Albsig shoqeri sigurimesh

23% e Mjeteve të Pasiguruara Dëmet Prej Tyre në Rritje Fondi i Kompensimit pagoi 1.6 milionë euro për 7 muaj

  • Home
  • 23% e Mjeteve të Pasiguruara Dëmet Prej Tyre në Rritje Fondi i Kompensimit pagoi 1.6 milionë euro për 7 muaj
23% e Mjeteve të Pasiguruara Dëmet Prej Tyre në Rritje Fondi i Kompensimit pagoi 1.6 milionë  euro për 7 muaj

Dëmet e paguara nga Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve këtë vit janë në rritje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për shtatë muajt e parë të vitit ky fond pagoi dëme në vlerën e 187 milionë lekëve ose rreth 1.6 milionë eurove. Dëmet e paguara janë rritur me 24.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ka për detyrë pagesën e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara dhe të paidentifikuara. Më pas, Fondi ka të drejtë të ngrejë padi regresi ndaj shkaktarit të dëmit në gjykatë dhe të marrë mbrapsht shumën e paguar.

Paralelisht me vlerën e dëmeve të paguara po rritet edhe vlera e dëmeve pezull që janë në proces të shlyerjes nga ky fond. Të dhënat e AMF tregojnë se në fund të muajit korrik, vlera e dëmeve pezull të Fondi arriti në 988 miliardë lekë, në rritje me 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dëmet pezull përfshijnë ato në proces vlerësimi, dëmet e miratuara, por të papaguara, apo edhe dëmet që janë objekt i çështjeve gjyqësore.

Rritja e vlerës së dëmeve të paguara dhe atyre pezull nga Fondi i Kompensimit në thelb dëshmojnë një tendencë në rritje të dëmeve nga mjetet e pasiguruara.

Drejtuesit e shoqërive të sigurimit në Shqipëri janë ankuar gjithmonë për praninë e një numri të madh të mjeteve të pasiguruara. Sipas tyre, ky është një ndër argumentet pse aplikimi i një sistem bonus-malus për sigurimin e detyrueshëm në Shqipëri është i vështirë.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në fund të vitit 2021 numri i automjeteve aktive ose të çregjistruara përkohësisht në Shqipëri, që ishin rreth 741 mijë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për të njëjtin vit kompanitë e sigurimeve raportuan 568 mijë polica sigurimi të shitura në klasën e sigurimit motorik për përgjegjësitë e brendshme ndaj palëve të treta.

Nga raporti mes këtyre shifrave rezulton se më pak se 77% e mjeteve të regjistruara janë siguruar sipas kërkesave të ligjit për sigurimet e detyrueshme motorike. 23% e totalit, ose rreth 173 mijë mjete, rezultojnë të pasiguruara. Shifra në vetvete është shumë e lartë dhe përfaqëson një vlerësim maksimal, pasi me shumë mundësi një pjesë e madhe e këtyre mjeteve nuk qarkullojnë rregullisht. Veç atyre që janë të çregjistruara përkohësisht, ajo mund të përfshijë edhe shumë automjete që nuk janë çregjistruar, për shkak të neglizhencës dhe sidomos për të shmangur pagesën e detyrimeve, fenomen që historikisht problematik në Shqipëri.

Për të ulur numrin e mjeteve të pasiguruara, Shoqata e Siguruesve kërkoi të vendosej në Kodin Rrugor një dispozitë që parashikonte gjobitjen e drejtuesve të mjeteve që nuk e rinovonin policën e sigurimit brenda 30 ditëve nga përfundimi i policës së mëparshme. Një propozim i tillë u vendos në variantin fillestar të projektndryshimeve në Kodin Rrugor, që u diskutuan vitin e kaluar. Por, pas diskutimeve në Kuvend, një dispozitë e tillë nuk u miratua.

Shoqëria e Sigurimeve Albsig ju bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të sigurohen! Mos udhëtoni nëse automjeti juaj nuk ka një siguracion pasi pasojat finanaciare mund të jenë tepër të larta.

Tashmë ju mund ta blini sigurimin e automjetit tuaj online këtu.

 

Burimi: Revista Monitor

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?