Skip to content

Politikat e Privatësisë

POLITIKA E PRIVATËSISË NË SHOQËRINË ALBSIG SH.A

ALBSIG sh.a. (“ALBSIG” ose “Shoqëria”) respekton privatësinë e klientëve, aplikantëve, personave të siguruar, palëve të dëmtuara, përfituesve, punonjësve, partnerëve të biznesit dhe çdo subjekti tjetër të të dhënave personale me të cilin ndërvepron.

Shoqëria angazhohet të përpunojë të dhënat personale në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, legjislacionin sektorial dhe rregullator të zbatueshëm, si dhe aktet e tjera ligjore në fuqi.

Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën se si ALBSIG mbledh, përdor, përpunon, ruan dhe mbron të dhënat personale, si dhe informon subjektet e të dhënave mbi të drejtat që gëzojnë në lidhje me përpunimin e të dhënave të tyre personale.

Kush është Kontrolluesi i të Dhënave Personale?

 ALBSIG sh.a., me seli në “Downtown One”, Bulevardi “Bajram Curri”, HQ, Kati 16, Tiranë, vepron në cilësinë e Kontrolluesit të të Dhënave Personale për përpunimet që kryen në kuadër të veprimtarisë së saj të sigurimeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për çdo pyetje ose shqetësim lidhur me përpunimin e të dhënave personale, si edhe për ushtrimin e të drejtave tuaja, mund të kontaktoni ALBSIG në:

E-mail: [email protected]

Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO): [email protected]

ÇFARË TË DHËNASH PERSONALE PËRPUNOJMË?

 Në varësi të produktit të sigurimit, marrëdhënies me Shoqërinë, kategorisë së subjektit të të dhënave dhe qëllimit të përpunimit, ALBSIG sh.a. mund të përpunojë kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale:

  • të dhëna identifikuese dhe të kontaktit, si emri, mbiemri, numri personal i identifikimit ose të dhëna të tjera identifikuese, data e lindjes, adresa, numri i telefonit dhe adresa e e-mailit;
  • të dhëna që lidhen me aplikimin dhe kontratën e sigurimit, përfshirë të dhënat e policës, periudhën e sigurimit, shumën e siguruar, objektin e sigurimit dhe të dhëna të tjera të nevojshme për lidhjen dhe administrimin e kontratës;
  • të dhëna financiare dhe të pagesave, përfshirë të dhënat e nevojshme për administrimin e primeve, pagesave dhe detyrimeve që lidhen me kontratën;
  • të dhëna mbi të siguruarin, përfituesit, palët e dëmtuara dhe persona të tjerë të përfshirë në marrëdhënien e sigurimit, sipas natyrës së produktit dhe marrëdhënies përkatëse;
  • të dhëna që lidhen me objektin e sigurimit, përfshirë, sipas rastit, të dhëna për automjetet dhe mjetet e transportit, pronën, pasurinë ose objekte të tjera që janë subjekt i sigurimit;
  • të dhëna që lidhen me vlerësimin e riskut dhe marrjen në sigurim, në masën e nevojshme për vlerësimin, administrimin dhe pranimin e riskut të sigurimit;
  • të dhëna që lidhen me dëmet dhe kërkesat për dëmshpërblim, përfshirë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për regjistrimin, shqyrtimin, vlerësimin dhe trajtimin e kërkesës për dëmshpërblim;
  • të dhëna që lidhen me përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullatore, kur përpunimi i tyre kërkohet nga legjislacioni në fuqi;
  • të dhëna të marra në kuadër të komunikimeve me Shoqërinë, përfshirë kërkesat, ankesat, komunikimet elektronike dhe informacionin e dhënë gjatë kontakteve me ALBSIG;
  • të dhëna profesionale dhe të punësimit, kur përpunimi lidhet me marrëdhëniet e punës, proceset e rekrutimit ose marrëdhëniet e tjera profesionale me Shoqërinë;
  • të dhëna teknike dhe të përdorimit, kur përdoren faqja e internetit ose platformat elektronike të Shoqërisë, në përputhje me informacionin përkatës për privatësinë dhe cookies.

Kategori të veçanta të të dhënave personale

Në rastet kur, për shkak të natyrës së produktit të sigurimit, marrëdhënies së sigurimit ose trajtimit të një dëmi, është e nevojshme të përpunohen kategori të veçanta të të dhënave personale, përfshirë të dhëna që lidhen me shëndetin, ALBSIG i përpunon këto të dhëna vetëm kur plotësohen kushtet dhe garancitë e posaçme të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

 

NGA I MARRIM TË DHËNAT PERSONALE?

ALBSIG sh.a. i mbledh të dhënat personale nga burime të ndryshme, në varësi të marrëdhënies me subjektin e të dhënave, produktit të sigurimit dhe qëllimit për të cilin kryhet përpunimi.

Të dhënat personale mund të merren:

  • drejtpërdrejt nga subjekti i të dhënave, gjatë aplikimit për një produkt sigurimi, lidhjes ose administrimit të kontratës së sigurimit, paraqitjes së një kërkese për dëmshpërblim, komunikimit me ALBSIG ose përdorimit të shërbimeve dhe platformave elektronike të Shoqërisë;
  • nga personi që lidh kontratën e sigurimit, kur ky person jep të dhëna për të siguruarin, përfituesin ose persona të tjerë të përfshirë në marrëdhënien e sigurimit;
  • nga agjentë, brokera dhe ndërmjetës të tjerë të sigurimit, në kuadër të ofrimit, ndërmjetësimit ose administrimit të produkteve të sigurimit;
  • nga punëdhënës, institucione financiare ose subjekte të tjera, kur një produkt sigurimi lidhet ose administrohet në kuadër të një marrëdhënieje të veçantë kontraktore ose bashkëpunimi;
  • nga palët e përfshira në një ngjarje sigurimi ose kërkesë për dëmshpërblim, përfshirë të siguruarin, palët e dëmtuara, përfaqësuesit e tyre ose persona të tjerë që disponojnë informacion të nevojshëm për trajtimin e dëmit;
  • nga autoritete publike, institucione kompetente, ekspertë, vlerësues, servise ose ofrues të tjerë shërbimesh, kur marrja e të dhënave është e nevojshme për verifikimin e një rasti, vlerësimin e riskut ose trajtimin e një dëmi;
  • nga burime të tjera të ligjshme, përfshirë regjistra publikë ose burime të tjera të aksesueshme në mënyrë të ligjshme, kur kjo lejohet ose kërkohet nga legjislacioni në fuqi.

Kur ALBSIG merr të dhëna personale për një individ nga një burim tjetër dhe jo drejtpërdrejt nga vetë individi, ALBSIG do të përpunojë këto të dhëna dhe do të sigurojë informacionin përkatës për subjektin e të dhënave në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Personi që i komunikon ALBSIG të dhëna personale të një individi tjetër duhet të sigurohet, sipas rastit, se ka të drejtë t’i komunikojë ato të dhëna dhe se vepron në përputhje me detyrimet që i ngarkohen nga legjislacioni në fuqi.

PËR ÇFARË QËLLIMESH I PËRPUNOJMË TË DHËNAT PERSONALE?

ALBSIG sh.a. përpunon të dhënat personale vetëm për qëllime të përcaktuara, të qarta dhe të ligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe natyrën e marrëdhënies që ka me subjektin e të dhënave.

Në varësi të produktit të sigurimit dhe marrëdhënies përkatëse, të dhënat personale mund të përpunohen për qëllimet e mëposhtme:

  1. Ofrimin dhe administrimin e produkteve të sigurimit

Të dhënat personale përpunohen për:

  • informimin dhe ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të sigurimit;
  • pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave për sigurim;
  • vlerësimin e riskut;
  • përgatitjen e ofertave dhe llogaritjen e primit;
  • lidhjen, administrimin dhe ekzekutimin e kontratës së sigurimit;
  • lëshimin, rinovimin, ndryshimin ose përfundimin e policës së sigurimit;
  • komunikimin me klientët dhe subjektet e tjera të përfshira në marrëdhënien e sigurimit;
  • administrimin e pagesave dhe detyrimeve që lidhen me kontratën e sigurimit.
  1. Trajtimin e dëmeve dhe kërkesave për dëmshpërblim

ALBSIG përpunon të dhënat personale për:

  • regjistrimin dhe administrimin e kërkesave për dëmshpërblim;
  • verifikimin e rrethanave të ngjarjes së sigurimit;
  • vlerësimin dhe përcaktimin e dëmit;
  • komunikimin me të siguruarit, palët e dëmtuara, përfituesit dhe persona të tjerë të përfshirë;
  • bashkëpunimin me ekspertë, vlerësues, servise, institucione dhe palë të tjera të përfshira në trajtimin e dëmit;
  • shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve në lidhje me kërkesat për dëmshpërblim;
  • kryerjen e pagesave të dëmshpërblimit, kur është e aplikueshme.
  1. Përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullatore

