Në raportin e fundit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Albsig sh.a ka mbyllur 9-mujorin e parë të punës për vitin 2024, me rezultate shumë të kënaqshme, duke zënë vendin e parë në treg në disa grupe produktesh. Albsig ka treguar një rritje të konsiderueshme në disa prej produkteve kryesore, duke dëshmuar qëndrueshmëri dhe përmirësime të vazhdueshme në tregun e sigurimeve. Sipas statistikave të përmbledhura nga AMF për periudhën janar-shtator 2024, Albsig.sh.a ka arritur të përmirësojë raportin e saj në disa aspekte të rëndësishme duke u rënditur e 2-ta në treg me 18.96% të tregut në total.
ALBSIG – Kompania që edukon shqiptarët për sigurimet vullnetare
Bilanci i mbylljes së punës për 9 mujorin e këtij viti thekson se Albsig ka raportin më të lartë për produktet vullnetare me 53.44% të tregut dhe ka një rritje prej 3.64% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në një treg sigurimesh gjithnjë në rritje, Albsig ka marrë një rol kyç në edukimin e shqiptarëve mbi rëndësinë e sigurimeve vullnetare. Si një nga liderët në këtë sektor, ALBSIG jo vetëm që ofron një gamë të gjerë produktesh të sigurimit, por ndikon vazhdimisht në rritjen e ndërgjegjësimit dhe në ndryshimin e perceptimit të publikut rreth sigurimeve si një formë mbrojtjeje dhe investimi për të ardhmen.
Ky sukses dëshmon përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë për të informuar publikun rreth përfitimeve të sigurimeve vullnetare dhe për t‘i bërë pjesë thelbësore të jetës financiare të shqiptarëve. Sigurimet vullnetare, ndryshe nga ato të detyrueshme, ofrojnë mbrojtje shtesë për individët dhe familjet, duke iu siguruar atyre një rrjetë sigurie në rast të papriturash financiare apo shëndetësore. Megjithëse ndërgjegjësimi mbi këtë koncept ka qenë i ulët në të kaluarën, përmes fushatave të edukimit publik, Albsig ka marrë përsipër të informojë mbi përfitimet dhe rëndësinë e tyre, duke nxitur më shumë qytetarë t‘i shikojnë sigurimet vullnetare si një investim i nevojshëm për financat. Duhet theksuar se, në bashkëpunim me institucione, organizata të ndryshme dhe biznese, Albsig ka organizuar një sërë fushatash ndërgjegjësuese për të informuar qytetarët rreth produkteve, paketave dhe opsioneve të ndryshme të sigurimeve vullnetare. Me fokus jo vetëm në promovimin e produkteve të kompanisë, por edhe në edukimin e përgjithshëm mbi rëndësinë e sigurimit si një mjet për të përballuar të papriturat dhe për të siguruar mirëqenien afatgjatë. Një nga arsyet kryesore pse Albsig është kaq e suksesshme në tregun e sigurimeve vullnetare është angazhimi për të qenë transparente, duke fituar kështu besimin e klientëve.
Albsig, njihet si shoqëria që ka bërë të mundur pagesën e dëmeve në kohë rekord dhe me efikasitet, duke siguruar që klientët të ndihen të mbrojtur dhe të kënaqur me shërbimet që marrin, kjo falë përkushtimit dhe korrektësisë. Me zgjerimin e produkteve të sigurimit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve, synohet që më shumë shqiptarë të kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes financiare dhe të sigurimeve vullnetare. Kjo e bën Albsig një lider jo vetëm në sektorin e sigurimeve, por edhe në edukimin financiar për një të ardhme më të sigurt.
Statistikat zyrtare: Albsig performancë solide dhe stabilitet financiar.
