Njoftimet e Fundit Archives - Albsig https://www.albsig.al/category/njoftimet-e-fundit/ Shoqëri Sigurimi Tue, 28 Nov 2023 21:47:32 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.4 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png Njoftimet e Fundit Archives - Albsig https://www.albsig.al/category/njoftimet-e-fundit/ 32 32 Speciale Fluturimet Tiranë – New York Drejt Realizimit, Radhën Më Pas E Ka Kanadaja https://www.albsig.al/speciale-fluturimet-tirane-new-york-drejt-realizimit-radhen-me-pas-e-ka-kanadaja/ Mon, 20 Nov 2023 16:31:07 +0000 https://www.albsig.al/?p=19711 Aeroporti i Rinasit ka kryer 55 milionë Euro investime dhe mund të presë 10.5 milionë pasagjerë në vit. Mbi 5.3 milionë pasagjerë fluturuan nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit gjatë muajve janar-shtator të këtij viti. Kjo shifër, sipas të dhënave të INSTAT është 37% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më […]

The post Speciale Fluturimet Tiranë – New York Drejt Realizimit, Radhën Më Pas E Ka Kanadaja appeared first on Albsig.

]]>
Aeroporti i Rinasit ka kryer 55 milionë Euro investime dhe mund të presë 10.5 milionë pasagjerë në vit.

Mbi 5.3 milionë pasagjerë fluturuan nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit gjatë muajve janar-shtator të këtij viti. Kjo shifër, sipas të dhënave të INSTAT është 37% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe e ka tejkaluar tashmë qarkullimin e gjithë vitit 2022. Një pjesë e madhe e pasagjerëve ishin të huaj, teksa vendi po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar turistik. Çmimet e ulëta dhe destinacionet e shumta janë ato që ndikuan më shumë në shtimin e turizmit këtë vit”, thotë në një intervistë të posaçme për Monitor “Kastrati Group”, grupi më i madhi në vend, sipas të ardhurave.

Fluksi i madh i turistëve nuk e gjeti aeroportin të papërgatitur. Z.Kastrati pohon se Aeroporti i Rinasit ka kryer mbi 55 milione euro investime dhe mund të presë 10.5 milionë pasagjerë në vit. Një plan ambicioz, që ka qenë një ëndërr shumë vjeçare e kompanisë është lidhja direkte me Amerikën e Veriut. “Në muajin dhjetor nisim projektin për zgjatimin dhe riveshjen e pistës, e cila pritet të mbarojë në verë të vitit 2025, kur aeroporti do të jetë gati të mirëpresë avionët e mëdhenj transoqeanik. Linja e parë që planifikohet të vendoset do të jetë Tiranë – New York dhe së shpejti pas saj, do të vijohet me pasurimin e linjave të tjera drejt SHBA dhe pse jo, edhe drejt Kanadasë”.

Si ka qenë ecuria e TIA gjatë vitit 2022 dhe pjesën e deritanishme të 2023. Nëse mund të jepni disa shifra përmbledhëse (të ardhurat totale, rezultatin financiar, investimet, punonjësit etj).

Ashtu sikurse është bërë e ditur, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit, për shkak të investimeve të shumta, shtimit të dukshëm të linjave ajrore dhe për rrjedhojë erdhi rritja e numrit të pasagjerëve. Viti 2022 ishte një vit i i suksesshëm, që tejkaloi edhe parashikimet tona, duke kapur një shifër prej 5.2 milion pasagjerësh, 55 përqind më shumë se viti 2019 që konsiderohet një nga vitet më të mira dhe etalon në industrinë e aviacionit. Rritja e numrit të pasagjerëve ka vijuar edhe gjatë vitit 2023 dhe presim të përmbyllim përsëri një vit tjetër të suksesshëm.

Me investimet e fundit të kryera në këtë aeroport nga Kastrati Group, kryesisht për zgjerimin e terminalit, jane rritur ndjeshëm kapacitetet për të pritur deri në 10.5 milionë pasagjerë në vit. Niveli i investimeve deri në fund të vitit 2023 pritet të shkojë mbi 55 milionë euro, duke përmbushur kështu më shumë se gjysmën e paketës së plotë të investimeve të nënshkruar në marrëveshjen koncensionare.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shtuar ndjeshëm të gjitha shërbimet duke ofruar komoditet dhe cilësi më të mirë për pasagjerët. Për rrjedhojë është rritur edhe numri i të punësuarve. Nga 627 të punësuar në fillim të vitit 2022, në fund të tij, ky numër u rrit në 849. Rritja vazhdoi edhe përgjatë 2023, duke parashikuar që deri në fund të këtij viti TIA të ketë 1000 punonjës. Nëse shtojmë edhe stafin e mirëmbajtjes që janë nën-kontraktorë të TIA, numri i të punësuarve shkon në 1300.