Të dhënat personale mund të përpunohen për përmbushjen e detyrimeve që i burojnë ALBSIG nga legjislacioni në fuqi, përfshirë, sipas rastit:

  • detyrimet që lidhen me veprimtarinë e sigurimeve;
  • detyrimet kontabël dhe fiskale;
  • detyrimet për ruajtjen e dokumentacionit;
  • përmbushjen e kërkesave të autoriteteve publike dhe rregullatore;
  • përmbushjen e detyrimeve të tjera ligjore dhe rregullatore që i zbatohen Shoqërisë.
  1. Parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit dhe veprimtarive të paligjshme

ALBSIG mund të përpunojë të dhëna personale për:

  • parandalimin, identifikimin dhe verifikimin e rasteve të dyshuara për mashtrim në sigurime;
  • verifikimin e informacionit të paraqitur në lidhje me një aplikim, kontratë sigurimi ose kërkesë për dëmshpërblim;
  • mbrojtjen e Shoqërisë, klientëve dhe palëve të tjera nga veprimtari të paligjshme;
  • mbrojtjen, ushtrimin ose mbrojtjen e të drejtave dhe pretendimeve ligjore të ALBSIG.
  1. Menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe palët e tjera

Të dhënat personale mund të përpunohen për:

  • komunikimin me klientët dhe subjektet e tjera të të dhënave;
  • trajtimin e kërkesave, ankesave dhe shqetësimeve;
  • administrimin e marrëdhënieve me partnerët, ndërmjetësit dhe ofruesit e shërbimeve;
  • përmirësimin e cilësisë së produkteve, shërbimeve dhe proceseve të Shoqërisë.
  1. Mbrojtjen e sigurisë dhe funksionimin e sistemeve

ALBSIG mund të përpunojë të dhëna personale për:

  • garantimin e sigurisë së sistemeve dhe infrastrukturës së saj;
  • administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike;
  • parandalimin dhe identifikimin e aksesit të paautorizuar;
  • zbulimin dhe menaxhimin e incidenteve të sigurisë;
  • mbrojtjen e faqes së internetit dhe platformave elektronike të Shoqërisë.
  1. Komunikimet dhe aktivitetet e marketingut

Në rastet kur lejohet nga legjislacioni në fuqi ose kur është marrë pëlqimi i subjektit të të dhënave, ALBSIG mund të përpunojë të dhënat personale për:

  • informimin mbi produkte dhe shërbime të reja;
  • dërgimin e ofertave dhe komunikimeve promocionale;
  • organizimin e aktiviteteve dhe komunikimeve të marketingut.

Subjekti i të dhënave mund të kundërshtojë në çdo kohë përpunimin e të dhënave të tij për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë ose, kur përpunimi bazohet në pëlqim, të tërheqë pëlqimin e dhënë.

MBI ÇFARË BAZE LIGJORE I PËRPUNOJMË TË DHËNAT PERSONALE?

 

ALBSIG sh.a. përpunon të dhënat personale vetëm kur ekziston një bazë ligjore e përshtatshme për përpunimin, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në varësi të natyrës dhe qëllimit të përpunimit, ALBSIG mund t’i përpunojë të dhënat personale mbi një ose më shumë nga bazat ligjore të mëposhtme:

  1. Lidhja dhe ekzekutimi i kontratës

Të dhënat personale mund të përpunohen kur përpunimi është i nevojshëm për lidhjen, ekzekutimin ose administrimin e një kontrate sigurimi në të cilën subjekti i të dhënave është palë, ose për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme para lidhjes së kontratës, me kërkesë të subjektit të të dhënave. Kjo mund të përfshijë, sipas rastit:

  • shqyrtimin e kërkesës për sigurim;
  • përgatitjen e ofertës dhe llogaritjen e primit;
  • lidhjen dhe administrimin e kontratës së sigurimit;
  • lëshimin, rinovimin ose ndryshimin e policës së sigurimit;
  • administrimin e pagesave;
  • komunikimin me klientin në lidhje me kontratën e sigurimit.
  1. Përmbushja e një detyrimi ligjor

ALBSIG mund të përpunojë të dhëna personale kur përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullatore që i zbatohen Shoqërisë. Kjo mund të përfshijë, sipas rastit:

  • përmbushjen e detyrimeve që lidhen me veprimtarinë e sigurimeve;
  • përmbushjen e kërkesave të autoriteteve kompetente;
  • përmbushjen e detyrimeve kontabël dhe fiskale;
  • ruajtjen e dokumentacionit për periudhat e përcaktuara nga legjislacioni;
  • përmbushjen e detyrimeve të tjera ligjore ose rregullatore.
  1. Interesi i ligjshëm

Në raste të caktuara, ALBSIG mund të përpunojë të dhëna personale kur përpunimi është i nevojshëm për realizimin e interesave të ligjshme të saj ose të një pale të tretë, për sa kohë që këto interesa nuk mbizotërohen nga të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave.

Interesat e ligjshme mund të përfshijnë:

  • parandalimin dhe zbulimin e mashtrimeve dhe veprimtarive të paligjshme;
  • garantimin e sigurisë së sistemeve dhe infrastrukturës së Shoqërisë;
  • mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ligjore të ALBSIG;
  • administrimin dhe përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve të Shoqërisë;
  • zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.

Kur ALBSIG mbështetet në interesin e ligjshëm si bazë për përpunimin, ajo vlerëson paraprakisht nëse interesat e saj ose të një pale të tretë nuk cenojnë në mënyrë të padrejtë të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave.

  1. Pëlqimi i subjektit të të dhënave

Në rastet kur kërkohet nga legjislacioni në fuqi ose kur përpunimi mbështetet në pëlqimin e subjektit të të dhënave, ALBSIG mund të përpunojë të dhënat personale mbi këtë bazë.

Pëlqimi është vullnetar dhe mund të tërhiqet në çdo kohë, pa cenuar ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara tërheqjes së tij. Pëlqimi mund të kërkohet, sipas rastit, për:

  • komunikime marketingu;
  • përdorimin e kategorive të caktuara të cookies;
  • përpunime të tjera për të cilat kërkohet pëlqimi sipas legjislacionit në fuqi.

Kategori të veçanta të të dhënave personale

Kur ALBSIG përpunon kategori të veçanta të të dhënave personale, përfshirë të dhëna që lidhen me shëndetin, përpunimi kryhet vetëm kur, përveç ekzistencës së një baze ligjore për përpunimin, plotësohen edhe kushtet e posaçme të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për përpunimin e këtyre kategorive të të dhënave.

 

ME KË MUND TË NDAHEN TË DHËNAT PERSONALE?

ALBSIG sh.a. mund të komunikojë ose t’u japë akses në të dhënat personale vetëm personave, strukturave ose subjekteve që kanë nevojë t’i përpunojnë ato për qëllimet e përcaktuara në këtë Politikë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe, sipas rastit, me marrëdhënien kontraktore përkatëse.

Në varësi të natyrës së marrëdhënies, produktit të sigurimit, kërkesave ligjore ose rastit konkret, të dhënat personale mund të komunikohen me kategoritë e mëposhtme të marrësve:

  1. Punonjësit dhe strukturat e autorizuara të ALBSIG

Të dhënat personale mund të aksesohen nga punonjësit dhe strukturat e autorizuara të ALBSIG vetëm në masën që është e nevojshme për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

ALBSIG siguron që personat që kanë akses në të dhënat personale t’i përpunojnë ato në përputhje me detyrimet e konfidencialitetit, udhëzimet e brendshme dhe kërkesat e legjislacionit në fuqi.

  1. Agjentët, brokera dhe ndërmjetësit e sigurimit

Në kuadër të ofrimit dhe administrimit të produkteve të sigurimit, ALBSIG mund të komunikojë të dhëna personale me agjentë, brokerë ose ndërmjetës të tjerë të autorizuar të sigurimit, kur kjo është e nevojshme për ndërmjetësimin, lidhjen, administrimin ose ekzekutimin e kontratës së sigurimit.

  1. Ofruesit e shërbimeve dhe përpunuesit e të dhënave

ALBSIG mund të angazhojë palë të treta që ofrojnë shërbime në emër dhe për llogari të saj, përfshirë, sipas rastit:

  • ofrues të shërbimeve të teknologjisë së informacionit;
  • ofrues të shërbimeve të hostimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të sistemeve dhe platformave elektronike;
  • ofrues të shërbimeve të komunikimeve elektronike;
  • ofrues të shërbimeve të arkivimit dhe ruajtjes së dokumentacionit;
  • konsulentë, auditorë dhe ofrues të tjerë të shërbimeve profesionale.

