Albsig shoqeri sigurimesh

Inagurohet AUTO STAR ALBANIA SH.A, Përfaqësia ekskluzive e MERCEDES BENZ në Shqipëri

  • Home
  • Inagurohet AUTO STAR ALBANIA SH.A, Përfaqësia ekskluzive e MERCEDES BENZ në Shqipëri
Inagurohet AUTO STAR ALBANIA SH.A, Përfaqësia ekskluzive e MERCEDES BENZ në Shqipëri

Shqipëria ka tani sallonin më të madh në Ballkan të ekspozimit dhe shitjes së automjeteve të gjigandit Mercedes-Benz. Në një ceremoni madhështore, Kastrati Group inauguroi Auto Star Albania Sh.A, distributor ekskluziv i markës prestigjioze Mercedes-Benz në Shqipëri. Në një natë festive figura të artit, biznesit dhe politikës, shijuan luksin dhe fjalën e fundit të teknologjisë që Daimler AG dhe Mercedes-Benz sjellin në Shqipëri. “U deshën mbi 13 milionë Euro që ky projekt madhështor të kthehej në realitet. Jemi krenarë që përfaqësojmë denjësisht Mercedes-Benz dhe moton e tij “The best or nothing” – tha Zv. Presidenti i Kastrati Group, Z. Leonard Kastrati. Gjatë festës së Auto Star Albania u shfaq një dokumentar mbi historinë 25 vjeçare të suksesit të presidentit të Kastrati Group, Z.Shefqet Kastrati.

 

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?