Albsig shoqeri sigurimesh

Siguracion Kasko apo Full Kasko: Cilin të zgjedhim?

  • Home
  • Siguracion Kasko apo Full Kasko: Cilin të zgjedhim?
Siguracion Kasko apo Full Kasko: Cilin të zgjedhim?

Sigurimi i makinës është i rëndësishëm për t’ju mbrojtur nga dëmtimet apo aksidentet e papritura.

Ekzistojnë dy lloje të sigurimit të makinave në Shqipëri: sigurimi i detyrueshëm dhe sigurimi vullnetar. Siguracioni i detyrueshëm në Shqipëri është siguracion TPL. Ky lloj siguracioni nuk i mbulon të gjitha dëmet e shkaktuara në një aksident por dëmet që i siguruari i shkakton palëve të treta. Dëmshpërblimi i jepet pronarit të mjetit të dëmtuar, jo shkaktarit të aksidentit. Për të patur një mbulim më të gjerë dhe të sigurt se të gjitha palët do të dëmshpërblehen bëhet edhe sigurimi vullnetar. Ky lloj sigurimi quhet KASKO dhe në varësi të mbulimit që përzgjidhni mund të jetë edhe FULL KASKO.

Cili është siguracioni i duhur për ju? Siguracion Kasko apo full Kasko?

 

Si fillim le të ndalemi pak se çfarë rreziqesh mbulon secili prej këtyre siguracioneve:

Siguracion Kasko rreziqet e mbuluara:

  1. Dëmtimet aksidentale
  2. Thyerja e xhamave
  3. Zjarr, rrufeja, eksplozioni
  4. Katastrofa natyrore
  5. Dëmtim në parkim pa autor

 

Siguracion Full Kasko rreziqet e mbuluara:

  1. Dëmtimet aksidentale
  2. Thyerja e xhamave
  3. Zjarr, rrufeja, eksplozioni
  4. Katastrofa natyrore
  5. Dëmtim në parkim pa autor
  6. Vjedhje e plotë
  7. Vjedhja e pjesshme (aksesoret përjashtuar pasqyra, goma & disqe)
  8. Sigurimi jashtë Shqipërisë
  9. Aktet keqdashëse
  10. Shërbim karrotreci
  11. Shërbim GPS

 

Përveçse të njiheni me rreziqet që mbulon secili prej këtyre siguracioneve, që të bëni zgjedhjen e duhur dhe të mos paguani për mbulim që nuk do t´ju nevojitet duhet të keni parasysh se:

Siguracioni Kasko aplikohet vetëm për automjetet brenda 10 vjeçarit të fundit dhe vlera e tregut të makinës duhet të jetë më e madhe ose e barabartë me 5,000 euro.

Në siguracionin Full Kasko mund të mos përfshini sigurimin jashtë shtetit nëse nuk po planifikoni të udhëtoni jashtë shtetit në atë vit.

Përpara se të vendosni, ne ju sugjerojmë të konsultoheni me një prej agjentëve të Albsig. Ju do të diskutoni cfarë është më e përshtatshme për rastin tuaj që të mund të merrni një siguracion të personalizuar për ju.

 

Siguracion Kasko apo Full Kasko ju mbetet ju të vendosni sa doni të mbuloheni dhe sa doni të shpenzoni për sigurimin e mjetit tuaj. Më shumë informacion mund të lexoni edhe në artikull.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?