Kur këto palë përpunojnë të dhëna personale në emër dhe për llogari të ALBSIG, ato veprojnë, sipas rastit, në cilësinë e përpunuesit dhe i përpunojnë të dhënat vetëm në përputhje me udhëzimet e ALBSIG dhe detyrimet përkatëse ligjore dhe kontraktore.

  1. Ekspertët dhe ofruesit e shërbimeve në kuadër të trajtimit të dëmeve

Në kuadër të regjistrimit, verifikimit, vlerësimit dhe trajtimit të një dëmi, ALBSIG mund të komunikojë të dhëna personale me persona ose subjekte që angazhohen për trajtimin e rastit, përfshirë:

  • ekspertë dhe vlerësues të dëmeve;
  • ekspertë teknikë;
  • servise dhe ofrues të shërbimeve të riparimit;
  • profesionistë ose ofrues të tjerë shërbimesh të nevojshëm për verifikimin, vlerësimin ose trajtimin e dëmit.

Komunikimi i të dhënave kryhet vetëm në masën që është e nevojshme për trajtimin e rastit konkret.

  1. Shoqëritë e risigurimit dhe ndërmjetësit e risigurimit

Në rastet kur është e nevojshme në kuadër të administrimit të riskut dhe marrëdhënieve të risigurimit, ALBSIG mund të komunikojë të dhëna personale me shoqëri risigurimi ose ndërmjetës të risigurimit.

Në këto raste, të dhënat personale komunikohen vetëm në masën e nevojshme për qëllimet përkatëse dhe në përputhje me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

  1. Bankat, institucionet financiare dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave

Kur është e nevojshme për administrimin e pagesave, primeve të sigurimit ose pagesave të dëmshpërblimeve, ALBSIG mund të komunikojë të dhëna personale me banka, institucione financiare ose ofrues të autorizuar të shërbimeve të pagesave.

  1. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, autoritetet publike dhe institucionet kompetente

ALBSIG mund të komunikojë të dhëna personale me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe rregullatore që lidhen me veprimtarinë e sigurimeve dhe mbikëqyrjen e saj.

Në përputhje me kërkesat e legjislacionit dhe akteve rregullatore të zbatueshme, ALBSIG mund të kryejë raportime pranë AMF-së që lidhen me veprimtarinë e saj të sigurimeve, përfshirë, sipas rastit, raportime mbi primet, dëmet, kontratat e sigurimit dhe informacione të tjera të kërkuara për qëllime mbikëqyrëse dhe rregullatore.

Kur raportimi kërkohet të përmbajë të dhëna personale ose regjistra që përmbajnë të dhëna personale, këto të dhëna komunikohen vetëm në masën dhe formën e kërkuar nga legjislacioni ose aktet rregullatore përkatëse.

ALBSIG mund të komunikojë gjithashtu të dhëna personale me autoritete të tjera publike, institucione rregullatore, organe të zbatimit të ligjit ose institucione të tjera kompetente, kur një komunikim i tillë kërkohet ose lejohet nga legjislacioni në fuqi.

  1. Palë të tjera të përfshira në marrëdhënien e sigurimit ose në trajtimin e një dëmi

Në varësi të rastit konkret, ALBSIG mund të komunikojë të dhëna personale me persona ose subjekte të tjera të përfshira në marrëdhënien e sigurimit ose në trajtimin e një dëmi, kur kjo është e nevojshme për:

  • lidhjen ose ekzekutimin e kontratës së sigurimit;
  • verifikimin e një ngjarjeje sigurimi;
  • trajtimin e një kërkese për dëmshpërblim;
  • ushtrimin ose mbrojtjen e të drejtave ligjore;
  • përmbushjen e një detyrimi ligjor.

Kjo mund të përfshijë, sipas rastit, të siguruarin, përfituesin, palën e dëmtuar, përfaqësuesit e tyre ose persona të tjerë që kanë një rol të nevojshëm në administrimin e marrëdhënies së sigurimit ose trajtimin e dëmit.

  1. Riorganizimi ose transferimi i veprimtarisë

Në rast të një riorganizimi, bashkimi, transferimi të veprimtarisë ose transaksioni tjetër që lidhet me strukturën ose veprimtarinë e ALBSIG, të dhënat personale mund të komunikohen me palët e përfshira në një transaksion të tillë, vetëm në masën që kjo është e nevojshme dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në raste të tilla, ALBSIG merr masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen dhe konfidencialitetin e të dhënave personale.

 

TRANSFERIMI NDËRKOMBËTAR I TË DHËNAVE PERSONALE

Në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë së saj, ALBSIG mund të transferojë të dhëna personale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, vetëm kur një transferim i tillë është i nevojshëm dhe kryhet në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale mund të kryhet, sipas rastit, në kuadër të:

  • bashkëpunimit me sigurues, risigurues, ndërmjetës sigurimi ose partnerë të tjerë të përfshirë në marrëdhënien e sigurimit;
  • trajtimit dhe administrimit të dëmeve që përfshijnë palë, ngjarje ose elemente jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
  • përdorimit të ofruesve të shërbimeve teknologjike, sistemeve informatike ose shërbimeve të tjera të nevojshme për veprimtarinë e Shoqërisë;
  • përmbushjes së detyrimeve ligjore, rregullatore ose kontraktore;
  • rasteve të tjera kur transferimi është i nevojshëm për lidhjen ose administrimin e marrëdhënies së sigurimit ose për ushtrimin e ligjshëm të veprimtarisë së ALBSIG.

ALBSIG kryen transferime ndërkombëtare të të dhënave personale vetëm në përputhje me kushtet dhe garancitë e parashikuara nga Ligji nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore përkatëse.

Kur të dhënat personale transferohen drejt një vendi ose organizate ndërkombëtare për të cilën është njohur një nivel i përshtatshëm i mbrojtjes së të dhënave personale, transferimi kryhet në përputhje me vendimet dhe aktet përkatëse të autoriteteve kompetente.

Në rastet kur një nivel i përshtatshëm mbrojtjeje nuk është përcaktuar për vendin ose organizatën marrëse, ALBSIG do të kryejë transferimin vetëm kur ekzistojnë garanci të përshtatshme mbrojtëse ose kur transferimi lejohet mbi një bazë tjetër të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Për informacion të mëtejshëm lidhur me transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale dhe garancitë e aplikuara, subjektet e të dhënave mund të kontaktojnë ALBSIG ose Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

SA KOHË I RUAJMË TË DHËNAT PERSONALE

ALBSIG i ruan të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve për të cilat ato janë mbledhur dhe përpunohen, përveç rasteve kur një periudhë më e gjatë ruajtjeje kërkohet ose lejohet nga legjislacioni në fuqi.

Afati i ruajtjes së të dhënave personale përcaktohet duke marrë në konsideratë, ndër të tjera:

  • natyrën dhe kategorinë e të dhënave personale;
  • qëllimin për të cilin të dhënat përpunohen;
  • kohëzgjatjen e marrëdhënies kontraktore ose të marrëdhënies tjetër me subjektin e të dhënave;
  • detyrimet ligjore, rregullatore, financiare, kontabël dhe fiskale që i zbatohen ALBSIG;
  • afatet e parashkrimit dhe nevojën për mbrojtjen ose ushtrimin e të drejtave dhe pretendimeve ligjore;
  • ekzistencën e një procedure administrative, gjyqësore ose hetimore që kërkon ruajtjen e të dhënave për një periudhë më të gjatë.

Në rastin e të dhënave të përpunuara në kuadër të një kontrate sigurimi, të dhënat mund të ruhen gjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies së sigurimit dhe, pas përfundimit të saj, për periudhën e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullatore, respektimin e afateve të parashkrimit, si dhe për mbrojtjen ose ushtrimin e të drejtave dhe pretendimeve ligjore.

Në rastin e të dhënave të përpunuara në kuadër të trajtimit të dëmeve, afati i ruajtjes përcaktohet duke marrë parasysh kohëzgjatjen e procedurës së trajtimit të dëmit, detyrimet ligjore dhe rregullatore, si dhe nevojën për ruajtjen e dokumentacionit për mbrojtjen ose ushtrimin e të drejtave ligjore.

Kur përpunimi i të dhënave personale bazohet në pëlqimin e subjektit të të dhënave, të dhënat ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen e qëllimit për të cilin është dhënë pëlqimi, përveç rasteve kur ekziston një bazë tjetër ligjore që justifikon ruajtjen e tyre për një periudhë më të gjatë.

Pas përfundimit të afatit të ruajtjes, ALBSIG ndërmerr masat e përshtatshme për fshirjen, asgjësimin ose anonimizimin e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat e brendshme të Shoqërisë.

Afatet konkrete të ruajtjes për kategori të ndryshme të të dhënave personale përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe dokumentacionin e brendshëm të ALBSIG për ruajtjen dhe menaxhimin e të dhënave.

