë tyre, kemi arritur që brenda 18 vjetëve të renditemi ndër dy të parët në tregun e sigurimeve jo-jetë dhe të jemi e vetmja shoqëri sigurimi me raportin më të lartë të produkteve vullnetare në treg. Si pjesë e GRUPIT Kastrati, kemi ndjekur shembullin e një prej bizneseve më të suksesshme në vend, kemi gjetur mbështetjen e fortë për investim dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve tona dhe kemi ndarë vlerat që bëjnë krenar çdo shqiptar.

Hapat e viteve të fundit kanë qenë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe mjaft domethënëse për tregun shqiptar të sigurimeve. Kemi vendosur çdo vit rekorde të reja të Primeve të Shkruara Bruto, dhe jemi të parët në treg për trajtimin në kohë rekord të dëmeve dhe dhënien e dëmshpërblimeve. Kryesojmë tregun me Sigurimin Vullnetar të Mjeteve Motorike (Kasko), me Sigurimin e Përgjegjësive Civile, me Sigurimin e Përgjegjësive në Ndërtim dhe me Sigurimin e Garancive. Arritje të tilla janë tregues jo vetëm të një modeli të sukseshëm biznesi, por edhe i besimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë për nevojën e një partneri të besueshëm e serioz që e shoqëron në çdo aspekt të jetës dhe biznesit.

Çdo vit e më shumë, kemi treguar se performanca ekonomike dhe përgjegjësia jonë sociale ecin krah për krah dhe përforcojnë njëra-tjetrën, duke ofruar jo vetëm mbrojtje të qëndrueshme për qytetarët, e zhvillim të tregut të sigurimeve, por edhe mbrojtje të mjedisit e mbështetje sociale, si përparësi strategjike dhe kontribut themelor në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Në vitet e fundit, kemi konsoliduar metodat e sigurta dhe të provuara për shërbimin ndaj nevojave të klientëve dhe krahas tyre, kemi zhvilluar metoda të reja inovative për të ecur në një hap me kërkesat e reja që vijnë nga ndryshimi i vazhdueshëm në shoqërinë globale. Tashmë ju shërbejmë në 28 degë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Gjithashtu, kemi ndërtuar infrastrukturë inovative të shërbimeve online, duke i bërë proçedurat më të thjeshta dhe produktet më të vlefshme në 24 orë të ditës.

Por nuk harrojmë asnjëherë, se në themel të çdo arritjeje është marrëdhënia që kemi me secilin prej klientëve dhe partnerëve tanë. Ekspertët tanë mundësojnë këshillim financiar të personalizuar për çdo individ apo kompani dhe pikërisht falë kësaj filozofie kemi ndërtuar një marrëdhënie afatgjate dhe të konsoliduar ndër vite. Kemi partnerë prestigjozë, liderë në tregun botëror të risigurimeve si Hannover Re, Brit Syndicate at Lloyd’s, Vig Re , Polish Re, Crystal Reinsurance, Scor Reinsurance ku kemi risiguruar portofolin duke forcuar pozitat tona falë kapacitetit teknik e financiar dhe reputacionit të mirë që kemi krijuar. Klientët dhe Partnerët janë ata që çojnë përpara veprimtarinë tonë, ata që nxisin përmirësimin dhe ata që na bëjnë të besojmë se së bashku do të bëjmë shumë më tepër, për një të ardhme me baza të forta dhe të sigurta.

Ne jemi këtu falë jush dhe me ju. Ju falenderojmë për mbështetjen dhe besnikërinë tuaj.

Me respekt

Muharrem Bardhoci

Firma CEO Albsig
Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?