Albsig shoqeri sigurimesh

Kanceri i gjirit…Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë

  • Home
  • Kanceri i gjirit…Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë
Kanceri i gjirit…Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm dhe ka si qëllim  të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën, duke ulur kështu shkallën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje serioze, pra duke shpëtuar sa më shumë jetë.

Situata e pandemisë ka patur ndikimin e saj dhe në konsultat lidhur me problemet e gjirit, numri i vizitave është ulur dhe kjo ndikon dhe në parandalimin e kancerit të gjirit pasi duke mos u paraqitur në kohë te mjeku sjell pasoja në shkallën e zbulimit të sëmundjes dhe ecurisë së saj.

Çfarë është kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.

Disa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore, personale, familjare, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike.

Sa i përhapur është kanceri i gjirit

Bazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN), e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme.

Cilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja.

Studimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.

Cilat janë shenjat e kancerit në gji

Njerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë.

Disa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:          

  • Një gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjëndër në gji është kancer.
  • Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
  • Ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.
  • Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, gropëzim i thithit të gjirit.
  • Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.
  • Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.
  • Dhimbje në gji.
  • Fryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.
  • Çdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.
  • Ndryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet.

Si zbulohet kanceri i gjirit

Ekzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si:

  • Vetëkontrolli mujor i gjirit
  • Ekzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor
  • Mamografia
  • Eko e gjirit

Si trajtohet kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike, kimioterapia, terapia hormonale, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.

Fatmirësisht, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme, duke ofruar një mundësi të re për pacientët.

Parandalimi është më i mirë se kurimi.

Me Kartën e Shëndetit Albsig do të përfitoni shërbim mjekësor në kohë rekord në spitalet apo klinikat e dëshiruara, pa proçedura burokratike. Policat e Sigurimit Shëndetësor Albsig, janë krijuar për t’iu përshtatur çdo kategorie dhe nevoje, duke ju ofruar mbulim për trajtime mjekësore dhe kujdes parandalues. Çdo policë e Sigurimit Shëndetësor ju mbulon shpenzimet e trajtimeve mjekësore nga sëmundjet dhe aksidentet e papritura, si dhe ofron Check Up vjetor në çdo kategori dhe paketë sigurimi. Me prerjen e policës së sigurimit, i siguruari përfiton falas eko gjiri ose mamografi.

 

Lexo këtu për Sigurimin e Shëndetit.

 

Albsig, Vlerat që na bashkojnë!

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?