Albsig shoqeri sigurimesh

Përtej Kufijve të Zyrës me Ëngjëll Bakiu!

  • Home
  • Përtej Kufijve të Zyrës me Ëngjëll Bakiu!
Përtej Kufijve të Zyrës me Ëngjëll Bakiu!
Manaxher i Shitjeve në Albsig ose ndryshe guida e çdo natyrëdashësi.

Duam të punojmë, por edhe të bëjmë sport! Të udhëtojmë afër dhe larg, t’i ngjitemi majave, por të zbulojmë dhe shpellat nga ku buron uji i maleve… Të thithim ajër të pastër, por të provojmë dhe hajet e pijet e freskëta! Të bëjmë not, por edhe vrapime! Të shëtisim me biçikleta, të rrezitemi, por edhe të lexojmë! Të gjitha dëshirat e mësipërme përmbushen për çdo fundjavë nga Ëngjëll Bakiu, Manaxher i Shitjeve në Shoqërine e Sigurimeve Albsig.

“Bëhen 6 vite pranë Albsig dhe janë nga vitet më të bukura të karrierës sime në Departamentin e Shitjes”, kështu nis të tregojë për përvojën e tij përtej Albsig-ut, Ëngjell Bakiu, Manaxher Shitjesh në Departamentin e Sigurimit Kasko në Shoqërinë e Sigurimeve Albsig.

Në dukje është fjalëpakë e punë shumë. Është shumë strikt dhe korrekt në pozicionin e punës që ja ka besuar Albsig. Të njejtën sjellje e pasqyron dhe jashtë kufijve të zyrës së punës. Është ndër të vetmit punonjës që ka eksploruar natyrën me pellëmbë në çdo cep të Shqipërisë dhe jo vetëm. Hiking është patjetër një përvojë mahnitëse, e cila shndërrohet në një sfidë të vërtetë për menaxherin e Albsig-ut.

Prandaj hiking për këtë të fundit nuk mund të konsiderohet si sport, por si një domosdoshmëri për të ruajtur balancat e jetës, pasi balancat e jetës ruhen kur jemi në lëvizje. Dëshira për të eksploruar dhe rendja pas aventurës në natyrë i ka ardhur si domosdoshmëri gjatë 15 viteve në procesin e shitjes, edhe pse në fillimet e saj ishte e pa strukturuar si pasion. Tani mesa shikohet pasioni për natyrën dalëngadalë po i kthehet dhe në një profesion të dytë. Ndërsa tani nuk mund të thotë të njejtën gjë në këto momente pasi i është bërë pjesë e jetës dhe eksplorimi në male dhe në natyrë është një përmbushje që nuk ia ofron asgjë tjetër.

“Shkëputja nga civilizimi dhe rikthimi sërish, është kombinimi perfekt dhe nuk është luks, por nevojë”, e thekson Bakiu. Ai shton se duke eksploruar çdo natyrë vlerëson dhe atraksionet që të ofron vendi yt. Numëron me dhjetra takime me barinjtë në stane në lartësi mbi 2000 m.

Kujton me nostalgji bisedat me ta dhe prek më nga afër dhe jetesën e tyre. Kujton aventurat e ndryshme të ndodhura në malet e pa eksloruara dhe tregon me nostalgji se si kanë humbur shtegun gjatë natës dhe në mëngjes kanë gjetur një luginë të mrekullueshme. Çdo gjë duket se ja ka vlejtur për mundimin e ngjitjes, frikën dhe ankthin që ka përjetuar.

“Pas një fundjave me oksigjenim dhe energji të shpenzuara nga mundimi dhe jo nga pasiviteti, e ndien që je rikthyer në procesin normal të jetës ku të merr uria dhe etja është gjithmon në momentin e duhur. Kështu jam gati per t’u rikthyer në punën e zyrës. Kolegë dhe drejtues profesionistë që të mbajnë të motivuar gjatë gjithë javës dhe të zbukurojnë idetë dhe je i lirë të mendosh për aventurën e radhës. Të nisesh për aventurë është e pëlqyeshme, rikthimi është i detyrueshëm” përfundon së treguari Bakiu.

 

 

 

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?