Albsig shoqeri sigurimesh

Kontributi i Albsig, në mbjelljen e pemëve në Tiranë.

  • Home
  • Kontributi i Albsig, në mbjelljen e pemëve në Tiranë.
Kontributi i Albsig, në mbjelljen e pemëve në Tiranë.

Kontributi i Albsig, në mbjelljen e pemëve në Tiranë.

Zgjedhim të ecim bashkë, me vlerat që na bashkojnë, duke u bërë bashkëudhëtarë të jetës tuaj, në të gjitha drejtimet!

Jemi të lumtur të ndajmë me ju, dhurimin tonë modest në mbjelljen e pemëve në zonën e Liqenit Artificial, nismë kjo, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, duke kontribuar sado pak në cilësinë e shëndetit të secilit prej nesh!

Prej vitesh në treg, kemi vërtetuar se jemi partneri që ecën krah jush, për ta bërë jetën tuaj një vend më të sigurt e të qetë, përmes gamës së shërbimeve që ofrojmë.
E megjithatë, donim të shkonim përtej kësaj.

Jo vetëm jetën, pronën, njerëzit, por kishim si qëllim të bëheshim nismëtarë në sigurimin e një pjese të mushkërisë së qytetit, e si rrjedhojë edhe të shëndetit të çdo qytetari të Tiranës.

Falenderojmë Z. Erion Veliaj për këtë nismë.
Të lumtur, që kontributi i Albsig bën të mundur të bëhemi shembull që qyteti të mund të marrë frymë lirisht, pak më shumë çdo ditë.

 

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?