Një faktor i rëndësishëm i rritjes ishte edhe shtimi i linjave ajrore. Gjatë këtij viti filluan operimin kompani të njohura ndërkombëtare si, Iberia me linjë direkte për Madrid, Transavia për në Amsterdam, Air Baltic për në Riga por edhe gjigandi Air France drejt Parisit. Një sukses i jashtëzakonshëm ishte edhe fillimi i operimit të kompanisë low cost, Ryanair, me 17 destinacine dhe mbi 200 frekuenca javore.

Rritja e ndjeshme e bashkëpunimit me kompani të këtij niveli është një votë e fortë besimi për punën tonë si investitorë, për efikasitetin e operimeve dhe për potencialin e Aeroportit.

Keshtuqë, zgjerimi i ndjeshëm operacional dhe shërbimet e reja që ofroi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ndikuan edhe në shtimin e jashtëzakonshëm të numrit të turistëve që vizituan Shqipërinë. Sezoni i verës ishte befasues, solli dyfishim të numrit të turistëve si edhe të të ardhurave nga turizmi në ekonominë shqiptare, krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria është kthyer së fundmi në një destinacion turistik që ka rritur edhe volumin e aktivitetit të aeroportit. Sa të përgatitur ishit për këtë rritje të fluksit dhe bazuar në prenotimet e biletave si e prisni periudhën në vijim?

Rritja e volumit të pasagjerëve nuk ishte e papritur. Ne e nisëm punën me disa qëllime të qarta. Aviacioni është një industri që kërkon parashikim dhe përgatitje të paktën 1 vit përpara. Ne kemi marrë kohën e duhur duke parë statistikat e performancës dhe duke studiuar tendencat për t’i paraprirë këtij volumi, për të përballuar me dinjitet fluksin gjithnjë në rritje të pasagjerëve, dhe mendoj që ia kemi dalë shumë mirë. Ne kuptuam që investimi në infrastrukturë dhe teknologji ishin të domosdoshme, ndaj nuk ngurruam të instalonim 20 e-gates, të cilat shkurtuan radhët në kalimin e kufirit. Gjithashtu, instaluam skanerat e teknologjisë së fundit nga Rapiscan, duke lehtësuar ndjeshëm radhët në kontrollet e sigurisë. Kjo erdhi edhe me rrijten e stafit si edhe trajnimet e tyre në kohë rekord. Të gjitha këto hapa na ndihmuan që të ishim gati të përballonim sfidën e muajve të pikut.

Vlen të thkesohet se Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik edhe si rrjedhojë e rritjes së volumit të aktivitetit të Aeroportit. Kjo rritje erdhi pas marrëveshjeve me kompanitë e linjave low-cost dhe prezenca e Tiranës si destinacion në listat e këtyre linjave, është marketingu më i vlefshëm dhe konkret që mund t’i bëhet një vendi.

Çmimet e biletave ajrore kanë shënuar rritje në 2023 në raport me periudhat e mëparshme, kur zbritën deri në 20 euro për një drejtim. Pse ndodhi kjo dhe si pritet të vijojë tendenca në të ardhmen?

Krizat globale që sollën rritjen e çmimeve të karburantit u reflektua në rritjen e çmimeve të pothuajse gjithçkaje, në të gjithë botën. Këtu nuk bëri përjashtim as industria e aviacionit për të cilën karburanti është një kosto e madhe. Megjithatë, Shqipëria, për fat të mirë, ka ruajtur çmime mjaft më të ulëta se niveli global i rritjes së çmimeve. Në krahasim me aeroportet e rajonit, çmimi mesatar i biletave për Tiranën është 30% më ulët, pavarësisht se kërkesa dhe numri i pasagjerëve në aeroportin e Tiranës është dyfish mbi numrin e aeroporteve të Ballkanit perëndimor, pa përfshirë Beogradin.

Konkurenca e shtuar në TIA, besoj se do të ndikojë në ruajtjen e çmimeve në nivele më të ulëta dhe të përballueshme për qytetarët e Shqipërisë si edhe për të huajt. Mendoj fort se çmimet e ulëta dhe destinacionet e shumta janë ato që ndikuan më shumë në shtimin e turizmit këtë vit.

Sa problem është bërë për ju gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe si po e zgjidhni (nëse keni) problematikën e mungesës së personelit?

Aeroporti i Tiranës është një entitet që ka patur vazhdimisht stafe të kualifikuara. Gjithashtu, politikat e grupit dhe të vetë TIA-s për punësimin janë shumë të mira ndaj, TIA është kompani shumë tërheqëse për punësim. Procesi i rekrutimit është modern dhe gjithëpërfshirës, me paketa financiare që janë rishikuar 3 herë nga Grupi Kastrati, që nga koha që e kemi marr në dorëzim, duke ndikuar pozitivisht. Gjithashtu, ne ofrojmë trajnime të velfshme për stafin dhe kjo bën që të kemi qendrushmëri.

