Siguracioni i makinës mbulon përgjegjësinë e të siguruarit ndaj palëve të treta për dëme të ndodhura vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Mënyrat si mund të blejmë siguracionin e Makinës
Sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme) është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Siguruesi merr përsipër përgjegjësinë civile të të Siguruarit, ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore, në bazë të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Mënyra e parë është që të paraqiteni në një prej pikave të kompanisë së sigurimit.
Blerja e siguracionit në pikat Albsig
Me vete duhet të keni dokumentat e vlefshëm:
- Lejen e qarkullimit të mjetit,
- Kartë Identiteti,
- Dëshmi aftësie (patentë),
- Kartë krediti ose Cash për të bërë pagesën.
Në momentin që bëni blerjen e siguracionit, ju jepen me vete dy kopje origjinale të siguracionit. Kopia e parë mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me dokumentat e tjera të makinës.
Përvec formës së parë, mund të blini TPL edhe online.
Hapat si të blini Siguracion Makine Online:
Më parë sigurohuni të keni pranë vetes dokumentat e nevojshëm si: Lejen e qarkullimit të mjetit, Kartën e identitetit, Dëshmi aftësie (patentë), Kartë krediti (ose debiti që lejon blerjen online).
Hapi i parë jepni të dhënat e mjetit për sigurimin, plotësoni targën, shasinë, datën e fillimit dhe datën e mbarimit të siguracionit. Duhet të pranoni termat dhe kushtet e kontratës së sigurimit të TPL. Pasi të jeni siguruar qe keni lexuar kushtet e përgjithshme të sigurimit TPL dhe të keni të qartë çfarë mbulon dhe cfarë përjashton ky sigurim, klikoni vazhdo dhe do të shikoni primin që duhet të paguani. Më pas vazhdoni me hapin tjetër.
Hapi i dytë, në këtë hap ju do të vendosni në tabelën që do t’ju paraqitet të dhënat tuaja si përdorues i mjetit motorrik për të cilin po blini siguracionin e makinës online. Këto të dhëna janë emër,mbiemër, atësi, ditëlindje, lloji i patentës, numri i kartës së identitetit ose pasaportës etj. Sigurohuni që të dhënat tuaja janë të sakta dhe të vlefshme. Pra asnjë prej dokumentave tuaja nuk ka skaduar. Nëse mjeti do të ketë dhe një përdorues të dytë, do t’ju duhet të shënoni të dhënat e përdoruesit të dytë.
Hapi i tretë, në këtë hap do t’ju shfaqet tabela ku ju do të vendosni të dhënat e kartës tuaj për të proceduar me pagesën. Do t’ju duhet të plotësoni llojin e kartës, numrin e kartës, vlefshmërinë si dhe adresën ku do t’ju vijë siguracioni me postë.
Hapi i katërt dhe i fundit, ju keni plotësuar të gjitha të dhënat tuaja dhe më në fund do të finalizoni blerjen.
Me konfirmimin e blerjes siguracioni do t’ju dorëzohet në adresën e shënuar prej jush brenda 24 orëve.
Me blerjen online të siguracionit TPL ju fitoni kohë dhe shërbimi do të jetë i menjëhershëm.