Albsig shoqeri sigurimesh

Çfarë duhet të sigurojë një biznes

  • Home
  • Çfarë duhet të sigurojë një biznes
Çfarë duhet të sigurojë një biznes

Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që  të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj. Në varësi te demit ju mund te rrezikoni mbylljen e  biznesit tuaj. Megjithëse ju mund të mos keni nevojë të përfitoni shpesh nga polica e sigurimit, vetëm një përdorim i saj mund të garantojë menjëherë mbulimin e kostove, duke ju shpëtuar nga rreziku i falimentimit.

Ja disa nga policat kryesore të sigurimit për biznese, të cilat mbulojnë financiarisht biznesin dhe investimin tuaj:

1- Sigurimi i pronës

Sigurimi i pronës së biznesit, i njohur gjithashtu si sigurimi i pronës komerciale, mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj. Ky lloj sigurimi biznesi ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.

2– Sigurimi i makinerive

Polica e sigurimit të makinerive mbron biznesin tuaj nga kostot e larta të riparimit në rast defektesh të rënda, apo dëmtimi, si dhe ju mbron në rast se jeni të detyruar të ndërprisni aktivitetin tuaj për një periudhë kohe, në pritje të riparimit. Në varësi të llojit të makinerive, rreziqeve specifike ndaj të cilëve janë të ekspozuara si dhe të vlerës së tyre monetare, ekspertët e sigurimit, bëjnë vlerësimin dhe përcaktojnë policën e përshtatshme për biznesin tuaj.

3 Sigurimi i përgjegjësisë së aktivitetit

Çdo biznes duhet të jetë i pajisur me policën e sigurimit të përgjegjësisë. Kjo policë ofron mbrojtje ndaj incidenteve të palëve të treta, si lëndime trupore, apo dëmtime të pronës, të cilat mund të çojnë në ngritje padish dhe të kenë pasoja financiare të rënda. Sigurimi i përgjegjësisë publike, mbulon shpenzimet tuaja në rast kur ju duhet të dëmshpërbleni, të paguani për kujdesin mjekësor, apo për shpenzimet ligjore në rast padish.

4- Sigurimi i përgjegjësisë së produktit

Ky lloj mbulimi mbron biznesin tuaj nga kostot nëse një produkt nuk funksionon siç duhet dhe i shkakton dëm një pale të tretë. Sa më shumë produkte që prodhoni dhe krijoni, aq më të mëdha janë shanset që një nga produktet të ketë një defekt. Disa nga bizneset që sigurojnë  përgjegjësinë e produktit janë Dyqanet, Distributorët, Prodhuesit, Restorantet, etj. Polica e sigurimit të përgjegjësisë së produktit mbulon dëmshpërblimet, shpenzimet ligjore dhe faturat mjekësore.

5- Sigurimi i përgjegjësive të ndërtimit

Nëse keni një biznes ndërtimi, ju kërkohet të keni një policë sigurimi të përgjegjësisë së ndërtuesit. Ky mbulim mbron nga gabimet e ndërtimit ose humbjet e shkaktuara gjatë projektimit të një ndërtese. Sigurimi i Përgjegjësisë së Ndërtuesit është i detyrueshëm për të gjithë ndërtuesit dhe për çdo objekt të përfunduar, qoftë ky pallat, shtëpi private, vilë, hotel, apo çfarëdo objekti tjetër. Sigurimet EAR (Sigurimi nga rreziqet në montim) dhe CAR (Sigurimi nga rreziqet në ndërtim), janë gjithashtu dy mbulime të domosdoshme për çdo sipërmarrje ndërtimi, të cilat ofrojnë mbulim për dëmtime dhe aksidente që ndodhin gjatë montimit, apo ndërtimit, duke parandaluar vonesat apo ndërprerjen e punës për një kohë të gjatë.

6- Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre. Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar. Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë. Minatorët, punonjësit e ndërtimit, punonjësit në industrinë metalurgjike, etj, janë disa nga kategoritë më të rrezikuara për të cilat sigurimi nga aksidentet është i domosdoshëm.

7- Sigurimi i përgjegjësisë profesionale

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale mbron profesionistët nga humbjet dhe dëmet që i shkaktohen palëve të treta, duke shmangur rrezikun e humbjeve të rënda financiare. Ekonomistët, përfaqësuesit e auditit, inspektorët, vlerësuesit, doktorët, dentistët, ndihmësmjeket, farmacistët, avokatët, etj, janë disa nga profesionistët që kanë të nevojshëm sigurimin e përgjegjësisë profesionale në rast të gabimeve, apo dëmeve të tjera që iu shkaktohen palëve të treta. Nëse keni një biznes që ofron shërbime profesionale, duhet të merrni në konsideratë një policë të tillë për të mbrpjtur profesionistët tuaj dhe biznesin nga padi të kushtueshme ligjore.

8- Sigurimi i parave në kasafortë

Shumë biznese qarkullojnë dhe menaxhojnë shuma të konsiderueshme parash në të përditshmen e tyre dhe ju duhet të marrin çdo masë për t’i ruajtur sa më mirë ato. Sigurimi i parave në kasafortë është polica më e vlefshme kur është fjala për të mbrojtur mjetet monetare të biznesit nga vjedhjet dhe grabitjet.

Çdo biznes; i vogël apo i madh, duhet të ketë një plan të mirë të menaxhimit të rrezikut që ofron siguri per te perballuar situata të vështira dhe të kushtueshme. Zbatimi i një plani të duhur sigurimi do të mbrojë biznesin tuaj nga humbjet që mund të dëmtojnë veprimtarinë, apo edhe ta mbyllin përfundimisht atë. Sigurimi  eshte tregues  standarti per biznesin tuaj.

Albsig ofron të gjitha sigurimet e nevojshme për çdo sipërmarrje tuajën dhe vë në dispozicion ekspertizë profesionale për të vlerësuar në mënyrë të efektshme rreziqet, duke ju mundësuar mbulimin më të përshtatshëm për bizinesin tuaj.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?