Albsig shoqeri sigurimesh

Udhëtoni të qetë në çdo destinacion me sigurimin e shëndetit në udhetim nga Albsig

  • Home
  • Udhëtoni të qetë në çdo destinacion me sigurimin e shëndetit në udhetim nga Albsig
Udhëtoni të qetë në çdo destinacion me sigurimin e shëndetit në udhetim nga Albsig

Viti 2022 ka shtuar optimizmin dhe dëshirën për të udhëtuar jashtë vendit pas një periudhe të gjatë kufizimesh në lidhje me pandeminë. Shtimi i vaksinimeve dhe lehtesimi i kufizimeve në shumë vende të botës, ka bërë përsëri të mundur planifikimin e udhëtimeve të biznesit, dhe ato turistike për individë, apo familje. Sidoqoftë, udhëtimi jashtë vendit nuk është pa rreziqe dhe çdo udhëtar shqiptar duhet të marrë masa për të mbrojtur veten nga humbje financiare të paparashikuara për të papritura shëndetësore gjatë qëndrimit në një vend të huaj. Bashkë me vaksinimin dhe masat mbrojtëse ndaj Covid, sigurimi i shëndetit në udhëtim është një tjetër element thelbësor për të garantuar përvojën më të mirë kudo që të ndodheni.

 

  • Polica Albsig ju shoqëron në të gjithë globin

Mund të jeni dashamirës sportesh ekstreme, i apasionuar pas ecjeve të gjata në natyrë, apo thjesht admirues arkitekture dhe arti. Jeni me shërbim pune dhe nxitoni të bëni gjithçka brenda kohës së kufizuar të qëndrimit, apo jeni një familje që keni planifikuar një larmi aktivitetesh argëtuese. Cilido qoftë qëllimi i udhëtimit tuaj, Albsig bën të mundur që shëndeti dhe kuleta juaj të jenë në duar të sigurta kudo që të shkoni. Me një mbulim deri në 10,000 Euro, Polica e sigurimit të shëndetit në udhëtim Albsig shmang çdo humbje financiare nga sëmundje akute, aksidente apo riatdhesime urgjente, duke ju mundësuar të kërkoni shërbim mjekësor.

 

  • Urgjencat shëndetësore të rimbursueshme

Sigurisht që asnjë nuk ka dëshirë të mendojë më të keqen kur niset për një eksperiencë të bukur. Të gjithë do të preferonim ta shpenzonim kohën e përgatitjeve duke planifikuar sa më shumë zbavitje. Blerja e një police udhëtimi mund të duket e bezdisshme pasi mendon se gjasat që të të ndodhë diçka e keqe në aq pak ditë janë shumë të pakta dhe mendon se mund të mjaftohesh duke e blerë për ta pasur në xhep në pikat e kontrollit gjatë rrugës. Por shpesh herë dhe veçanërisht për shqiptarët, buxheti është mjaft i kufizuar, ndaj në rast të një urgjence të papritur mjekësore, gjendeni në një situatë që mund të jetë financiarisht e papërballueshme. Me Policën e Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim Albsig, nuk do të keni nevojë të vononi kujdesin mjekësor që ju nevojitet.

 

  • Mbrojtje nga aksidentet –Të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm

Çdo udhëtar niset me dëshirën për të krijuar çaste të paharrueshme, për të përjetuar aventura mbresëlënëse dhe secili zgjedh destinacionin e tij duke planifikuar në detaj çdo aktivitet argëtues, takim biznesi, apo vizitë tek miqtë dhe familjarët. Por si mund të planifikoni për aksidente që mund të ndodhin kudo dhe kurdo sado të kujdesshëm të tregoheni dhe në çast, ta gjeni veten të mbetur ngushtë në një vend të huaj? Frika nga të papriturat fatkeqe mund të errësojë edhe përvojën më të paharrueshme. Sigurimi i shëndetit në udhëtim Albsig, ju shpëton nga ankthi i pasigurisë duke ju mundësuar ndihmën mjekësore dhe riatdhesimin në rast emergjence.

