Karriera

about

Bashkohuni me Ne!

Siguroni një të ardhme më të mbrojtur e më të fortë për bizneset, familjet dhe komunitetin!

Në Albsig mirëpresim çdo njeri energjik, entuziast dhe optimist, me ambicien për të ndërtuar një karrierë premtuese. Trajnojmë dhe përcjellim përvojën tonë te çdo pjesëtar i ri i ekipit duke i dhënë sigurinë që më pas përcillet te çdo klient. Zhvillimi profesional ndodh krahas zhvillimit të shoqërisë sonë dhe marrëdhënia bashkëpunuese në ekip jep fryte po aq sa puna e palodhur e çdo pjesëtari të tij. Në Albsig ofrojmë terren të shkëlqyer trajnimi për profesionistë të rinj si dhe për ata që kërkojnë të fitojnë njohuri mbi fushën e sigurimeve. Bashkë me ne, do të ndihmoni njerëz dhe biznese atëherë kur kanë më shumë nevojë dhe gjithashtu, do të jepni kontribut në komunitet për një shoqëri dhe mjedis më të mirë për brezat që do të vijnë. Mundësojmë kushtet e duhura për të krijuar një ekuilibër të shëndetshëm në punë e në jetë, duke u ndjerë të dobishëm dhe të vlerësuar çdo ditë.

Bëhuni pjesë e Ekipit Tonë

      Open chat
      Na Kontaktoni
      Mirë se vini në ALBSIG
      Përshendetje !
      Si mund t'ju ndihmojmë ?

      Blini sigurimin TPL Online:
      💳 BLI TPL Online
      Blini sigurimin Shendeti ne Udhetim Online:
      💳 BLI SHU Online