Cilat janë disa nga planet e aeroportit për të ardhmen?

Grupi Kastrati ka shumë plane ambicioze për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe jam i lumtur t’ia bëj me dije edhe publikut, nëpërmjet kësaj interviste.

Do ta filloja me një lajm që ngjall shumë interes dhe ngjan si një ëndërr që ne po punojmë për ta bërë realitet, lidhja direkte me Amerikën e Veriut. Në muajin dhjetor nisim projektin për zgjatimin dhe riveshjen e pistës, e cila pritet të mbarojë në verë të vitit 2025, kur aeroporti do të jetë gati të mirëpresë avionët e mëdhenj transoqeanik.

Linja e parë që planifikohet të vendoset do të jetë Tiranë – New York dhe së shpejti pas saj, do të vijohet me pasurimin e linjave të tjera drejt SHBA dhe pse jo, edhe drejt Kanadasë. Lidhja e drejëpërdrejtë me Amerikën do të ndikojë shumë në rritjen e turizmit edhe nga vizitorë përtej Atlantikut, por më e rëndësishmja, do të lehtësojë shumë vizitat e diasporës shqiptare në vendin e tyre. Entuziami që kemi marrë prej shqiptarëve në Amerikë për këtë plan, na e ka kthyer në një mision realizimin e kësaj ëndrre disa-vjeçare.

Me Aviacionin Civil po punojmë paralelisht për të marrë aprovimin nga FAA, që Tirana të bëhet mënëfund pjesë e aroporteve One Stop Security, që do të thotë që kur udhëtarët fluturojnë nga Tirana drejt një vendi tjetër, nuk do kenë nevojë të kryejnë përsëri kontrolle në aeroportet e tjera tranzit.

Gjithashtu, me përfundimin e terminalit të ri, ka hapësira për të shtuar edhe mjedise të tjera relaksi, me qëllim që të përmirësojmë përvojën e udhëtarëve, në TIA. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka si synim që të ofrojë përvojë ekselente për udhëtarët e huaj dhe vendas, përmes përmirësimeve të vazhdueshme në teknologji dhe infrastrukturë.

Drejt ndërtimit është aeroporti ndërkombëtar i Vlorës. Si pritet që të ndikojë fillimi i funksionimit të tij në aktivitetin e TIA?

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të jetë një zhvillim i mëtejshëm në industrinë e aviacionit dhe atë të turizmit. Ai është një kontribut i çmuar që i shtohet përpjekjeve tona për të çuar Shqipërinë në nivele ndërkombëtare. Nisja e fluturimeve nga dhe drejt Vlorës do të shtojë fluksin e vizitorëve në Shqipëri, dhe për rrjedhojë ndikon pozitivisht edhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Fokusi kryesor i këtyre aeroporteve do të jetë rritja dhe përmirësimi i tregut në përgjithësi, duke shtuar kapacitetet në vend.

Kliko këtu për të parë artikullin e plotë 

The post Speciale Fluturimet Tiranë – New York Drejt Realizimit, Radhën Më Pas E Ka Kanadaja appeared first on Albsig.

]]>
ALBSIG dëmshpërblen në kohë rekord, vlerën 2.4 milion euro, për dëmin kolosal të shkaktuar nga djegia e fabrikës së bojrave https://www.albsig.al/albsig-demshperblen-kohe-rekord-sigurimi-nga-zjarri/ Fri, 03 Nov 2023 17:13:37 +0000 https://www.albsig.al/?p=19650 Një zjarr i përmasave të mëdha, më 23 Shtator 2023, shkaktoi një dëm kolosal në kompaninë e bojrave Deutch Color, e cila për fat ishte e siguruar nga shoqëria Albsig, pjesë e Kastrati Group, për sigurimin nga zjarri edhe jo vetëm. Menjëherë u aktivizuan mekanizmat e vlerësimit dhe përcaktimit të dëmit financiar, i cili këtë […]

The post ALBSIG dëmshpërblen në kohë rekord, vlerën 2.4 milion euro, për dëmin kolosal të shkaktuar nga djegia e fabrikës së bojrave appeared first on Albsig.

]]>
Një zjarr i përmasave të mëdha, më 23 Shtator 2023, shkaktoi një dëm kolosal në kompaninë e bojrave Deutch Color, e cila për fat ishte e siguruar nga shoqëria Albsig, pjesë e Kastrati Group, për sigurimin nga zjarri edhe jo vetëm. Menjëherë u aktivizuan mekanizmat e vlerësimit dhe përcaktimit të dëmit financiar, i cili këtë herë theu rekord për kohën e likujdimit, cilësinë e dëmshpërblimit dhe shumën e lartë prej 2.4 milionë euro.

deutche color zjarrideutche color demi nga zjarrideutch color demi nga zjarrideutche color sigurimi nga albsig

z. Daniel Sfarku Albsig sigurohuPërfaqësuesi i kompanisë Deutche Color, z. Daniel Sfarku shprehet që Albsig, pjesë e Kastrati Group, tejkaloi pritshmëritë me dëmshpërblimin në kohë rekord, duke bërë që kompania Deutche Color të mund të fillojë menjëherë me ringritjen e plotë të kapaciteteve në prodhim.

