Albsig shoqeri sigurimesh

Sigurimi nga Gjithë Rreziqet në Montim (EAR)

  • Home
  • Sigurimi nga Gjithë Rreziqet në Montim (EAR)
Sigurimi nga Rreziqet në Montim

SIGURIMI NGA GJITHË RREZIQET NË MONTIM (EAR)

Faza e ngritjes dhe instalimit ju ekspozon ndaj rreziqeve që shpesh mund të çojnë në humbje ose dëmtime të mundshme. Kjo përgjegjësi bie mbi kontratorin ose punëdhënësin. Sigurimi i nga Gjithë Rreziqet në Montim (EAR) ofron mbulime për situata të tilla. Politikat e EAR-it janë krijuar për të mbuluar rrezikun e humbjes që vjen nga ngritja dhe instalimi i makinerive, impianteve dhe strukturave të çelikut, duke përfshirë dëmtimin fizik të punëve, pajisjeve dhe makinerive të kontratuesit, si dhe përgjegjësinë për dëmtimet trupore të palëve të treta ose dëmtimet pronësore që vijnë prej tyre.

ÇFARË PËRFSHIN

Sigurimi nga gjithë Rreziqet në Montim (EAR) përfshin:

  • Dëme dhe Humbje të shkaktuara në sheshin e montimit
  • Dëme dhe Humbje gjatë ngritjes dhe montimit të makinerive/pajisjeve
  • Dëme dhe Humbje në depozitimin e materialeve
  • Dëme dhe Humbje në makineri dhe pajisje të përdorura për montim
  • Dëmet dhe Humbjet pasurore apo trupore aksidentale që mund t’i shkaktohen palëve të treta, etj.

DËMET E MBULUARA

Mbulojmë dëmet dhe humbjet e shkaktuara nga:

  • Zjarri/Rrufeja/Shpërthimi
  • Përmbytja
  • Stuhia
  • Tërmeti
  • Defekte në montim
  • Shkaqe elektrike
  • Shembje të paparashikuara, etj.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?