Albsig shoqeri sigurimesh

Sigurimi nga Aksidentet i Nxënësve dhe Studentëve

  • Home
  • Sigurimi nga Aksidentet i Nxënësve dhe Studentëve
Sigurimi nga Aksidentet i Nxënësve dhe Studentëve

Shkolla ka filluar për nxënësit e 9 vjeçares dhe atyre të shkollës së mesme, ndërkohë që studentët e shkollave të larta do të nisin më 17 tetor, e përvecc masave të duhura për parandalimin e Covid-19, është e rëndësishme të mbrojmë brezat e rinj nga çdo aksident apo e papritur për t’i mbajtur ata të shëndetshëm pa iu penguar studimet. Sigurimi Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve është mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin e për të kursyer para; jo vetëm për studentët që zgjedhin të shkollohen jashtë shtetit, por edhe për ata në vend.

Ka shumë arsye përse prindërit duhet të konsiderojnë policën Sigurimi Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve në fillim të vitit të ri shkollor dhe Albsig ju ndihmon të zgjidhni më të mirën për fëmijët tuaj.

Shëndeti dhe mirëqenia – përbërës themelorë të suksesit akademik

Qëllimi kryesor i policës Albsig për Sigurimin Nga Aksidentet të Nxënësve Dhe Studentëve, është që të ndihmojë nxënësit dhe studentët të vazhdojnë shkollën në shëndet të plotë dhe pa vështirësi financiare në mënyrë që të diplomohen dhe të përmbushin aspiratat e tyre në jetë dhe karrierë. Nxënësit dhe studentët pësojnë jo rrallë aksidente që pavarësisht kujdesit parandalues, s’mund të shmangen gjithmonë. Helmimi, sforcimi fizik dhe goditja nga dielli janë disa prej rreziqeve kryesore, të cilat mund të të kushtojnë dhe jetën. Sigurimi Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve mbulon të gjitha shpenzimet mjekësore të nevojshme në të gjitha qendrat mjekësore, si dhe dëmshpërblimin në rast paaftësimi, apo humbjeje të jetës.

Të sigurosh fëmijën kushton pak, por vlen shumë më tepër

 

Shpenzimet për të arsimuar fëmijën tuaj janë të mëdha, por gjithçka ju shpërblehet me njohuritë dhe aftësitë që fiton, duke u përgatitur të hyjë në jetë si individ. Sigurimi Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve nuk kushton shumë, por në të njëjtën kohë nuk ka të çmuar qetësia që ndjeni kur e dini se fëmija juaj do të marrë kujdesin më të mirë falë mbrojtjes financiare që ofron kjo policë. Albsig ju vjen në ndihmë duke ofruar policën e Sigurimit Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve me tarifa që nuk jua rëndojnë buxhetin e njëkohësisht me dëmshpërblimin më të shpejtë, duke mos ju braktisur në kohët më të vështira.

Kujdesuni me dashuri, por edhe me cilësi ndaj fëmijës suaj

Përbërësi thelbësor në rritjen e brezit të ri është dashuria dhe kujdesi prindëror që e shoqërojnë duke i dhënë kurajë e siguri në hapat e para të jetës. Por pamundësia ekonomike mund të bëhet pengesë e madhe në raste aksidentesh dhe shqetësimi shtohet edhe më shumë kur nuk mund t’i sigurosh fëmijës kujdesin më të mirë mjekësor për një shërim të shpejtë, apo lehtësim të kushteve të tij të jetesës në rast paaftësimi. Sigurimi Nga Aksidentet i Nxënësve Dhe Studentëve ofruar nga Albsig ju jep mundësinë e zgjedhjes së qendrave spitalore më të mira në vend dhe jashtë tij, duke garantuar shërbimin më cilësor mjekësor për fëmijën tuaj.

Jepini një siguri më shumë të ardhmes së fëmijës suaj në këtë vit të ri shkollor. Albsig ju ndihmon të zgjidhni mbulimin që ju përshtatet më shumë për fëmijën tuaj gjatë studimeve brenda apo jashtë vendit. Tashmë kemi lehtësuar dhe përshpejtuar blerjen e policave të sigurimit edhe me anë të shërbimit

Bli Online për studentët që shkojnë drejt shteteve të tjera, si dhe për paketat e sigurimeve shëndetësore për të gjithë familjen.

 

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?