SIGURIA E TË DHËNAVE PERSONALE

ALBSIG merr masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e të dhënave personale dhe për t’i mbrojtur ato nga përpunimi i paautorizuar ose i paligjshëm, humbja, shkatërrimi, dëmtimi, ndryshimi ose zbulimi i paautorizuar.

Masat e sigurisë përcaktohen duke marrë parasysh natyrën, objektin, kontekstin dhe qëllimet e përpunimit, si dhe rreziqet që mund të paraqiten për të drejtat dhe liritë e subjekteve të të dhënave.

Në varësi të natyrës së përpunimit dhe nivelit të rrezikut, ALBSIG mund të zbatojë, ndër të tjera, masa të tilla si:

  • kontrollin dhe kufizimin e aksesit në të dhënat personale vetëm për personat e autorizuar;
  • masa për autentikimin dhe administrimin e aksesit në sistemet informatike;
  • masa për mbrojtjen e sistemeve, rrjeteve dhe pajisjeve ku përpunohen ose ruhen të dhënat;
  • ruajtjen e sigurt të dokumentacionit fizik dhe elektronik;
  • masa për parandalimin e aksesit, përdorimit, ndryshimit ose zbulimit të paautorizuar të të dhënave;
  • kopje rezervë dhe masa për rikuperimin e të dhënave dhe sistemeve, kur është e nevojshme;
  • monitorimin dhe rishikimin periodik të masave të sigurisë;
  • kufizimin e aksesit të palëve të treta në përputhje me rolin dhe nevojën e tyre për të përpunuar të dhënat;
  • detyrimin e punonjësve dhe personave të autorizuar për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave personale;
  • trajnimin dhe ndërgjegjësimin e punonjësve lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave personale.

ALBSIG rishikon dhe, kur është e nevojshme, përditëson masat e saj teknike dhe organizative për të siguruar që niveli i mbrojtjes së të dhënave personale të jetë i përshtatshëm me rreziqet që lidhen me përpunimin e tyre.

Në rast të një cenimi të sigurisë së të dhënave personale, ALBSIG ndërmerr masat e nevojshme për vlerësimin dhe menaxhimin e incidentit, kufizimin e pasojave të tij dhe përmbushjen e detyrimeve të njoftimit ndaj autoriteteve kompetente dhe/ose subjekteve të të dhënave, kur kjo kërkohet nga legjislacioni në fuqi.

 

TË DREJTAT E SUBJEKTEVE TË TË DHËNAVE PERSONALE

Në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, subjektet e të dhënave kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtat e tyre në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga ALBSIG.

Në varësi të rrethanave dhe kushteve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, subjektet e të dhënave kanë të drejtë të:

  • marrin informacion mbi përpunimin e të dhënave të tyre personale;
  • kërkojnë akses në të dhënat personale që përpunohen nga ALBSIG;
  • kërkojnë korrigjimin ose plotësimin e të dhënave personale të pasakta ose të paplota;
  • kërkojnë fshirjen e të dhënave personale, kur plotësohen kushtet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi;
  • kërkojnë kufizimin e përpunimit në rastet e parashikuara nga legjislacioni;
  • kundërshtojnë përpunimin e të dhënave personale, kur kjo e drejtë zbatohet;
  • tërheqin pëlqimin, kur përpunimi bazohet në pëlqim, pa ndikuar në ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara tërheqjes së tij;
  • kërkojnë portabilitetin e të dhënave, kur plotësohen kushtet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi;
  • paraqesin ankesë pranë autoritetit kompetent mbikëqyrës, nëse vlerësojnë se të drejtat e tyre në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale janë cenuar.

Ushtrimi i këtyre të drejtave mund t’i nënshtrohet kushteve, kufizimeve dhe përjashtimeve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

SI MUND TË USHTRONI TË DREJTAT TUAJA

Subjektet e të dhënave mund të paraqesin kërkesat e tyre për ushtrimin e të drejtave të përcaktuara në këtë Politikë dhe në legjislacionin në fuqi, duke kontaktuar ALBSIG sh.a. ose Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kërkesat mund të paraqiten:

Me e-mail: [email protected]

Me postë ose personalisht në adresën:

ALBSIG sh.a.

“Downtown One”, Bulevardi “Bajram Curri”,

ALBSIG HQ, Kati 16 dhe 17

Tiranë, Shqipëri

Për të mbrojtur të dhënat personale dhe për të parandaluar komunikimin e informacionit me persona të paautorizuar, ALBSIG mund të kërkojë informacion ose dokumentacion shtesë për verifikimin e identitetit të personit që paraqet kërkesën, kur kjo është e nevojshme.

ALBSIG do të shqyrtojë dhe trajtojë kërkesat e subjekteve të të dhënave në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Në rast se kërkesa nuk mund të përmbushet plotësisht ose në rast se ekzistojnë kufizime ligjore për ushtrimin e një të drejte, ALBSIG do të informojë subjektin e të dhënave për arsyet përkatëse, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

MARKETINGU DHE KOMUNIKIMET PROMOCIONALE

 

ALBSIG mund t’u dërgojë klientëve ose personave të interesuar informacione lidhur me produktet, shërbimet, ofertat ose fushatat promocionale të Shoqërisë, vetëm në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Për këtë qëllim, ALBSIG mund të përpunojë të dhëna personale mbi bazën ligjore të përshtatshme për përpunimin përkatës, përfshirë pëlqimin e subjektit të të dhënave, kur ky kërkohet nga legjislacioni në fuqi.

Kur përpunimi i të dhënave personale për qëllime marketingu bazohet në pëlqimin e subjektit të të dhënave, pëlqimi merret në mënyrë të qartë, të informuar dhe të veçantë nga qëllimet e tjera të përpunimit.

Subjekti i të dhënave ka të drejtë të kundërshtojë në çdo kohë përpunimin e të dhënave të tij personale për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë ose, kur përpunimi bazohet në pëlqim, të tërheqë pëlqimin e dhënë për marrjen e komunikimeve promocionale.

Kundërshtimi ndaj përpunimit për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë ose tërheqja e pëlqimit mund të kryhet sipas mënyrës së përcaktuar në komunikimin përkatës ose duke kontaktuar ALBSIG.

Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara tërheqjes së tij dhe nuk ndikon në përpunimet e tjera të të dhënave personale që kryhen mbi një bazë tjetër ligjore.

FAQET E INTERNETIT, COOKIES DHE SHËRBIMET ONLINE

ALBSIG përdor faqet e saj të internetit dhe, sipas rastit, platforma ose shërbime online për ofrimin e informacionit, komunikimin me klientët dhe personat e interesuar, si dhe për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve online.

Gjatë përdorimit të faqeve të internetit ose platformave online të ALBSIG, mund të përpunohen të dhëna teknike dhe të dhëna që lidhen me përdorimin e tyre, si:

  • adresa IP;
  • lloji dhe versioni i shfletuesit;
  • sistemi operativ;
  • informacioni mbi pajisjen;
  • data dhe ora e aksesimit;
  • faqet ose seksionet e vizituara;
  • të dhëna të tjera teknike që krijohen gjatë përdorimit të faqeve ose shërbimeve online.

Këto të dhëna mund të përpunohen për qëllime që lidhen me funksionimin, administrimin dhe sigurinë e faqeve dhe sistemeve të ALBSIG, parandalimin e përdorimit ose aksesit të paautorizuar, identifikimin dhe menaxhimin e incidenteve të sigurisë, si dhe, kur është e përshtatshme dhe lejohet nga legjislacioni në fuqi, për qëllime analitike ose statistikore.

Cookies dhe teknologjitë e ngjashme

ALBSIG mund të përdorë cookies dhe teknologji të ngjashme gjatë përdorimit të faqeve të saj të internetit.

Cookies janë skedarë të vegjël që mund të ruhen në pajisjen e përdoruesit gjatë vizitës në një faqe interneti dhe që përdoren, sipas rastit, për funksionimin e faqes, ruajtjen e preferencave të përdoruesit, garantimin e sigurisë ose për qëllime të tjera të lejuara nga legjislacioni në fuqi.

Në rastet kur përdorimi i cookies kërkon pëlqimin e përdoruesit, ALBSIG do të kërkojë pëlqimin përpara përdorimit të tyre, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Përdoruesit mund të menaxhojnë ose ndryshojnë preferencat e tyre për cookies nëpërmjet mekanizmave të vendosur në faqen e internetit të ALBSIG ose, sipas rastit, nëpërmjet cilësimeve të shfletuesit të tyre.

Informacion më i detajuar mbi kategoritë e cookies që përdoren, qëllimet e tyre, kohëzgjatjen dhe mënyrën e menaxhimit të tyre do të parashikohet në Politikën e Cookies të ALBSIG.