 

Dritan Kastrati albsig sigurime

Z. Dritan Kastrati, Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Albsig:

“Albsig në politikën e saj kundrejt klientit të siguruar, ka një mision, atë të dëmshpërblimit në kohë sa më të shkurtër të mundshme. Në rastin konkret, kemi vënë në lëvizje të gjitha departamentet e vlerësimit të dëmit, për të mbaruar procedurat në kohë rekord dhe sot që flasim përveç këstit të parë të lëvruar brenda 7 ditëve të para, i siguruari ka marrë në bankë vlerën prej 2.4 milion euro.”

Plarent Hamzaj - albsig sigurimeZv/Drejtori i Përgjithshëm i Albsig, z. Plarent Hamzaj, flet për mbështetjen e Albsig, pjesë e Kastrati Group, në baza të forta financiare, bashkëpunimin me gjigandin botëror të risigurimeve Hanover Re, duke bërë të mundur likujdimin e dëmit 2.4 milion euro. Ai theksoi se Albsig është lider në treg për sigurimin e pronës dhe atë të biznesit dhe gjjthashtu ka dhënë prova që në bashkëpunim me risiguruesit, ka treguar koherencë në dëmshpërblimet e më shumë se 1700 rasteve gjatë tërmeteve të 2019.

 

Albsig, pjesë e Kastrati Group, është Shoqëria Nr. 1 për dëmshpërblimet në vend duke e bërë kështu lider në industrinë e sigurimeve.

 

The post ALBSIG dëmshpërblen në kohë rekord, vlerën 2.4 milion euro, për dëmin kolosal të shkaktuar nga djegia e fabrikës së bojrave appeared first on Albsig.

]]>
Reshjet e shiut përmbytin Serbinë, makinat “notojnë” në ujë. Ja pse duhe të sigurohemi nga katastrofat natyrore? https://www.albsig.al/reshjet-e-shiut-permbytin-serbine-makinat-notojne-ne-uje-ja-pse-duhe-te-sigurohemi-nga-katastrofat-natyrore/ Thu, 15 Jun 2023 13:03:36 +0000 https://www.albsig.al/?p=18239 Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në 26 qytete të Serbisë për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa 62 persona janë evakuuar. Sipas Indeksit të Riskut Botëror, Shqipëria del si vendi me riskun më të lartë nga katastrofat natyrore në mbarë Europën. Fatkeqësitë natyrore mund të ndodhin në çdo kohë, duke shkaktuar dëme të mëdha në […]

The post Reshjet e shiut përmbytin Serbinë, makinat “notojnë” në ujë. Ja pse duhe të sigurohemi nga katastrofat natyrore? appeared first on Albsig.

]]>
Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në 26 qytete të Serbisë për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa 62 persona janë evakuuar.

Sipas Indeksit të Riskut Botëror, Shqipëria del si vendi me riskun më të lartë nga katastrofat natyrore në mbarë Europën.

Fatkeqësitë natyrore mund të ndodhin në çdo kohë, duke shkaktuar dëme të mëdha në sendet tuaja pikërisht atëherë kur nuk e prisni.

Ashtu si prona jonë, edhe automjetet tona mund të dëmtohen rëndë, madje edhe mund të shkatërrohen fare, në fatkeqësi natyrore. Prandaj, këshillohet të ndërmerrni hapa paraprakisht për sigurimin e banesës dhe makinës suaj, në mënyrë që të mos keni nevojë të paguani për dëmet nga xhepi.

Sigurimi ndaj fatkeqësive natyrore është i rëndësishëm për disa arsye:

Mbrojtja financiare: Fatkeqësitë natyrore mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pronën, sendet dhe asetet tuaja. Mbulimi i sigurimit mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit financiar duke siguruar fonde për riparimin ose zëvendësimin e sendeve të dëmtuara ose të shkatërruara. Kjo mund t’ju ndihmojë të rikuperoni më shpejt dhe të zvogëloni barrën mbi financat tuaja.

Rindërtimi dhe rikuperimi: Fatkeqësitë natyrore shpesh mund të çojnë në dëmtime të mëdha në shtëpi, biznese dhe infrastrukturë. Sigurimi mund të ndihmojë në mbulimin e kostove të rindërtimit dhe riparimeve, duke ju lejuar të rivendosni pronën tuaj dhe të ktheheni në jetën normale më shpejt. Pa sigurim, barra financiare e rindërtimit mund të jetë dërrmuese.

