Albsig shoqeri sigurimesh

KASKO, Sigurimi që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore

  • Home
  • KASKO, Sigurimi që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore
KASKO, Sigurimi që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore

Fatkeqësitë natyrore mund të ndodhin në çdo kohë, duke shkaktuar dëme të mëdha në sendet tuaj pikërish atëherë kur nuk e prisni. Vetëm javën që lamë pas portalet ishin të mbushura me lajmet si: “Prag tragjedie në Vlorë,shkëmbi bie në mes të rrugës”; “Tiranë, stuhia shkakton dëme të mëdha”; “Rrëzohet pema zë poshtë dy makina në Korçë”. Pra, zemërimi i natyrës mund të jetë po aq shqetësues sa shpërthimi i një bombe masive. Ndërsa neve mund të na jepet kujdes i menjëhershëm mjekësor në rast fatkeqësish natyrore – lind pyetja “Çfarë ndodh me makinat tona?”. Nuk mund të mohohet se makinat janë një nga pasuritë më të çmuara në familjet tona. Prandaj, kur ndodhin fatkeqësi natyrore si tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe të tjera, bëhet e domosdoshme të sigurohemi që makinat tona dhe sendet e tjera të jenë të sigurta.

Ashtu si prona jonë, automjetet tona mund të dëmtohen rëndë, madje edhe mund të shkatërrohen fare, në fatkeqësi natyrore. Prandaj, këshillohet të ndërmerrni hapa paraprakisht për sigurimin e makinës  tuaj, në mënyrë që të mos keni nevojë të paguani për dëmet nga xhepi. Nëse e keni siguruar makinën tuaj me një sigurim gjithëpërfshirësë si KASKO/ FULL KASKO, atëherë bëhet më e lehtë për ju ta riparoni atë dhe të kujdeseni për dëmet e tjera të shkaktuara.

Nëse jeni duke kërkuar për një sigurim të duhur për makinën, ose keni tashmë një plan aktiv, atëherë duhet të flisni me agjentin tuaj. Diskutoni me ta për mbulimin që ata ofrojnë sipas kushteve të politikave të tyre, në mënyrë që të vendosni se çfarë duhet shtuar më shumë.

Albsig, nëpërmjet sigurimit në Albsig KASKO/ FULL KASKO ofronë planin me mbulim më të mire dhe me një çmim ekonomik.

Si mund t’ju ndihmojë sigurimi në Albsig KASKO/ FULL KASKO  i makinave?

Një politikë gjithëpërfshirëse e sigurimit të makinës ofron mbulim kundër dëmeve ose humbjeve të shkaktuara për shkak të pothuajse të gjitha fatkeqësive natyrore, që do të thotë se nuk keni nevojë të blini plane individuale për secilën prej tyre.

Për shembull përmbytja masive mund të dëmtojë aksesorët e makinës si dhe motorin e saj. Nëse automjeti juaj është zhytur në ujë për një kohë të gjatë, atëherë mund të pësojë dëmtim të pjesshëm ose të plotë të motorit. Zëvendësimi ose riparimi mund t’ju kushtojë për një model makine me fund të ulët. Në mënyrë të ngjashme, zëvendësimi i aksesorëve kryesorë të makinës suaj mund t’ju kushtojë shumë. Në këtë situatë, një politikë gjithëpërfshirëse e sigurimit në Albsig KASKO/ FULL KASKO  do t’ju ndihmojë financiarisht në mbulimin e shpenzimeve si për aksesorët ashtu edhe për dëmtimin e motorit.

Mbulimi KASKO/ FULL KASKO  nga katastrofat natyrore.

Albsig do të paguajë të gjitha dëmet që i shkaktohen mjetit motorrik nga:

  1. Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, kur katastrofa natyrore është e njohur dhe e deklaruar si e tllë nga autoritetet përkatëse shtetërorë, duke përjashtuar dëmet nga tërmeti, rrëshqitja e tokës, si dhe kalimi i mjet të siguruar nëpër lumenj, përrenj apo futjen e tijj në pellgje të mëdha uji;
  2. Dëmet e shkaktuara në mjeti motorrik të siguruar nga rënia e objekteve të ndryshme,që ndodhin si pasojë e katastrofave natyrore;
  3. Dëmet në mjetin motorrik të siguruar, shkaktuar nga përmbytja e garazhit si rezultat i çarjes së tubacioneve të ujrave edhe në rast se nuk ka ndodhur katastrofë natyrore;

 

Çfarë mbulon Sigurimi KASKO/ FULL KASKO në Albsig?

  • Dëmtimet aksidentale & në parkim pa autor
  • Zjarr, rrufeja, ekspolzioni
  • Thyerja e xhamave
  • Katastrofa natyrore
  • Vjedhje e plotë
  • Sigurimi jashtë Shqipërisë
  • Shërbim karrotreci

 

Për më shumë mos hezitoni të na kontaktoni.

Për blerje Online të sigurimit KASKO/FULL KASKO lutem klikoni këtu!

Siguria Juaj, Prioriteti Ynë!

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?