Për periudhën janar-shtator 2024, ALBSIG renditet e dyta në tregun e përgjithshëm, me një pjesëmarrje prej 18.96%. Kjo është një performancë solide që reflekton stabilitetin e kompanisë në treg. Duke mbajtur një raport të lartë për produktet vullnetare 53.44 %, ndërkohe që tregu vetë e ka 34.30%. Albsig renditet i pari në produktet Kasko, Përgjegjësi, Përgjegjësi Ndërtuesi dhe Garanci. E rëndësishme në Albsig është pagesa e dëmeve të kryera në kohë rekord, duke forcuar kështu besimin e klientëve. Me përmirësimet dhe rritjen e pjesëmarrjes në treg, ALBSIG mbetet një ndër lojtarët kryesorë në industrinë e sigurimeve në Shqipëri. Me fokus në përmirësimin e shërbimeve dhe zgjerimin e produkteve, kompania ka treguar që është në rrugën e duhur për të konsoliduar më tej pozicionin e saj në treg dhe për të ofruar vlera të shtuara për klientët. Përmes këtyre të dhënave është bërë e mundur përmbledhja e gjithë performancës së ALBSIG bazuar në të dhënat dhe statistikat e siguruara në raportin e fundit nga AMF për periudhën e 9-mujorit të 2024.
Albsig shënon rekord me numrin më të ulët të dëmeve pezull për 9 mujorin e këtij viti.
Në 9-mujorin e parë të këtij viti, Albsig ka një arritje të jashtëzakonshme të produkteve dhe shërbimeve duke shënuar numrin më të ulët të dëmeve pezull me 369 dosje në numër ose thënë ndryshe me 2.81% të totalit të tregut. Ky rezultat është një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipit të Albsig në ofrimin e shërbimeve të sigurta dhe të besueshme për klientët. Në një kohë kur rritja e cilësisë së shërbimit është prioritet për çdo kompani sigurimesh, Albsig ka marrë hapa konkretë për të përmirësuar përvojën e klientëve dhe për të zvogëluar numrin e pezullimeve në trajtimin e dëmeve. Kjo arritje nuk vjen rastësisht, por është rezultat i përmirësimeve teknologjike, trajnimeve të rregullta të stafit dhe një angazhimi të madh për transparencë në çdo proces. Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë rezultat është investimi në teknologji të avancuara që lehtësojnë përpunimin dhe menaxhimin e dëmeve. Përmes platformave të dixhitalizuara, ekipi i Albsig ka mundur të kryejë verifikimet dhe trajtimin e dokumentacionit në kohë rekord, duke eliminuar vonesat dhe duke përshpejtuar procesin e dëmshpërblimit. Duhet theksuar se, një rol të rëndësishëm në këtë sukses për Albsig ka dhe stafi i përkushtuar dhe profesionist, i cili është trajnuar rregullisht për të ofruar zgjidhje të shpejta dhe efikase për klientët. Duke qenë të fokusuar në shërbimin ndaj klientit, punonjësit e Albsig kanë arritur të minimizojnë keqkuptimet dhe të rrisin nivelin e besimit me klientët, duke mbajtur dëmet pezull në nivelet më të ulëta. Albsig e kupton rëndësinë e komunikimit të qartë dhe transparent. Në këtë drejtim, kompania ka ndërmarrë fushata të ndryshme informimi për të rritur ndërgjegjësimin mbi procedurat dhe afatet e trajtimit të dëmeve. Kjo ka çuar në një bashkëpunim më të mirë mes kompanisë dhe klientëve dhe ka ulur në mënyrë të dukshme rastet e pezullimeve. Numri i ulët i dëmeve pezull në Albsig përfaqëson një standard të ri për industrinë e sigurimeve, duke vënë në qendër klientin dhe duke siguruar që nevojat e tij të adresohen në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë. Me këtë sukses, Albsig është i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë shërbime të përmirësuara dhe t’i qëndrojë besnik besimit të klientëve. Në fund të këtij 9-mujori të suksesshëm, Albsig mbetet një lider në tregun e sigurimeve, duke dëshmuar se përkushtimi ndaj klientit është themeli i suksesit afatgjatë.