Qetësia e mendjes: Duke ditur se keni mbulim sigurimi për fatkeqësitë natyrore, ky fakt ju ofron paqe mendore. Gjithashtu ofron siguri se nëse ju goditeni nga një fatkeqësi, ju do të keni mbështetjen e nevojshme për të rikuperuar dhe rindërtuar. Kjo mund të lehtësojë stresin dhe ankthin e lidhur me humbjet dhe pasiguritë e mundshme.

Mbulimi gjithëpërfshirës: Sigurimi i fatkeqësive natyrore shpesh përfshin mbulimin për një gamë të gjerë rreziqesh, duke përfshirë uraganet, tërmetet, përmbytjet, zjarret dhe më shumë. Duke pasur një politikë gjithëpërfshirëse, ju mund të mbroni veten kundër llojeve të shumta të fatkeqësive, duke siguruar që jeni të përgatitur për skenarë të ndryshëm.

Kërkesat e detyrueshme: Në disa zona, disa lloje të sigurimit të fatkeqësive natyrore mund të kërkohen nga ligji ose huadhënësit. Për shembull, nëse jetoni në një zonë të prirur ndaj përmbytjeve, huadhënësi juaj i hipotekave mund t’ju kërkojë të keni sigurim nga përmbytjet. Është e rëndësishme të kuptoni kërkesat specifike të sigurimit për vendndodhjen dhe pronën tuaj në përputhje me çdo detyrim ligjor.

Qëndrueshmëria e komunitetit: Mbulimi i gjerë i sigurimit kundër fatkeqësive natyrore mund të kontribuojë në qëndrueshmërinë e komunitetit. Kur individët dhe bizneset kanë mbulim adekuat, ata janë më të pajisur për të rikuperuar dhe rindërtuar pas një fatkeqësie. Kjo mund të ndihmojë komunitetet të kthehen më shpejt dhe të minimizojnë ndikimin afatgjatë të fatkeqësive natyrore.

Është e rëndësishme të rishikoni me kujdes politikat e sigurimit, të kuptoni kufijtë e mbulimit, zbritjet dhe përjashtimet specifike për fatkeqësitë natyrore dhe të zgjidhni një politikë që i përshtatet nevojave tuaja dhe profilit të rrezikut. Konsultohuni me profesionistët e sigurimeve në Albsig për t’u siguruar që keni mbulimin e duhur për rreziqet e mundshme të fatkeqësive natyrore në zonën tuaj.

 

86% e territorit të Shqipërisë është e prirur ndaj fatkeqësive natyrore.

 

Me rritjen e fatkeqësive natyrore, është një ide e mirë për të marr një policë sigurimi. Më pak shpenzime për të shmangur një pengesë të madhe financiare në të ardhmen.

 

Bli online sigurimin e pronës këtu.

 

Cili sigurim mbron automjetin tuaj nga fatkeqësitë natyrore?

 

KASKO, mund ta siguroni automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar.

Nëse keni lidhur kontratë mbi sigurimin KASKO, Albsig ju garanton kompensimin e dëmit material të shkaktuar në automjetin tuaj në rastin e fatkeqësive natyrore.

 

Bli online sigurimin e makinës KASKO këtu.

The post Reshjet e shiut përmbytin Serbinë, makinat “notojnë” në ujë. Ja pse duhe të sigurohemi nga katastrofat natyrore? appeared first on Albsig.

]]>
Bie këmbana: Ngrohja globale do të kalojë pragun kryesor të nxehtësisë prej 1,5 gradë celcius për herë të parë në pesë vitet e ardhshme. Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe shqipërinë. https://www.albsig.al/bie-kembana-ngrohja-globale-do-te-kaloje-pragun-kryesor-te-nxehtesise-prej-15-grade-celcius-per-here-te-pare-ne-pese-vitet-e-ardhshme-ndryshimet-klimatike-kercenojne-edhe-shqiperine/ Tue, 23 May 2023 12:16:43 +0000 https://www.albsig.al/?p=17921 |BBC photo: Kështu El Niño solli nxehtësinë në sipërfaqen e Paqësorit në vitin 2015 Temperaturat ka të ngjarë të shënojnë një rritje për herë të parë gjatë viteve të ardhshme, sipas një parashikimi të shkencëtarëve. Sipas studiuesve tani ka një shanc prej 66% që të kalojmë pragun e ngrohjes globale prej 1,5 gradë nga tani […]

The post Bie këmbana: Ngrohja globale do të kalojë pragun kryesor të nxehtësisë prej 1,5 gradë celcius për herë të parë në pesë vitet e ardhshme. Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe shqipërinë. appeared first on Albsig.

