(Polica TPL / Sigurimit të Kartonit Jeshil / Sigurimit Kufitar)
Hapi i parë:
Në rast të humbjes së Policës së Sigurimit TPL, klienti i Albsig duhet të drejtohet tek një prej pikave më të afërta të Shoqërisë i pajisur me mjet identifikimi (kartë identiteti).
Hapi i dytë:
Personi që ka humbur policën e sigurimit do plotësojë një kërkesë me shkrim për humbjen e policës së sigurimit, pasi vërtetohet se polica e kërkuar është aktualisht në fuqi.
Pas plotësimit të kërkesës klienti do të pajiset me një dublikatë të policës së humbur.
Për pajisjen me dublikatën e policës së humbur klienti duhet të paguajë 500 lekë për Sigurimin TPL
Shënim:
Për humbjen e policës së Sigurimit të Kartonit Jeshil ose të Sigurimit Kufitar, do të përdoret e njejta proçedurë si më sipër, por për dublikatën e kërkuar do paguhet 5 euro.