Albsig shoqeri sigurimesh

Si të blejmë Online Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim

  • Home
  • Si të blejmë Online Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim
Si të blejmë Online Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim Online
Udhëtimet jashtë shtetit mund të jenë një përvojë emocionuese, por mund të kenë edhe të papritura që jua bëjnë jetën të vështirë. Megjithatë, aksidentet dhe emergjencat mjekësore janë rreziqe nga të cilat mund të mbroheni financiarisht, falë policave të sigurimit të shëndetit në udhëtim. Polica e Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim e Albsig ofron përfitimet kryesore mjekësore apo të riatdhesimit në rast urgjence cilido qoftë destinacioni juaj, duke ju mbuluar shpenzimet në rastet e një urgjence mjekësore, trajtimi spitalor, apo riatdhesimi, madje dhe ato që shpenzoni për ilaçe!

E pavarësisht se planifikimi i një udhëtimi mund të jetë argëtues për disa njerëz, është po aq stresues për disa të tjerë. Qoftë ky një udhëtim disa ditor, qoftë për një periudhë më të gjatë, janë shumë gjëra që duhen bërë gati dhe nganjëherë harron ato më të rëndësishmet! Sigurimi i shëndetit në udhëtim është një prej tyre. Edhe pse është mjaft i nevojshëm, mund të mbetet për në minutën e fundit, ndaj dhe Albsig ju vjen në ndihmë duke ju mundësuar blerjen Online të Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim. Polica juaj e sigurimit bëhet e vlefshme brenda 24 orësh dhe për t’u pajisur me të, ju mjafton vetëm një mjet identifikimi!  Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim Online , jo vetëm që ju nxjerr nga situata, por ka një sërë të mirash që nuk i kishit menduar.

 

1- Kushton më pak

Udhëtimet përbëjnë një shpenzim të konsiderueshëm për këdo dhe interneti sot ju mundëson të krahasoni çmime, dhe të gjeni ofertat më të mira; si për biletat e udhëtimit, hotelet dhe çdo aktivitet tjetër që keni planifikuar. E njëjta gjë vlen edhe kur blen Online Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim. Duke shmangur kostot e proçedurave me anë të agjentëve dhe duke shkurtuar kohën e shërbimit, primi ulet pa ndryshuar asgjë në cilësinë e mbulimit të policës suaj.

 

2- Informohesh më shpejt

Zëre se e bëtë takimin me agjentin në rehatinë e divanit tuaj! Çdo informacion që duhet të merrni përpara se të blini policën dhe gjithçka tjetër që do të doni të dini mbi proçedurat, apo kompaninë që keni zgjedhur, e keni në një vend të vetëm. Faqja zyrtare e Albsig, ju informon për gjithçka dhe me hollësi. Dhe për të qenë të sigurt, operatori ynë Online është gjithmonë i gatshëm për t’ju udhëzuar në çdo hap.

 

3- Proçedurë e thjeshtë

S’keni pse të stresoheni më nga mendimi se do t’ju duhet të kryeni një proçedurë të gjatë aplikimi e dorëzimi dokumentacioni. Blerja Online e Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim, kryhet me anë të një formulari tepër të thjeshtë dhe të kuptueshëm për të gjithë. Mjafton vetëm mjeti i identifikimit dhe karta me të cilën do të kryeni pagesën në internet.

 

4- S’ka rrezik ta humbasësh!

Gjatë një udhëtimi, gjërat që rrezikoni më shumë të humbisni, janë pikërisht ato më të rëndësishmet, sepse ju duhet t’i keni në dorë, apo në një vend lehtësisht të gjetshëm në çdo pikë kontrolli. Nëse blini Online Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim nga Albsig, nuk rrezikoni më ta humbisni policën e sigurimit. Kopja elektronike ju dërgohet në adresën tuaj të e-mailit dhe e keni gjithmonë aty.

 

5- Mbroni mjedisin

Pavarësisht se shumica e njerëzve që zgjedhin të blejnë produkte dhe shërbime në internet ndikohen nga çmimet dhe kursimi i kohës, interneti ofron edhe një të mirë që po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme dhe blerja Online e policave të sigurimit është një ndihmesë në mbrojtjen e planetit, pasi çdo gjë është elektronike, pa shpenzim letre!

 

6- Dëmshpërblim në kohë rekord

Ne urojmë që udhëtimet tuaja të jenë sa më të qeta e të mbara, por edhe në rast se ndodh diçka, nuk do t’ju lëmë të prisni gjatë. Albsig ju dëmshpërblen në kohë rekord dhe nuk ju lë të vuani financiarisht.

Edhe nëse udhëtimi s’bën pjesë në planet tuaja të afërta, mund të vizitoni platformën tonë të blerjes Online dhe të përfitoni të gjitha këto përparësi duke bërë cilindo sigurim që ju nevojitet.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?