]]>
|BBC photo: Kështu El Niño solli nxehtësinë në sipërfaqen e Paqësorit në vitin 2015

Temperaturat ka të ngjarë të shënojnë një rritje për herë të parë gjatë viteve të ardhshme, sipas një parashikimi të shkencëtarëve. Sipas studiuesve tani ka një shanc prej 66% që të kalojmë pragun e ngrohjes globale prej 1,5 gradë nga tani deri në vitin 2027.

Shanset po rriten për shkak të emetimeve nga aktivitetet njerëzore plus ngjarjen e motit El Niño që pritet këtë verë. Nëse bota e kalon kufirin, shkencëtarët theksojnë se shkelja, megjithëse shqetësuese, ka të ngjarë të jetë e përkohshme.

Kjo do të thotë se bota është 1.5C më e ngrohtë se sa ishte gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, përpara se emetimet e karburanteve fosile nga industrializimi të fillonin me të vërtetë të rriteshin.

Shifra 1.5 C është bërë një simbol i negociatave globale për ndryshimet klimatike. Vendet ranë dakord të përpiqeshin për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5C sipas marrëveshjes së Parisit të vitit 2015.

Rritja mbi 1.5C çdo vit për një ose dy dekada do të ketë ndikime shumë më të mëdha, të tilla si valë të nxehta më të gjata, stuhi më intensive dhe zjarre.

 

Çfarë do të ndodh kur ngrohja globale do të kalojë pragun kryesor të nxehtësisë prej 1,5 gradë celcius?

Megjithëse një ndryshim gjysmë gradë Celsius në rritjen e temperaturës mund të duket i parëndësishëm, ndryshimi për jetën në Tokë mund të jetë i madh. Ja çfarë presin shkencëtarët, nëse temperaturat mesatare globale kalojnë 1.5 gradë Celsius ngrohja deri në vitin 2100.

  • Shkëmbinjtë koralorë përballen me zhdukje pothuajse të plotë

Oqeanet po ngrohen së bashku me atmosferën, pasi thithin një pjesë të madhe të nxehtësisë së tepërt nga ndryshimet klimatike. Valët e përsëritura të nxehtësisë detare gjatë pesë viteve të fundit e kanë kthyer pjesën më të madhe të Barrierës së Madhe në një ngjyrë të bardhë fantazmë. Kur temperaturat rriten, koralet dëbojnë algat mikroskopike brenda tyre, duke humbur burimin e tyre ushqimor gjatë procesit. Ndonjëherë koralet mund të shërohen, por gjithnjë e më shumë, ato po vdesin.

Deri në 90% të shkëmbinjve koralorë, të cilët janë ekosisteme kritike që veprojnë si barriera stuhie, do të zhduken.

  • Stuhitë ‘të padëgjuara’ bëhen më të zakonshme

Rasti më i afërt janë stuhitë që prekën vendin fqinj, Italinë, ku bilanc tragjik nga përmbytjet është 21 lumenj të dal nga shtrati, 9 të vdekur, 20 mijë të evakuuar dhe miliona euro dëme.

Shkencëtarët paralajmërojnë se një atmosferë më e nxehtë është një atmosferë më e lagësht. Ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë ujë, duke ndihmuar në prodhimin e reshjeve më intensive dhe stuhive më të forta. Me temperaturat e oqeanit më të larta në Gjirin e Meksikës, uraganet po intensifikohen me një ritëm më të shpejtë.

Ndërsa klima ngrohet, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta.

  • Shkrirja e akullit çon në qytete të përmbytura

Skenari mund të jetë shumë më i keq nëse akullnajat e Antarktidës shpërbëhen me një ritëm më të shpejtë sesa presin shkencëtarët.

Niveli i deteve do të rritet me 10 deri në 30 inç, duke vënë dhjetëra miliona njerëz në rrezik.

  • Rreth 14% e njerëzve do të ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme

Zjarret në dekadat e fundit janë një problem i përhershëm global sidomos në zonat rurale dhe natyrore, prandaj çdo vit po synohet të merren masa për parandalimin e tyre. Sipas organizatës Oxfam çdo vit digjen nga zjarret më pak se 350 milionë hektarë pyje në nivel global. Zjarret vrojtohen në shumë vende të botës duke kërcënuar direkt popullatën lokale. Përsëritja e përvitshme e ngjarjeve të tilla të konsideruara katastrofa natyrore me intensitete në rritje sjell pasoja ekonomike dhe sociale. Zgjerimi i zjarreve lidhet ndër tëtjera me ndryshimet klimaterike, specifikisht nga rritja e temperaturave.

Edhe pyjet shqiptare gjenden në përballjen e katastrofave të shkaktuara nga zjarret, qofshin këto të pavullnetshme ose të vullnetshme. Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Rritja e temperaturave shoqërohet edhe me shtimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore dhe ato me shkurre të Shqipërisë.

Pse duhet të sigurohemi?

