Albsig shoqeri sigurimesh

Makinat elektrike – revolucioni i radhës

  • Home
  • Makinat elektrike – revolucioni i radhës
Makinat elektrike – revolucioni i radhës

Sipas ekspertëve të industrisë automobilistike, jemi në mes të një revolucioni motorik që s’është parë që prej vitit 1913 dhe që po ndodh më shpejt nga ç’mund të imagjinohet.

Makinat elektrike po pushtojnë botën dhe kompanitë e mëdha kanë bërë zotime bindëse në lidhje me prodhimin e mjeteve motorike elektrike në të ardhmen.

Jaguar planifikon të shesë vetëm makina elektrike duke filluar nga viti 2025, Volvo nga viti 2030, General Motors nga viti 2030. Ford thotë se të gjitha makinat e shitura në Europë do të jenë elektrike nga viti 2030 dhe Volkswagen thotë se 70% të shitjeve do të jenë elektrike deri në 2030-ën. Këta janë vetëm disa nga prodhuesit e mëdhenj të makinave, por shumë të tjerë do të ndjekin shembullin e tyre në tregun e të ardhmes, i cili do të zëvendësojë motorin me djegie të brendshme për t’ia lënë vendin automjeteve që do të ndihmojnë planetin të marrë frymë më lirisht.

Tesla ishte e para kompani e suksesshme që arriti të prodhojë makinën elektrike me bateri të fuqishme për distanca të gjata dhe motor me kosto të përballueshme për konsumatorët, në misionin e saj për të përshpejtuar tranzicionin në energji të qëndrueshme. Shembullin e saj e ndoqën me dhjetra kompani të tjera prodhuese të automjeteve elektrike si Waymo, Uber, Lucid Motors, etj., duke e çuar në mbi 10,000,000 numrin e makinave elektrike që ecin sot nëpër rrugët e botës.

Po Shqipëria?

Pavarësisht se, Shqipëria është treg i vogël në krahasim me ata botërorë, nevoja për makinë me më pak shpenzime dhe që mbron mjedisin mund të jetë më e madhe se në vende të tjera ku standardi ekonomik dhe përgjegjësia ndaj mbrojtjes së mjedisit janë në nivele më të larta.

Tek ne, revolucioni ka nisur me transportin publik, falë projektit të Bashkisë së Tiranës, “Tirana Green City” në vitin 2017, kur hynë në qarkullim taksitë elektrike dhe mjetet elektrike të transportit publik; si pjesë e një nisme objektivi i të cilës është pakësimi i ndotjes së ajrit, energjia e rinovueshme dhe riciklimi duke promovuar përdorim më të efektshëm të burimeve.

Historia na ka mësuar se inovacioni nis ngadalë e më pas kap ritme marramendëse me gjithmonë e më shumë njerëz që përqafojnë teknologjinë dhe përfitimet shtesë që ajo sjell. Kështu ndodhi me internetin, me celularët, madje dhe me antibiotikët. E njëjta gjë pritet të ndodhë dhe me makinën e elektrike. E cila po fiton gjithmonë e më shumë terren dhe na bën më optimistë për një të ardhme më të gjelbër.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?