Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin, që ushtron aktivitet tregtar ne fusha te ndryshme. Kategori të operatorëve ekonomikë, të cilët kanë në pronësi ose administrojnë pajisje apo instalime nën presion, në funksion të një veprimtarie tregtare, duhet t’i nënshtrohen detyrimit për t’u pajisur me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë civile përgjatë gjithë periudhës së shfrytëzimit të pajisjeve/instalimeve nën presion për të garantuar mbulimin e dëmeve që mund të shkaktohen ndaj mjedisit, jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve.
Garantimin e mbulimit të dëmeve që mund të shkaktohen ndaj mjedisit, jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve.
Dëmshpërblimin e humbjeve dhe dëmeve të palëve të treta duke përfshirë shpenzimet dhe kostot ligjore të të siguruarit për mbrojtjen e interesave të tij gjatë procesit të gjykimit, të shkaktuara nga ngjarje të papritura, të paparashikuara [aksidente] të ndodhura në ambientet ku ushtrohet aktiviteti i të Siguruarit që rezulton me pasoja në: