Albsig shoqeri sigurimesh

Kompani Sigurimi: A janë procedurat gjithmonë të gjata?

  • Home
  • Kompani Sigurimi: A janë procedurat gjithmonë të gjata?
Kompani Sigurimi: A janë procedurat gjithmonë të gjata?

Sa kohë  duhet për një kompani sigurimi për të paguar një dëm? 

Proçedurat nga paraqitja e kërkesës deri në rimbursimin e dëmit a janë gjithmonë të gjata?

Përgjigja që ne dimë deri tani për këto pyetje është: – Javë, dhe nganjëherë muaj.  Avokatë të mbrojtjes së konsumatorit, thonë se kanë patur edhe raste që kanë zgjatur më shumë se një vit. Disa shtete kanë rregulla strikte, të cilat kërkojnë, që kompanitë e sigurimeve të përpunojnë menjëherë kërkesat dhe të paguajnë dëmet. Në ditët e sotme kompanitë e sigurimeve po përshpejtojnë vullnetarisht kërkesat e tyre, falë teknologjisë së re dhe procedurave të përmirësuara. Sistemi nuk funksionon për çdo pretendim, por disa kohë përpunimi po bëhen dukshëm më të shpejta. Ne po shkojmë drejt një të ardhmeje, ku një kompani sigurimi mund të humbasë shumë shpejt reputacionin e saj për zvarritje, zgjatje procedurash, mospagim dëmi, i cili është paguar nga i siguruari etj.

Konsumatorët janë mësuar të marrin shërbim të shpejtë.

“Ne jetojmë në një botë ku konsumatorët janë mësuar të marrin shërbim të shpejtë,” thonë ekspertë pranë Albsig. “Kompanitë E-commerce i kanë kushtëzuar konsumatorët të presin shërbim të shpejtë me pak përpjekje dhe komunikim minimal”. Gjithësecili kërkon që një kompani sigurimesh t´ju kthejë paratë aq shpejt sa i merr.

Shumë kompani sigurimesh ende mbështeten në procese manuale që kërkojnë plotësim dokumentacioni në letër, verifikime në terren  për të përpunuar një kërkesë. Me inovacionin që po ndodh momentalisht në modalitetet e pagesave, industria e sigurimeve po mbetet dukshëm prapa industrive të tjera kur bëhet fjalë për shpejtësinë e pagesave.

Kompanitë e sigurimeve po përshpejtojnë procedurat për të rimbursuar dëmet. Çfarë do të thotë kjo për pretendimin tuaj të ardhshëm?

Si të siguroheni që kërkesa juaj e ardhshme e sigurimit të paguhet më shpejt? Epo, mund të jeni me fat nëse  kompania juaj e sigurimeve është Albsig, e cila ka investuar dhe  vazhdon të investojë në implementimin e shërbimeve elektronike dhe prioritet kryesor ka ofrimin e shërbimeve që mundësojnë përfitime të qëndrueshme për klientët e saj,shpejtësi në plotësimin e nevojave pa kufizime në kohë, transparencë dhe thjeshtësi. Falë inovacionit,dhe optimizimit të përpunimit të kërkesava po i jep klientëve të saj nje feedback më të shpejtë se kurrë. Por nëse nuk jeni pjesë e Albsig, ka ende një mënyrë për t’i përmirësuar gjërat.

Sigurohuni që të blini llojin e duhur të sigurimit për nevojat tuaja.Një gabim i zakonshëm është të mos marrësh kohë për të kuptuar plotësisht një politikë sigurimi udhëtimi dhe mbulimin që ajo ofron përpara se të bësh blerjen. Për shembull, disa aktivitete të tilla si ngjitja në mal ose zhytja kërkojnë një mbulim sportiv pasi janë aktivitete argëtimi dhe ka të ngjarë të mos mbulohen. Shumë udhëtarë paraqesin kërkesa për mbulim që as nuk i kanë të përfshira, sepse ata supozojnë se sigurimi i udhëtimit do të mbulojë pothuajse çdo gjë. Ekspertët këshillojnë të gjeni kohë për të lexuar policën tuaj të sigurimit. Nëse nuk e keni blerë ende një siguracion udhëtimi, shikoni: Siguracion udhëtimi përse është i rëndësishëm për të marrë një ide të përgjithshme se si funksionon sigurimi i udhëtimit.

Kohët kanë ndryshuar dhe një nga benefitet e dixhitalizimit është përmirësimi i kohës së marjes së një përgjigje. Ekspertët e Albsig jo vetëm që mundësojnë konsulencë financiare të personalizuar për secilin klient qoftë individ apo kompani, por gjithashtu përpunojnë në mënyrë të menjëhershme kërkesat tuaja. Procedurat nuk janë gjithmonë të gjata,ju mund të paguheni për dëmin tuaj edhe brenda 24 orëve. 
kompani sigurimi
 

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?