Albsig shoqeri sigurimesh

Ekipi Ynë

about

ALBSIG - Gjithmonë Shikojmë Përpara!

Ne besojmë se shërbimi i mirë vjen nga marrëdhëniet e forta që krijohen te ekipi ynë, nga përkushtimi i çdo dite për të dhënë më të mirën dhe nga fryma e përfshirjes dhe solidaritetit me klientët. Që nga dita e parë e punës dhe gjatë gjithë viteve të përvojës, sfidojmë veten për të qenë gjithmonë në lartësinë e duhur, zhvillohemi për t'iu përgjigjur sa më mirë nevojave të çdo klienti, sepse i konsiderojmë si partnerët tanë më të vlefshëm.

Ne synojmë që çdo pjesëtar i stafit tonë jo vetëm të gjejë veten në një mjedis pune produktiv dhe dinamik, por edhe të shtojë vlerat në kulturën e punës sonë, duke dhënë kontribut në rritjen si individë dhe si profesionistë. Nuk e kursejmë kohën tonë për të bërë edhe diçka më shumë; për klientin, por edhe për çështjet sociale. Japim kontributin tonë në shoqërinë shqiptare që ndryshon çdo ditë për më mirë.

Në stafin tonë, burrat dhe gratë zënë vend të barabartë në çdo aspekt të punës. Nuk bëjmë dallime brezash, por energjinë dhe ambicien rinore e ndërthurim me përvojën dhe kualifikimin e më të vjetërve për ta kthyer diversitetin në një aset të domosdoshëm për ecjen përpara. Nxisim idetë e reja dhe mbajmë dyert e hapura për të zgjidhur çdo problem me komunikim njerëzor e mirëkuptim reciprok. Në stafin tonë, çdokush ndihet i sigurt në rolin e tij dhe këtë siguri e përcjellim tek klientët tanë. Ky është qëllimi ynë kryesor dhe rruga që kemi zgjedhur për ta arritur, është ajo e ruajtjes së vlerave që na bashkojnë me ta.

Njihuni me Drejtorët e Departamenteve

Open chat
Na Kontaktoni
Mirë se vini në ALBSIG
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?

Blini sigurimin TPL Online:
💳 BLI TPL Online
Blini sigurimin Shendeti ne Udhetim Online:
💳 BLI SHU Online