Albsig shoqeri sigurimesh

Si të blejmë Online Sigurimin e Studentit Jashtë Shtetit

  • Home
  • Si të blejmë Online Sigurimin e Studentit Jashtë Shtetit
Si të blejmë Online Sigurimin e Studentit Jashtë Shtetit

Çfarë mbulon Sigurimi i Studentit Jashtë Shtetit?

Studimi jashtë vendit duhet të jetë një përvojë e jashtëzakonshme, por gjërat mund të shkojnë keq. Sigurimi i Studentit Jashtë Shtetit mbulon shumë raste urgjente, por nuk është menduar të përdoret për trajtime parandaluese ose kujdes mjekësor rutinë. Kjo policë vlen për të mbuluar emergjenca të tilla si: Sëmundjet akute, riatdhesimi dhe dëmshpërblimi në rast të humbjes së jetës. Polica Albsig Sigurimi i Studentit Jashtë Shtetit ju mbulon 100% shpenzimet mjekësore urgjente, shpenzimet për riatdhesim urgjent në rast nevoje, si dhe dëmshpërblimin për humbjen e jetës nga aksidente fatkeqe. Jetesa në një vend të huaj është e kushtueshme, veçanërisht për një student, ndaj dhe Sigurimi i Studentit Jashtë Shtetit ju mbron financiarisht nga çdo e papritur që mund të pengojë studimet tuaja.

 

Si funksionon procedura e blerjes Online?

Polica e sigurimit mund të mos jetë një nga gjërat më zbavitëse të përgatitjes për të studiuar jashtë vendit, por është një nga më të rëndësishmet. Platforma Bli Online e Albsig ju lehtëson procedurën duke ju kursyer kohë dhe para, si dhe duke ju ofruar gjithë informacionin e nevojshëm përpara se të zgjidhni planin që ju përshtatet më shumë.

Për të kryer blerjen OnlineSigurimit të Studentit Jashtë Shtetit  ju mjafton vetëm një kartë identiteti ose pasaportë, si dhe karta e debitit apo kreditit. Duke plotësuar të dhënat mbi shtetin ku keni zgjedhur të ndiqni studimet dhe periudhën e nevojshme për përfundimin e tyre, mund të llogarisni në çast primin që duhet të paguani. Më pas ju mjafton vetëm të bëni pagesën dhe jeni gati për të udhëtuar të qetë në destinacionin tuaj. Albsig ju uron studime të mbara dhe ju mbron në çdo hap për një eksperiencë sa të suksesshme, aq edhe të paharrueshme.

 

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?