Me rritjen e temperaturave Shqipëria është më shumë e ekspozuar ndaj katasrofave natyrore. Rastet e përmbytjeve apo zjarreve kanë qenë kryefjala e viteve të fundit. Me rastin e rritjes së temperaturave këto katasrofa mund të jenë fatale për shqiptarët.

Sa prej shqipëtarve janë të mbrojur nga këto katastrofa?

Sipas publikimeve të AMF, rezulton se shqiptarët janë indiferentë nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore. Raportohen në shkallë vendi, për vitin 2022, rreth 54.054 polica sigurimi, duke treguar që vetëm afërsisht 5% e banesave kanë një sigurim prone.

Sigururimi i pronës, biznesit, makinës, shëndetit dhe jetës është i rëndësishëm për shqiptarët pasi përballja me katastrofa të tilla natyrore i lë ata në qiell të hapur.

Sigurohu Sot, përpara se të jetë shumë vonë!

Me platformën Bli Online në www.albsig.al , blerja e çdo sigurimi është më e lehtë, më e shejtë dhe pa burokraci.

Nëse t’u desh një jetë për ta krijur, të duhen vetëm 10 minuta për ta siguruar.

The post Bie këmbana: Ngrohja globale do të kalojë pragun kryesor të nxehtësisë prej 1,5 gradë celcius për herë të parë në pesë vitet e ardhshme. Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe shqipërinë. appeared first on Albsig.

]]>
Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri e Shkup. Ja pse duhet sigurimi i pronës nga tërmeti. https://www.albsig.al/termet-ne-greqi-lekundjet-ndihen-dhe-ne-shqiperi-e-shkup-ja-pse-duhet-sigurimi-i-prones-nga-termeti/ Tue, 25 Apr 2023 14:32:06 +0000 https://www.albsig.al/?p=17717 Një tërmet me magnitudë 3.6 ka ndodhur pak pas orës 1:30 të mëngjesit të së hënës në Greqi, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë si në Shqipëri ashtu edhe në Shkup. Sa herë dëgjomë për tërmet mendja na shkon tek Sigurimi i Pronës nga Tërmeti. Nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, vetëm 2.5 përqind e […]

The post Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri e Shkup. Ja pse duhet sigurimi i pronës nga tërmeti. appeared first on Albsig.

]]>
Një tërmet me magnitudë 3.6 ka ndodhur pak pas orës 1:30 të mëngjesit të së hënës në Greqi, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë si në Shqipëri ashtu edhe në Shkup.

Sa herë dëgjomë për tërmet mendja na shkon tek Sigurimi i Pronës nga Tërmeti.

Nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, vetëm 2.5 përqind e banesave ishin të siguruar nga dëmet që shkaktojnë tërmetet. Ky tërmet nxorri në pah mjaft problematika që lidhen me sigurimin e banesave dhe bizneseve.

Harta sizmike e publikuar nga Komisioni Sizmologjik Europian (ESC)

Hartës sizmike të publikuar nga Komisioni Sizmologjik Europian (ESC)

Si funksionon sigurimi nga tërmetet?

Sigurimi nga tërmetet mund të blihet si një politikë shtesë për sigurimin e pronës ose biznesit.

Ky sigurim është një kontratë ligjore me pale ku kompania e sigurimit Albsig ose Siguruesi e cila merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër që quhet pala e Siguruar:

  1. në masën e shumës së siguruar, e cila mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar në gjendjen para ndodhjes së tërmetit, ose
  2. në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar.

Vetëm në kushtet kur pala e siguruar ka paguar primin e sigurimit që ka rënë dakord me fimosjen e kontratës.

 

A ia vlen sigurimi i tërmetit?

Sipas Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare raportohen në shkallë vendi, për vitin 2022, rreth 54.054 polica sigurimi, duke treguar që vetëm afërsisht 5% e banesave kanë një sigurim prone.

Tërmetet mund të godasin papritur dhe të shkaktojnë dëme të mëdha. Njerëzit në 42 shtete janë në rrezik të një tërmeti, sipas Institutit të Informacionit të Sigurimeve.

Me rënien e tërmetit nuk shkunden vetëm themelet e shtëpisë por edhe financat tuaj.

Prandaj sigurimi pronës dhe biznesit nga tërmeti është një domosdoshmëri për një vazhdimësi të sigurtë financiare.

 

Si mund ta blini sigurimin nga tërmeti?

Ka dy mënyra se si mund të blini sigurimin e pronës.

Mënyra e parë “tradicionale” është nëpërmjet një agjenti sigurimi. Mjafton të paraqiteni pranë çdo dege Albsig në qytetitn ku banoni dhe të prisni sigurimin e pronës ose biznesit nga tëmeti.

Ju mund të gjeni agjentin tuaj në faqen zyrtare te Albsig tek kontaktet.

