Me zhvillimin e tregtisë globale; qoftë në rrugë tokësore, detare apo ajrore – lëndët e para, mallrat dhe produktet e prodhimit tregtohen dhe transportohen si në vend, ashtu dhe nëpër botë, por gjithashtu ekspozohen ndaj shumë rreziqeve gjatë tranzitit. Nëse diçka humbet, dëmtohet ose vidhet, kjo ndikon shumë shpejt në të gjithë zinxhirët e furnizimit dhe prodhimit dhe mund të shkaktojë dëme serioze financiare për kompanitë. Ekziston edhe mungesa e sigurisë ligjore nëse mallrat tuaja zhduken ose dëmtohen në anën tjetër të globit. Albsig ofron mbrojtje për kompanitë prodhuese dhe tregtare me sigurim të transportit nga të gjitha rreziqet dhe nga pasojat financiare të këtyre ngjarjeve me mbulimin e nevojshëm të detyrimeve të transportit.
Niveli i mbulimit “A”, përfshin të gjitha dëmet që pëson malli, të shkaktuara nga ngjarje që përcaktohen si të rastit, të paparashikuara, aksidentale dhe të papritura.
Niveli i mbulimit “B”, përfshin dëmet që i shkaktohen mallit nga: zjarri, eksplozioni, aksidente të mjeteve të transportit, shkatërrim i ngarkesës, etj.
Niveli i mbulimit “C”, përfshin dëmet që i shkaktohen mallit nga: zjarri, eksplozioni, aksidente të mjeteve të transportit (si në nivelin “B”), shpenzimet takuese të mallit përcaktuar prej Avarisë së Përgjithshme dhe Shpenzimet e Shpëtimit.