Shërbimet dhe platformat online

Në rast se një faqe, platformë ose shërbim online menaxhohet nga një ofrues i jashtëm në emër dhe për llogari të ALBSIG, përpunimi i të dhënave personale kryhet në përputhje me marrëdhënien dhe përgjegjësitë e përcaktuara ndërmjet ALBSIG dhe ofruesit përkatës, si dhe me kërkesat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

LIDHJET DREJT FAQEVE TË PALËVE TË TRETA

Faqet e internetit ose platformat online të ALBSIG mund të përmbajnë lidhje ose referenca drejt faqeve të internetit, platformave ose shërbimeve të palëve të treta.

ALBSIG nuk kontrollon mënyrën se si këto palë të treta përpunojnë të dhënat personale në faqet ose shërbimet e tyre dhe nuk mban përgjegjësi për politikat e privatësisë, praktikat ose përmbajtjen e tyre.

Subjektet e të dhënave inkurajohen të lexojnë politikat ose njoftimet e privatësisë të palëve të treta përpara se të përdorin shërbimet e tyre ose të japin të dhëna personale.

PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE TË TË MITURVE

ALBSIG mund të përpunojë të dhëna personale të të miturve kur kjo është e nevojshme në kuadër të ofrimit dhe administrimit të produkteve dhe shërbimeve të sigurimit, trajtimit të dëmeve, përmbushjes së detyrimeve ligjore ose për qëllime të tjera të ligjshme që lidhen me veprimtarinë e Shoqërisë.

Kur përpunimi i të dhënave personale të të miturit kërkon përfshirjen ose pëlqimin e prindit, kujdestarit ligjor ose përfaqësuesit tjetër të autorizuar sipas ligjit, ALBSIG do të marrë masat e nevojshme për të siguruar përmbushjen e kërkesave të legjislacionit në fuqi.

ALBSIG merr masa të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave personale të të miturve, duke marrë parasysh natyrën e të dhënave që përpunohen dhe rreziqet që mund të lidhen me përpunimin e tyre.

NDRYSHIMET E POLITIKËS SË PRIVATËSISË

ALBSIG mund ta përditësojë këtë Politikë të Privatësisë herë pas here, për shkak të:

  • ndryshimeve në legjislacion ose në kërkesat rregullatore;
  • ndryshimeve në mënyrën e përpunimit të të dhënave personale;
  • ndryshimeve në produktet, shërbimet ose proceset e Shoqërisë;
  • zhvillimeve teknologjike;
  • përmirësimit të masave dhe praktikave për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • ndryshimeve të tjera që mund të ndikojnë në mënyrën e përpunimit të të dhënave personale nga ALBSIG.

Versioni i përditësuar i Politikës së Privatësisë do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të ALBSIG dhe do të përmbajë datën e përditësimit të fundit.

Në rast të ndryshimeve thelbësore që mund të ndikojnë në mënyrën e përpunimit të të dhënave personale ose në të drejtat e subjekteve të të dhënave, ALBSIG do të marrë, kur kërkohet nga legjislacioni në fuqi, masa të përshtatshme për informimin e subjekteve të të dhënave.

KONTAKTET

Për çdo pyetje, kërkesë ose shqetësim lidhur me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni ALBSIG sh.a. ose Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Shoqëria

ALBSIG sh.a.

Adresa

“Downtown One”, Bulevardi “Bajram Curri”, Albsig HQ, Tiranë, Shqipëri, 1010, Kati 16 dhe 17

E-mail i përgjithshëm

[email protected]

Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPO)

[email protected]

E DREJTA PËR TË PARAQITUR ANKESË

Nëse vlerësoni se ALBSIG nuk i ka përpunuar të dhënat tuaja personale në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë autoritetit kompetent mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave personale, pa cenuar të drejtën tuaj për të përdorur mjete të tjera ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Përpara ose gjatë paraqitjes së një ankese, ju mund të kontaktoni gjithashtu ALBSIG ose Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPO), për të marrë informacion, sqarime ose për të paraqitur një shqetësim lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale.

HYRJA NË FUQI

Kjo Politikë e Privatësisë hyn në fuqi në datën e publikimit të saj në faqen zyrtare të ALBSIG, përveç rastit kur në vetë Politikën përcaktohet një datë tjetër e hyrjes në fuqi.

Data e përditësimit të fundit: __ / __ / 2026

Versioni: 1.1
Përditësimi i fundit: 08.09.2026

© ALBSIG sh.a.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NJOFTIM PËR PRIVATËSINË PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE NË KUADËR TË BLERJES ONLINE TË PRODUKTEVE TË SIGURIMIT

  1. QËLLIMI DHE FUSHA E ZBATIMIT

ALBSIG sh.a. (“ALBSIG”, “Shoqëria”, “ne” ose “na”) respekton dhe mbron privatësinë e individëve dhe angazhohet të përpunojë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ky Njoftim për Privatësinë shpjegon mënyrën se si ALBSIG sh.a. mbledh, përdor, ruan dhe përpunon të dhënat personale të individëve që vizitojnë dhe përdorin platformën online për blerjen e produkteve të sigurimit, të aksesueshme në adresën web.albsig.al, si dhe të individëve që aplikojnë për, kërkojnë informacion mbi ose blejnë produkte sigurimi nëpërmjet kësaj platforme.

Ky Njoftim për Privatësinë zbatohet për të dhënat personale të përpunuara gjatë procesit të:

  • zgjedhjes dhe kërkimit të informacionit për produktet e sigurimit;
  • paraqitjes së një kërkese ose aplikimi për sigurim;
  • plotësimit të formularëve elektronikë;
  • llogaritjes së primit, kur është e aplikueshme;
  • lidhjes dhe administrimit të kontratës së sigurimit;
  • kryerjes së pagesës për produktin e sigurimit;
  • gjenerimit dhe dërgimit elektronik të dokumentacionit të sigurimit;
  • komunikimit me klientin në lidhje me kërkesën, aplikimin ose policën e sigurimit.

Ky Njoftim për Privatësinë nuk zëvendëson informacionin specifik që mund t’i jepet subjektit të të dhënave në momentin e mbledhjes së të dhënave për një qëllim të veçantë ose në kuadër të një produkti të caktuar sigurimi.

 

Kontrolluesi i të Dhënave Personale

Kontrolluesi i të dhënave personale të përpunuara në kuadër të Platformës është:

  • ALBSIG sh.a.
  • Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Albsig HQ, Tiranë, Shqipëri, 1010, Kati 16 dhe 17
  • E-mail: [email protected]
  • Faqja zyrtare e internetit: www.albsig.al
  • Platforma për blerjen online të produkteve të sigurimit: web.albsig.al
  • Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: [email protected]

Për çdo pyetje, kërkesë ose shqetësim lidhur me përpunimin e të dhënave personale, mund të kontaktoni ALBSIG ose Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në adresat e kontaktit të përcaktuara më sipër.

 

2. ÇFARË TË DHËNA PERSONALE MBLEDHIM?

Në varësi të produktit të sigurimit të përzgjedhur, fazës së procesit të blerjes online dhe shërbimit të kërkuar, ALBSIG mund të mbledhë dhe përpunojë kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale:

2.1. Të dhëna identifikuese

Këto mund të përfshijnë:

  • emrin dhe mbiemrin;
  • datën e lindjes;
  • numrin personal të identifikimit;
  • gjininë;
  • numrin dhe të dhënat e dokumentit të identifikimit, kur kërkohet;
  • shtetësinë ose të dhëna të tjera identifikuese, kur janë të nevojshme për produktin përkatës të sigurimit.

2.2. Të dhëna kontakti

Këto mund të përfshijnë:

  • numrin e telefonit;
  • adresën e e-mail-it;
  • adresën e banimit ose të korrespondencës, kur kërkohet.

2.3. Të dhëna që lidhen me produktin e sigurimit

Në varësi të produktit të sigurimit të përzgjedhur, ALBSIG mund të përpunojë të dhëna që lidhen me:

  • personin ose personat e siguruar;
  • objektin, pasurinë ose interesin që sigurohet;
  • automjetin ose mjetin e transportit;
  • udhëtimin, destinacionin dhe periudhën e udhëtimit;
  • territorin, zonën dhe kohëzgjatjen e mbulimit të sigurimit;
  • karakteristikat dhe rrethanat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut;
  • të dhëna të tjera të nevojshme për përcaktimin e kushteve dhe primit të sigurimit.

2.4. Të dhëna që lidhen me kërkesën, aplikimin dhe kontratën e sigurimit

Këto mund të përfshijnë:

  • informacionin e dhënë gjatë plotësimit të formularëve elektronikë;
  • produktin e sigurimit të përzgjedhur;
  • informacionin e nevojshëm për përpunimin e kërkesës ose aplikimit;
  • informacionin që lidhet me llogaritjen e primit;
  • të dhënat që lidhen me lidhjen dhe administrimin e kontratës së sigurimit;
  • numrin dhe informacionet që lidhen me policën e sigurimit, pasi ajo të jetë lëshuar.

