Albsig shoqeri sigurimesh

Përse ta bleni policën e sigurimit Online?

  • Home
  • Përse ta bleni policën e sigurimit Online?
Përse ta bleni policën e sigurimit Online?

polica e sigurimitGjithmonë e më shumë biznese po praktikojnë blerjet Online për produktet dhe shërbimet e tyre dhe blerja e policës së sigurimit Online është mënyra e re e pajisjes me policë sigurimi që ofron disa përfitime përveç kursimit të kohës. Ja cilat janë përfitimet kryesore nëse vendosni të bleni sigurimin Online.

 

1- Komoditeti

Mund ta bleni nga shtëpia, zyra, apo kudo që të ndodheni nëpërmjet telefonit tuaj, pa qenë nevoja të shpenzoni kohë të tepërt për të kërkuar një zyrë, apo një agjent që t’ju shërbejë. Falë ndërfaqes me përdorim mjaft të lehtë, e gjithë proçedura është lehtësisht e kuptueshme dhe e përdorshme, duke mundësuar blerjen në çast të policës që ju nevojitet.

 

2- Informimi

Interneti ofron informacion të plotë dhe të hollësishëm në lidhje me çdo policë sigurimi për të cilën interesoheni. Me anë të tij, mund të bëni krahasimin e disa policave të sigurimit Online dhe mund të merrni një vendim të mirëinformuar në lidhje me policën që ju përshtatet më shumë.

 

3- Prime më të ulëta

Një nga pikat më të forta të shitjes së sigurimeve në internet kanë qenë përfitimet e kostos që ka sjellë për blerësit. Si klient, kur blini policën e sigurimit Online, ndihmoni siguruesin të kursejë kostot operative dhe komisionet e ndërmjetësve. Dhe për shkak se e gjithë proçedura ndodh Online dhe është pa shkresa, kostot ulen më tej. Kjo bën që edhe primi i policës që do të bleni nëpërmjet internetit, të jetë më i ulët.

 

4- Automatizimi

Edhe nëse s’jeni shumë të informuar në lidhje me mënyrën e pagesës Online, platformat e policave të sigurimit mundësojnë pagesë të shpejtë të primit të sigurimit nëpërmjet mënyrave të sigurta dhe të mbrojtura të kryerjes së transaksioneve. Për më tepër, mund të merrni në çast përllogaritjen e primit tuaj si dhe të merrni çdo informacion mbi proçedurat vijuese, si raportimi i dëmit dhe verifikimi i vlefshmërisë së policës, në çdo kohë.

 

5- Ndihma e shpejtë

Edhe nëse keni vështirësi fillestare në përdorimin e platformës së blerjeve të sigurimit Online, kompanitë e sigurimit ofrojnë asistencën Online me anë të së cilës operatori mund t’ju udhëzojë hap pas hapi deri në mbyllje të proçedurës.

 

Përse Albsig është zgjedhja më e mirë?

 

1- Pagesa të sigurta

Siguria e transaksionit është një nga arsyet kryesore pse Albsig është zgjedhja e duhur, pasi platforma Albsig e blerjes së sigurimit Online garanton siguri të plotë në kryerjen e çdo transaksioni dhe ruan konfidencialitetin e të dhënave tuaja personale. Besueshmëria e lartë që gëzon shoqëria jonë e sigurimeve është një garanci shtesë për shërbimin e përgjegjshëm dhe të përpiktë që ju ofron blerja e sigurimit Online në platformën Albsig.

 

2- Aspak burokraci

Nuk do të keni nevojë për të bërë kopje të tëra dokumentacioni dhe për të shpenzuar kohë dhe para për t’i dorëzuar. Për të kryer blerjen e një police sigurimi Online në Albsig, ju mjafton vetëm karta e identitetit, ose pasaporta, një kartë krediti ose debiti për sigurimin e shëndetit, leja e qarkullimit të mjetit për sigurimin e makinës dhe të dhënat bazë për pronën apo biznesin tuaj. Të gjitha këto janë gjëra që i mbani gjithmonë me vete gjithsesi!

 

3- Ju informojmë për çdo hollësi

Për çdo policë sigurimi Albsig, mund të gjeni kushtet e përgjithshme në faqen zyrtare dhe mund të dini me hollësi se çfarë mbulon polica e sigurimit që keni zgjedhur të bleni Online. Ofrojmë 100% transparencë në çdo ndërveprim Online, ashtu siç bëjmë edhe në takimet nga afër.

polica e sigurimit

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?