Albsig shoqeri sigurimesh

Industria e Sigurimeve Rumune paguan kompensime ditore prej rreth 3.5 milionë euro

  • Home
  • Industria e Sigurimeve Rumune paguan kompensime ditore prej rreth 3.5 milionë euro
Industria e Sigurimeve Rumune paguan kompensime ditore prej rreth 3.5 milionë euro

Burimi: Xprimm

Shoqata Kombëtare e Shoqërive të Sigurimeve dhe Risigurimeve në Rumani – UNSAR njoftoi se, sipas të dhënave të ASF – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, industria e sigurimeve vendase paguan kompensime dhe përfitime ditore sigurimesh prej rreth 3.5 milionë euro, informoi www.1asig.ro.

“Së bashku po kalojmë një periudhë të vështirë, me sfida në të gjitha nivelet, qoftë për atë social, ekonomik e sidomos për atë njerëzor.

Pandemia e COVID-19 ka sjellë ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme dhe ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si ne e përcaktojmë përgjegjësinë, si publike ashtu edhe individuale.

Industria e sigurimeve ka nevojë për kontributin e të gjithëve, për të menaxhuar këtë krizë sociale dhe për të qëndruar të informuar për rolin tonë në shoqëri dhe në marrjen e përgjegjësisë për veten dhe ata që na rrethojnë”.

 

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?