2.5. Të dhëna që lidhen me pagesën

Në kuadër të procesit të blerjes online, ALBSIG mund të përpunojë të dhëna që lidhen me kryerjen dhe verifikimin e pagesës për produktin e sigurimit, përfshirë informacionin mbi:

  • statusin e pagesës;
  • shumën e paguar;
  • datën dhe orën e transaksionit;
  • referencën ose identifikuesin e transaksionit;
  • informacione të tjera të nevojshme për administrimin dhe verifikimin e pagesës.

2.6. Të dhëna teknike dhe të përdorimit të Platformës

Gjatë përdorimit të Platformës, mund të mblidhen automatikisht disa të dhëna teknike dhe të përdorimit, të tilla si:

  • adresa IP;
  • lloji dhe versioni i shfletuesit;
  • sistemi operativ;
  • data dhe ora e aksesimit;
  • të dhëna mbi ndërveprimet me Platformën;
  • regjistrime teknike dhe log-e të sistemit;
  • të dhëna të tjera të nevojshme për funksionimin, sigurinë dhe administrimin e Platformës.

2.7. Kategori të veçanta të të dhënave personale

Në rast se, për shkak të natyrës së produktit të sigurimit ose shërbimit të kërkuar, është e nevojshme të përpunohen kategori të veçanta të të dhënave personale, ALBSIG do t’i përpunojë këto të dhëna vetëm në rastet dhe sipas kushteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

3. PSE I PËRPUNOJMË TË DHËNAT TUAJA DHE MBI ÇFARË BAZE?

ALBSIG përpunon të dhënat personale vetëm për qëllime të përcaktuara, të qarta dhe të ligjshme, si dhe vetëm kur ekziston një bazë ligjore për përpunimin e tyre.

3.1. Për përpunimin e kërkesës ose aplikimit për sigurim

Të dhënat personale përpunohen për të:

  • marrë dhe shqyrtuar kërkesën ose aplikimin për sigurim;
  • identifikuar personin që kërkon produktin e sigurimit;
  • vlerësuar informacionin e nevojshëm për ofrimin e produktit përkatës;
  • ndërmarrë veprimet e nevojshme që i paraprijnë lidhjes së kontratës së sigurimit.

Baza ligjore: ndërmarrja e hapave që i paraprijnë lidhjes së kontratës, me kërkesën e subjektit të të dhënave.

 

3.2. Për llogaritjen e primit dhe ofrimin e produktit të sigurimit

Të dhënat personale mund të përpunohen për:

  • vlerësimin e rrezikut;
  • përcaktimin e kushteve të sigurimit;
  • llogaritjen e primit;
  • përgatitjen dhe paraqitjen e ofertës;
  • ofrimin e produktit të sigurimit të përzgjedhur.

Baza ligjore: ndërmarrja e hapave që i paraprijnë lidhjes së kontratës, me kërkesën e subjektit të të dhënave dhe, sipas rastit, ekzekutimi i kontratës.

 

3.3. Për lidhjen dhe administrimin e kontratës së sigurimit

Pas përfundimit të procesit të blerjes, ALBSIG përpunon të dhënat personale për:

  • lidhjen dhe ekzekutimin e kontratës së sigurimit;
  • lëshimin e policës së sigurimit;
  • administrimin e marrëdhënies kontraktore;
  • komunikimin me klientin në lidhje me policën dhe mbulimin e sigurimit;
  • përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e sigurimit.

Baza ligjore: ekzekutimi i kontratës së sigurimit, ku subjekti i të dhënave është palë.

 

3.4. Për përpunimin dhe verifikimin e pagesave

Të dhënat personale mund të përpunohen për:

  • realizimin dhe verifikimin e pagesës për produktin e sigurimit;
  • administrimin e transaksionit;
  • verifikimin e statusit të pagesës;
  • identifikimin dhe trajtimin e problematikave që mund të lindin gjatë procesit të pagesës.

Baza ligjore: ekzekutimi i kontratës dhe ndërmarrja e veprimeve të nevojshme për përfundimin e procesit të blerjes.

 

3.5. Për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullatore

ALBSIG mund të përpunojë të dhënat personale për të përmbushur detyrimet që i ngarkohen nga legjislacioni në fuqi, përfshirë detyrimet që lidhen me:

  • veprimtarinë e sigurimeve;
  • detyrimet kontabël dhe fiskale;
  • ruajtjen e dokumentacionit;
  • kërkesat e autoriteteve kompetente;
  • detyrimet e tjera ligjore dhe rregullatore që i zbatohen ALBSIG.

Baza ligjore: përmbushja e një detyrimi ligjor të cilit i nënshtrohet ALBSIG.

 

3.6. Për garantimin e sigurisë dhe funksionimit të Platformës

Të dhënat teknike dhe të përdorimit të Platformës mund të përpunohen për:

  • garantimin e funksionimit dhe sigurisë së Platformës;
  • parandalimin dhe identifikimin e aksesit ose përdorimit të paautorizuar;
  • zbulimin dhe menaxhimin e incidenteve të sigurisë;
  • mbrojtjen e sistemeve dhe infrastrukturës teknologjike;
  • administrimin dhe mirëmbajtjen teknike të Platformës.

Baza ligjore: interesi i ligjshëm i ALBSIG për garantimin e sigurisë, integritetit dhe funksionimit të Platformës dhe sistemeve të saj.

 

3.7. Për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ligjore

Kur është e nevojshme, ALBSIG mund të përpunojë të dhënat personale për:

  • parandalimin dhe zbulimin e mashtrimeve ose veprimeve të paligjshme;
  • zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
  • paraqitjen, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.

Baza ligjore: interesi i ligjshëm i ALBSIG për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj ligjore.

 

3.8. Për komunikime marketingu

Nëse keni dhënë pëlqimin përkatës, ALBSIG mund të përdorë të dhënat tuaja të kontaktit për t’ju dërguar informacione mbi:

  • produkte dhe shërbime sigurimi;
  • oferta dhe promocione;
  • produkte të reja;
  • komunikime të tjera marketingu.

Dhënia e pëlqimit për qëllime marketingu është vullnetare dhe mosdhënia e tij nuk ndikon në mundësinë për të përdorur Platformën ose për të blerë një produkt sigurimi.

Ju mund ta tërhiqni pëlqimin në çdo kohë, pa cenuar ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara tërheqjes së tij.

 

4. NGA I MARRIM TË DHËNAT DHE A JANË ATO TË DETYRUESHME?

Në përgjithësi, ALBSIG i mbledh të dhënat personale drejtpërdrejt nga ju gjatë përdorimit të Platformës, plotësimit të formularëve elektronikë dhe procesit të aplikimit ose blerjes së një produkti sigurimi.

Në varësi të produktit të sigurimit dhe natyrës së shërbimit të kërkuar, ALBSIG mund të marrë ose verifikojë të dhëna edhe nga burime të tjera të ligjshme, kur kjo është e nevojshme dhe lejohet nga legjislacioni në fuqi.

Dhënia e disa të dhënave personale është e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës ose aplikimit për sigurim, llogaritjen e primit, lidhjen dhe ekzekutimin e kontratës së sigurimit ose përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Në rast se nuk jepen të dhënat e kërkuara dhe të nevojshme për këto qëllime, ALBSIG mund të mos jetë në gjendje të:

  • përpunojë kërkesën ose aplikimin tuaj;
  • ofrojë produktin e sigurimit të kërkuar;
  • lidhë ose ekzekutojë kontratën e sigurimit;
  • përmbushë detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia kontraktore ose legjislacioni në fuqi.

Të dhënat që kërkohen për qëllime marketingu ose për qëllime të tjera që bazohen në pëlqimin tuaj janë vullnetare.

5. KUJT MUND T’I KOMUNIKOHEN TË DHËNAT TUAJA?

ALBSIG mund t’u komunikojë të dhënat personale vetëm personave ose subjekteve që kanë nevojë t’i përpunojnë ato për qëllimet e përcaktuara në këtë Njoftim dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në varësi të produktit të sigurimit dhe shërbimit të kërkuar, të dhënat personale mund t’u komunikohen:

 

5.1. Punonjësve dhe strukturave të autorizuara të ALBSIG

Të dhënat mund të aksesohen nga punonjësit dhe strukturat e autorizuara të ALBSIG vetëm në masën që është e nevojshme për kryerjen e detyrave të tyre.

