Albsig shoqeri sigurimesh

Sigurimi i Shëndetit

  • Home
  • Sigurimi i Shëndetit
sigurimi i shendetit

SIGURIMI I SHËNDETIT

Është e domosdoshme të kujdeseni për veten tuaj, familjen, apo edhe për stafin e biznesit tuaj. Me rritjen e kostove të shtrimit në spital dhe trajtimit mjekësor, të kesh një policë sigurimi shëndetësor është thelbësore. Jo vetëm që ju lehtëson barrën financiare, por gjithashtu ju jep akses në qendrat spitalore më cilësore të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin, apo dhe jashtë tij. Me Kartën e Shëndetit Albsig do të përfitoni shërbim mjekësor në kohë rekord në spitalet apo klinikat e dëshiruara, pa proçedura burokratike. Policat e Sigurimit Shëndetësor Albsig, janë krijuar për t’iu përshtatur çdo kategorie dhe nevoje, duke ju ofruar mbulim për trajtime mjekësore dhe kujdes parandalues me anë të:

  • Sigurimit Individual
  • Shpenzimet për medikamentet mjekësore
  • Sigurimit të pjesëtarëve të familjes
  • Sigurimit kolektiv

Çdo policë e Sigurimit Shëndetësor ju mbulon shpenzimet e trajtimeve mjekësore nga sëmundjet dhe aksidentet e papritura, si dhe ofron Check Up vjetor në çdo kategori dhe paketë sigurimi.

PAKETAT E SIGURIMIT SHËNDETËSOR

Sigurimi i Shëndetit Albsig i përshtatet çdo nevoje dhe mundësie financiare me anë të paketave:

Paketat Bazë

  • Albsig Ekonomik (Mbulim deri në 10,000 Euro në vit)
  • Albsig Bazë (Mbulim deri në 20,000 Euro në vit)
  • Albsig Standart (Mbulim deri në 25,000 Euro në vit)

Paketat Premium

  • Albsig Superior (Mbulim deri në 30,000 Euro në vit)
  • Albsig Silver (Mbulim deri në 50,000 Euro në vit)

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?