Albsig shoqeri sigurimesh

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2021

  • Home
  • Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2021
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2021
Gjeografia e Sigurimeve 2021 publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 60.50% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2021, Durrësi me 7.39%, Fieri 4.98%, Shkodra 4.63% dhe Korça 4.47%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 14-vjeçare.

Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2021 ky tregues është rreth 6,887 lekë për frymë, me një rritje rreth 1,023 lekë krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 12,660 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 6,227 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 4,879 lekë për frymë, Vlora me 4,624 lekë për frymë dhe Shkodra me 4,614 lekë për frymë.

Ky publikim nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2021 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 70.02%, e pasuar nga prefektura Durrësi me 8.99%.

 

Burimi: AMF

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Gjeografisë së Sigurimeve 2021 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.

 

 

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?