 

5.2. Ofruesve të shërbimeve dhe përpunuesve të të dhënave

ALBSIG mund të angazhojë palë të treta që ofrojnë shërbime në emër dhe për llogari të saj, përfshirë:

  • ofrues të shërbimeve të teknologjisë së informacionit;
  • ofrues të shërbimeve të mirëmbajtjes dhe administrimit të Platformës;
  • ofrues të shërbimeve të hostimit dhe infrastrukturës teknologjike;
  • ofrues të shërbimeve të pagesave;
  • ofrues të shërbimeve të komunikimeve elektronike;
  • konsulentë, auditorë ose ofrues të tjerë të shërbimeve profesionale.

Këto palë veprojnë, kur është e aplikueshme, në cilësinë e përpunuesve të të dhënave personale dhe përpunojnë të dhënat vetëm në përputhje me udhëzimet e ALBSIG dhe detyrimet kontraktore dhe ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

5.3. Autoriteteve dhe institucioneve kompetente

ALBSIG mund t’u komunikojë të dhënat personale autoriteteve publike, rregullatore ose institucioneve të tjera kompetente, kur një komunikim i tillë kërkohet ose lejohet nga legjislacioni në fuqi.

 

5.4. Subjekteve të tjera

Në varësi të produktit të sigurimit dhe shërbimit të kërkuar, të dhënat mund t’u komunikohen subjekteve të tjera vetëm kur kjo është e nevojshme për:

  • lidhjen ose ekzekutimin e kontratës së sigurimit;
  • ofrimin e shërbimit të kërkuar;
  • përmbushjen e një detyrimi ligjor;
  • mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ligjore të ALBSIG ose të palëve të treta.

ALBSIG nuk i shet të dhënat personale të klientëve.

6. SA KOHË I RUAJMË DHE KU MUND TË TRANSFEROHEN TË DHËNAT TUAJA?

 

6.1. Ruajtja e të dhënave personale

ALBSIG i ruan të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve për të cilat ato janë mbledhur dhe përpunuar.

Periudha e ruajtjes përcaktohet duke marrë në konsideratë, ndër të tjera:

  • kohëzgjatjen e marrëdhënies kontraktore;
  • natyrën dhe qëllimin e përpunimit;
  • detyrimet ligjore dhe rregullatore për ruajtjen e dokumentacionit;
  • afatet e parashkrimit të kërkesave ose pretendimeve;
  • nevojën për mbrojtjen ose ushtrimin e të drejtave ligjore të ALBSIG.

Pas përfundimit të periudhës së ruajtjes, të dhënat personale do të fshihen, anonimizohen ose ruhen vetëm në masën dhe për periudhën që kërkohet ose lejohet nga legjislacioni në fuqi.

 

6.2. Transferimi i të dhënave personale

ALBSIG synon që të dhënat personale të përpunohen dhe ruhen në përputhje me kërkesat e legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në rast se, për shkak të përdorimit të ofruesve të shërbimeve, infrastrukturës teknologjike ose rrethanave të tjera të nevojshme për ofrimin e shërbimeve, të dhënat personale transferohen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ALBSIG do të sigurojë që transferimi të kryhet vetëm në përputhje me kushtet dhe garancitë e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Kur është e nevojshme, ju mund të kërkoni informacion shtesë mbi transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale duke kontaktuar ALBSIG ose Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

7. SI I MBROJMË TË DHËNAT TUAJA DHE A PËRDORIM VENDIMMARRJE TË AUTOMATIZUAR?

 

7.1. Siguria e të dhënave personale

ALBSIG zbaton masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga:

  • aksesi i paautorizuar;
  • humbja ose shkatërrimi i paautorizuar;
  • ndryshimi ose zbulimi i paautorizuar;
  • përdorimi ose përpunimi i paligjshëm.

Masat e zbatuara përshtaten në varësi të natyrës së të dhënave dhe rreziqeve që lidhen me përpunimin e tyre.

 

7.2. Vendimmarrja e automatizuar

Platforma mund të përdorë procese të automatizuara për kryerjen e funksioneve teknike, si llogaritja e primit, përpunimi i informacionit të dhënë gjatë aplikimit ose gjenerimi i dokumentacionit të sigurimit.

Në rast se ALBSIG përdor vendimmarrje të automatizuar, përfshirë profilizimin, që prodhon efekte juridike ose ndikon në mënyrë të konsiderueshme te subjekti i të dhënave, ju do të informoheni në mënyrë të përshtatshme për:

  • ekzistencën e një procesi të tillë;
  • logjikën e përgjithshme të përpunimit;
  • rëndësinë dhe pasojat e mundshme të tij për ju;
  • të drejtat dhe garancitë që ju njihen sipas legjislacionit në fuqi.

8. CILAT JANË TË DREJTAT TUAJA DHE SI MUND T’I USHTRONI ATO?

Në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, ju mund të keni të drejtë të:

  • kërkoni informacion mbi përpunimin e të dhënave tuaja personale;
  • kërkoni akses në të dhënat personale që përpunohen për ju;
  • kërkoni korrigjimin ose plotësimin e të dhënave të pasakta ose të paplota;
  • kërkoni fshirjen e të dhënave personale, kur plotësohen kushtet e parashikuara nga legjislacioni;
  • kërkoni kufizimin e përpunimit, kur plotësohen kushtet ligjore;
  • kundërshtoni përpunimin në rastet e parashikuara nga legjislacioni;
  • tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, kur përpunimi bazohet në pëlqim, pa cenuar ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara tërheqjes së tij;
  • përfitoni të drejtat që lidhen me vendimmarrjen e automatizuar dhe profilizimin, kur këto janë të aplikueshme;
  • paraqisni ankesë pranë autoritetit kompetent mbikëqyrës.

 

Si mund t’i ushtroni të drejtat tuaja?

Për ushtrimin e të drejtave ose për çdo pyetje që lidhet me përpunimin e të dhënave personale, mund të kontaktoni:

Ose

ALBSIG do t’i trajtojë kërkesat tuaja në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

 

E drejta për të paraqitur ankesë

Nëse vlerësoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale nuk është kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi, keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë:

 

Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Tiranë
Tel.: +355 42 23 7200
E-mail: [email protected]

Informacioni aktual i kontaktit i Komisionerit publikohet në faqen zyrtare të institucionit.

ALBSIG sh.a. NJOFTIM MBI PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE PËR QËLLIME MARKETINGU

Lidhur me opsionin: “Dëshiroj të marr oferta dhe informacione për sigurimet nga ALBSIG”
━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━
Ky njoftim shpjegon se si ALBSIG sh.a. përpunon të dhënat tuaja personale kur zgjidhni opsionin “Dëshiroj të marr oferta dhe informacione për sigurimet nga ALBSIG”.
Ju lutemi ta lexoni këtë njoftim përpara se të jepni pëlqimin tuaj.
Dhënia e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale për qëllime marketingu është plotësisht vullnetare dhe nuk përbën kusht për lidhjen, blerjen apo administrimin e kontratës suaj të sigurimit.
Nëse vendosni të jepni pëlqimin tuaj, ALBSIG mund t’i përdorë të dhënat tuaja personale për t’ju dërguar oferta, informacione dhe komunikime promocionale në lidhje me produktet dhe shërbimet e saj, në përputhje me këtë njoftim dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Dokument: Njoftim mbi Përpunimin e të Dhënave Personale për Qëllime Marketingu
Versioni / Data e hyrjes në fuqi: 1.0 / __ / __ / 2026

 

1. Kush është përgjegjës për të dhënat tuaja
Kontrolluesi i të dhënave tuaja personale për qëllimet e përshkruara në këtë njoftim është Shoqëria e Sigurimit ALBSIG sh.a.
Për çdo pyetje lidhur me këtë njoftim, përpunimin e të dhënave tuaja personale ose ushtrimin e të drejtave tuaja, mund të kontaktoni Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (NMDH) në adresën:
E-mail: [email protected]

2. Çfarë të dhënash përpunojmë për këtë qëllim
Kur jepni pëlqimin duke përzgjedhur checkbox-in për marrjen e ofertave dhe informacioneve nga ALBSIG, përpunojmë vetëm të dhënat personale që janë të nevojshme për t’ju dërguar komunikime marketingu dhe promocionale:

Kategoria e të dhënave Shembuj Burimi
Të dhëna identifikuese Emër, mbiemër Të dhëna të dhëna prej jush gjatë aplikimit, blerjes ose administrimit të policës së sigurimit.
Të dhëna kontakti Adresa e e-mailit, numri i telefonit Të dhëna të dhëna prej jush gjatë aplikimit, blerjes ose administrimit të policës së sigurimit.
Të dhëna që lidhen me produktet e sigurimit Llojet e produkteve ose policave të sigurimit që keni blerë ose për të cilat keni kërkuar informacion apo ofertë Të dhëna të disponueshme në sistemet e ALBSIG në kuadër të marrëdhënies suaj me Shoqërinë.
Për qëllime marketingu, ALBSIG nuk përdor kategori të veçanta të të dhënave personale, si të dhënat që lidhen me shëndetin, dhe nuk përdor të dhëna financiare të detajuara për qëllime të dërgimit të komunikimeve promocionale.