 

  • Saktësia e dokumentacionit – Kusht Themelor

Keni zgjedhur destinacionin tuaj, keni planifikuar kohën e udhëtimit, keni rezervuar biletat, hotelin dhe keni piketuar vendet ku do të shkoni, restorantet që doni të provoni, madje edhe dyqanet ku do të bëni pazar. Keni shpenzuar gjithë kohën e nevojshme për t’i siguruar vetes dhe të dashurve tuaj përvojën dhe kushtet më të mira. Tani është koha të mendoni për t’u mbrojtur nga rreziqet dhe problemet e papritura që mund të prishin gjithçka. Zgjedhja e sigurimit në udhëtim dhe mirëinformimi mbi kushtet dhe udhëzimet e nevojshme që përmban polica juaj, është mbrojtja që ju duhet për të shijuar çdo çast pa shqetësim dhe frikë, por jo vetëm kaq. Mirëinformimi dhe saktësia e dokumentacionit janë themelore për vlefshmërinë e policës suaj të sigurimeve, ndaj kushtojini kohën dhe vëmendjen e duhur pa anashkaluar asgjë.

 

  • Masat që duhen marrë për të përfituar nga polica e sigurimit

Jeni duke shijuar udhëtimin tuaj të lumtur që më në fund jeni larguar nga stresi i përditshëm, lodhja dhe mjedisi monoton që shihni çdo ditë, ose keni shkuar për një takim pune të rëndësishëm. Papritur, ndodh ajo që nuk e prisnit dhe ju duhet të menaxhoni në kohë rekord një situatë të vështirë, në një vend të huaj. Jeni pajisur me policën e sigurimit të shëndetit në udhëtim dhe jeni të qetë, por duhet të kujdeseni që të ndiqni hapat e nevojshme për të përfituar siç duhet prej saj. Ja cilat janë disa nga masat kryesore që duhen marrë për të plotësuar kushtet e përfitimit nga polica juaj e udhëtimit.

 

-Merrni me vete të dhënat dhe numrat e kontaktit të policës së sigurimit dhe numrat e emergjencës.

-Nëse ndodh diçka gjatë udhëtimit, ruani faturat për gjithçka që ju duhet të paguani, që të mund të kërkoni dëmshpërblimin.

-Nëse është e mundur, kontaktoni me kompaninë e sigurimit përpara trajtimit mjekësor. Në rast pamundësie, njoftimi duhet të bëhet brenda 34 orëve.

-Sigurohuni që kërkesa për dëmshpërblim të bëhet brenda 10 ditëve nga kthimi në shtëpi.

 

  • Rastet kur kërkesa për dëmshpërblim refuzohet

Është e rëndësishme të mos nënvlerësoni asgjë kur është fjala për të siguruar shëndetin në udhëtim. Ju mund të niseni të qetë drejt destinacionit dhe në rastin e një situate të vështirë, shpenzoni deri në qindarkën e fundit të bindur se do të dëmshpërbleheni me të mbërritur në shtëpi. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Nëse s’merrni masat e duhura, kthimi në atdhe do t’ju përballë me një situatë edhe më të vështirë nga e cila mund t’ju duhet shumë kohë ta merrni veten. Më poshtë janë disa nga arsyet kryesore për të cilat mund t’ju refuzohet mbulimi i shpenzimeve në udhëtim.

 

-Mungesa e informacionit të saktë dhe të vërtetë në dokumentacion

-Sëmundje ekzistuese të padeklaruara

-Mangësi në faturat origjinale të shpenzimeve

 

  • Albsig – Shoku i duhur në udhëtim

Tarifat e policave të udhëtimit nuk janë aspak të kushtueshme, por mund të të kursejnë shuma të mëdha parash. Është vërtet një bezdi e vogël që të mbron nga telashe të mëdha dhe kur zgjedh një policë sigurimi Albsig, përfiton më shumë se një mbulim standard. Albsig ofron tashmw edhe mundësinë e blerjes online të policës suaj, duke ju lehtësuar më shumë mbrojtjen nga të papriturat gjatë udhëtimit. Polica e sigurimit të shëndetit në udhëtim Albsig do të thotë gjithashtu besim se çdo nevojë do të gjejë përgjigjen dhe zgjidhjen e duhur në kohë rekord. Shërbimi korrekt, integriteti dhe profesionalizmi i Albsig, ju bën të ndiheni të sigurt që në çastin e parë.

Open chat
Na Kontaktoni
Mirë se vini në ALBSIG
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?

Blini sigurimin TPL Online:
💳 BLI TPL Online
Blini sigurimin Shendeti ne Udhetim Online:
💳 BLI SHU Online