Albsig shoqeri sigurimesh

Sigurimi i Përgjegjësisë së Aktivitetit

  • Home
  • Sigurimi i Përgjegjësisë së Aktivitetit
Sigurimi i Përgjegjësisë së Aktivitetit

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË SË AKTIVITETIT

Nëse ndërveproni me njerëz të tjerë në aktivitetin tuaj, atëherë sigurimi i përgjegjësisë publike bën të mundur që të mos keni nevojë të përballeni me kosto shtesë nëse dikush ngre një pretendim ligjor kundër jush. Ekziston gjithmonë një rrezik, madje edhe për biznesin më të sigurt – për shembull, një klient mund të aksidentohet në ambjentet tuaja, ose ju mund të dëmtoni aksidentalisht pronën e një klienti. Me Sigurimin e Përgjegjësisë së Aktivitetit, do të mbuloheni për shpenzimet ligjore në rast se një palë e tretë vendos t’ju padisë. Edhe nëse gjykata vendos kundër jush dhe ju duhet të paguani kompensim, sigurimi juaj do të mbulojë shumën.

ÇFARË PËRFSHIN

Polica e Sigurimit të Përgjegjësisë të Aktivitetit përfshin:

  • Dëmshpërblimet
  • Shpenzimet Ligjore
  • Kostot e Riparimeve
  • Faturat Mjekësore

DËMET E MBULUARA

Polica jonë do t’ju dëmshpërblejë atëherë kur do të bëheni përgjegjës i ligjshëm për:

  • Dëmtimet fizike dhe aksidentale
  • Dëmtimet e pronës materiale

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?