3. Për çfarë do t’i përdorim të dhënat tuaja
Të dhënat personale të përmendura më sipër do të përdoren për t’ju dërguar komunikime marketingu dhe promocionale lidhur me produktet dhe shërbimet e ALBSIG, përfshirë:
• informacione mbi produkte dhe shërbime të reja të sigurimit të ofruara nga ALBSIG;
• oferta, promocione dhe zbritje që lidhen me produktet dhe shërbimet e ALBSIG;
• informacione dhe oferta që mund të jenë më të përshtatshme për ju, duke marrë parasysh marrëdhënien tuaj ekzistuese me ALBSIG dhe produktet e sigurimit që keni blerë ose për të cilat keni kërkuar informacion
Për shembull, nëse keni një policë sigurimi për përgjegjësinë motorike, ALBSIG mund t’ju informojë edhe për produkte të tjera sigurimi që mund të jenë të lidhura me nevojat tuaja.

Ndarja e të dhënave për qëllime marketingu
ALBSIG nuk i shet dhe nuk i jep me qira të dhënat tuaja personale palëve të treta për qëllimet e tyre të pavarura të marketingut.
Në rast se ALBSIG angazhon një palë të tretë për të ofruar shërbime marketingu ose komunikimi në emër dhe për llogari të saj, kjo palë do t’i përpunojë të dhënat personale vetëm sipas udhëzimeve të ALBSIG dhe në përputhje me detyrimet ligjore dhe kontraktore për mbrojtjen e të dhënave personale.
4. Kanalet e komunikimit
Në varësi të të dhënave të kontaktit që na keni dhënë dhe kanaleve për të cilat keni dhënë pëlqimin tuaj, ALBSIG mund t’ju dërgojë komunikime marketingu nëpërmjet:
• E-mailit;
• SMS-së;
• telefonit.
Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj ose të kundërshtoni marrjen e komunikimeve marketingu në çdo kohë, në përputhje me mënyrat e përcaktuara në këtë njoftim.

5. Baza ligjore e përpunimit
Përpunimi i të dhënave tuaja personale për qëllime marketingu bazohet në pëlqimin tuaj, të dhënë në mënyrë të lirë, të informuar dhe të qartë, në përputhje me nenin 7, shkronja “a”, të Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Pëlqimi juaj për marketing është vullnetar dhe nuk përbën kusht për lidhjen, blerjen ose administrimin e kontratës suaj të sigurimit.
ALBSIG nuk do t’ju dërgojë komunikime marketingu nëse nuk keni dhënë më parë pëlqimin tuaj në mënyrë aktive për këtë qëllim.

6. Pëlqimi juaj është i pavarur nga kontrata e sigurimit
Dhënia ose mosdhënia e pëlqimit tuaj për marrjen e komunikimeve marketingu është plotësisht vullnetare dhe nuk përbën kusht për lidhjen, blerjen ose administrimin e kontratës suaj të sigurimit.
Mosdhënia ose tërheqja e këtij pëlqimi:
• nuk ndikon në mundësinë tuaj për të blerë ose lidhur një policë sigurimi;
• nuk ndikon në çmimin e policës suaj të sigurimit;
• nuk ndikon në cilësinë e shërbimeve që ju ofrohen nga ALBSIG.

Kjo është në përputhje me parimin që pëlqimi për një përpunim që nuk është i nevojshëm për përmbushjen e kontratës nuk duhet të kushtëzojë ofrimin e kontratës ose të shërbimit.

Komunikime që nuk konsiderohen marketing
Komunikimet që janë të nevojshme për administrimin e marrëdhënies suaj të sigurimit nuk konsiderohen komunikime marketingu dhe mund t’ju dërgohen pavarësisht pëlqimit tuaj për marketing.
Këto mund të përfshijnë, sipas rastit, komunikime lidhur me:
• administrimin e policës suaj të sigurimit;
• pagesat dhe detyrimet që lidhen me kontratën;
• ndryshimet ose njoftimet e nevojshme lidhur me kontratën;
• rikujtesa ose komunikime të tjera që janë të nevojshme në kuadër të marrëdhënies suaj me ALBSIG.
Këto komunikime përpunohen mbi bazën ligjore përkatëse, në varësi të natyrës dhe qëllimit të komunikimit, dhe nuk bazohen në pëlqimin tuaj për marketing.

7. Sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja për këtë qëllim
Të dhënat tuaja personale të përdorura për qëllime marketingu ruhen për aq kohë sa pëlqimi juaj mbetet i vlefshëm dhe për sa kohë që ekziston nevoja për përmbushjen e qëllimit për të cilin është dhënë.
Për qëllime të këtij përpunimi, ALBSIG do të rishikojë periodikisht vlefshmërinë e pëlqimit tuaj dhe nevojën për vazhdimin e përpunimit të të dhënave për marketing.
Në çdo rast, të dhënat tuaja nuk do të përdoren për qëllime marketingu për një periudhë më të gjatë se 3 (tre) vjet nga data e dhënies së pëlqimit, përveç rastit kur pëlqimi rinovohet ose ripërtërihet nga ju.
Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Pas tërheqjes së pëlqimit, ALBSIG do të ndalojë përdorimin e të dhënave tuaja për qëllime marketingu.
Pas përfundimit të periudhës së ruajtjes ose tërheqjes së pëlqimit, të dhënat do të fshihen ose anonimizohen, përveç rasteve kur ruajtja e tyre kërkohet ose lejohet mbi një bazë tjetër ligjore.

8. Të drejtat tuaja

E drejta Si e ushtroni
Tërheqja e pëlqimit Mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, pa asnjë kosto, duke na kontaktuar në [email protected] ose duke përdorur opsionin “Çabonohu” (unsubscribe) në fund të çdo email-i promocional.
E drejta për të kundërshtuar përpunimin Mund të kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë, pa pasur nevojë të jepni një arsye.
Për të kundërshtuar marrjen e komunikimeve promocionale nëpërmjet SMS-ve, mund të plotësoni Formularin e Kërkesës për Kundërshtimin e Përpunimit për Qëllime Marketingu, bashkëlidhur kësaj Politike, dhe ta paraqisni pranë ALBSIG sh.a.
Për komunikimet promocionale nëpërmjet postës elektronike, e drejta për kundërshtim mund të ushtrohet edhe nëpërmjet opsionit “Unsubscribe” të përfshirë në fund të çdo komunikimi promocional.
Akses dhe korrigjim Mund të kërkoni informacion dhe akses në të dhënat personale që përpunojmë për ju, si edhe korrigjimin ose plotësimin e të dhënave që janë të pasakta ose të paplota.
Fshirja Mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale të përpunuara për qëllime marketingu, kur plotësohen kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Ankesa Nëse vlerësoni se të drejtat tuaja në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale janë cenuar, keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë autoritetit kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale.
9. Ndryshime në këtë njoftim
Nëse ndryshojmë mënyrën se si i përdorim të dhënat tuaja për qëllime marketingu, do të përditësojmë këtë njoftim dhe do të shënojmë datën e re të hyrjes në fuqi.
Nëse ndryshimi është thelbësor dhe kërkon një pëlqim të ri sipas legjislacionit në fuqi, do t’ju informojmë dhe do t’ju kërkojmë pëlqimin përkatës.
FORMULAR KËRKESE
Për kundërshtimin e përpunimit të të dhënave personale për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë

1. Të dhënat e subjektit të të dhënave
Emër Mbiemër: __________________________
Numër telefoni: __________________________
E-mail: _________________________________
Nr. i policës/kontratës (nëse aplikohet): __________________

2. Kërkesa
Unë, i nënshkruari/a, kërkoj që ALBSIG sh.a. të ndalojë përpunimin e të dhënave të mia personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe të mos më dërgojë më komunikime promocionale nëpërmjet:

☐ SMS
☐ E-mail
☐ Telefonata promocionale
☐ Të gjitha kanalet e mësipërme

3. Deklarimi
Deklaroj se, në përputhje me nenin 19 të Ligjit nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, kundërshtoj përpunimin e të dhënave të mia personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë. E kuptoj se për ushtrimin e kësaj të drejte nuk kërkohet dhënia e një arsyeje.

Data: _______________

Nënshkrimi: __________________

4. Për përdorim nga ALBSIG sh.a.
Data e marrjes së kërkesës: _______________
Nr. i regjistrimit: _______________________
Kanali i marrjes së kërkesës:
☐ E-mail
☐ Fizikisht
☐ Degë
☐ Tjetër: _____________

Data e përditësimit të preferencës së marketingut: _______________

Personi përgjegjës për trajtimin e kërkesës: ______________________

Data e përfundimit të kërkesës: __________________

Statusi:
☐ Përfunduar
☐ Në proces