Mënyra e dytë “ONLINE” ku nëpërmjet platformës Albsig BLI OBLINE ju mund të porositni sigurimin tuaj:

 

  1. Sigurimin e Pronës
  2. Sigurimin e Biznesit

 

Sa kushton sigurimi nga tërmeti?

Sigurimi i pronës apo biznesit kushton realisht shumë pak në krahasim me barrën finaciare që mund t’ju bier nëse nuk jeni i siguruar.

Nëse t’u desh një jetë për ta krijuar, të duhen vetëm 10 minuta për ta siguruar.

The post Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri e Shkup. Ja pse duhet sigurimi i pronës nga tërmeti. appeared first on Albsig.

]]>
Pyetja 1 mln dollarë “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?” https://www.albsig.al/pyetja-1-mln-dollare-te-bejme-apo-jo-sigurim-shtepie-nga-termeti/ Mon, 06 Mar 2023 15:05:50 +0000 https://www.albsig.al/?p=17509 Pyetja që vjen natyrshëm do të ishte: “A ka ndonjë mundësi që këtë kosto, në rastin më të mirë, të na e mbulojë 100% dikush dhe në rastin optimal, të mund ta ndajmë me dikë?”   Nga Irma SHKREPA* Këto ditë në çdo media, në çdo familje në mbarë globin po flitet për tërmetin dhe […]

The post Pyetja 1 mln dollarë “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?” appeared first on Albsig.

]]>
Pyetja që vjen natyrshëm do të ishte: “A ka ndonjë mundësi që këtë kosto, në rastin më të mirë, të na e mbulojë 100% dikush dhe në rastin optimal, të mund ta ndajmë me dikë?”

 

Nga Irma SHKREPA*

Këto ditë në çdo media, në çdo familje në mbarë globin po flitet për tërmetin dhe pasojat e tij në Turqi dhe Siri. Shohim e ndjekim me dhimbje pamjet, lajmet e trishta, sikundër dhe u gëzohemi atyre pozitive, për njerëz të shpëtuar apo ndjesive të solidaritetit humanitar në mobilizimin e ndihmave për të dëmtuarit.

Tërmeti citohet si dukuria më e rrezikshme natyrore, jo për shkak të nivelit të dëmeve që mund të shkaktojë, por për natyrën që ka si ngjarje, pasi deri më sot, njerëzimi nuk ka arritur të sinjalizojë apo parashikojë kohën e ndodhjes së tij, vendin apo amplitudën.

Ky nivel kaq i lartë ambiguiteti e drejton vëmendjen e njerëzve jo te masat parandaluese, apo paralajmëruese (sepse janë të pamundura edhe shkencërisht), por në krijimin e mjeteve dhe mekanizmave që minimizojnë pasojat e tërmetit.

Bashkimi Europian dikton, me detyrim për vendet anëtare, përmbushjen e disa parametrave teknikë të ndërtimit të reflektuar në ato që quhen Eurokode, në referencë të qëndrueshmërisë së godinave kundrejt tërmeteve (Referencë Eurokodi 8, Dizenjimi i strukturave në referencë të rezistencës kundrejt tërmeteve; Pjesa 1 dhe 5)

Sipas Hartës sizmike të publikuar nga Komisioni Sizmologjik Europian (ESC), renditja e vendeve sipas frekuencës dhe amplitudës së nivelit sizmik është: Turqi, Greqi, Shqipëri, Itali dhe Rumani, të cilat ndiqen nga vendet e tjera të Ballkanit.

Në terma praktikë do të thotë që ne jemi në një zonë me aktivitet jo vetëm të theksuar sizmik, por edhe të përhershëm (“të përjetshëm”). Për ta kuantifikuar në formate statistikorë; për çdo vit mund të shfaqen afërsisht 80 mijë tërmete tektonikë, nga të cilat, afro 10 janë shumë të fuqishëm ose ndryshe në çdo afërsisht 20 vite, mund të pritet të bjerë një tërmet i fuqishëm.

Kjo do të thotë që pavarësisht moshës që kemi, cilido shtetas në Republikën e Shqipërisë do të përjetojë të paktën njëherë në jetën e tij një tërmet.

Pasojat e tërmetit janë emocionalë, fizikë në rast së lëndohemi nga infrastruktura që shkatërrohet për shkak të lëkundjeve, ose financiare, kur humbasim investimin më të rëndësishëm sikundër është shtëpia. Rikonstruksioni apo rindërtimi i shtëpisë së rrënuar nga tërmeti është një “shok” psikologjik për:

-Familjet e reja, apo individë, të cilët kanë marrë kredi për blerjen e saj dhe mbeten me borxh në bankë, pa shtëpi dhe pa mundësi për marrjen e një kredie tjetër për të blerë një shtëpi tjetër

Familjet, të cilat zotërojnë shtëpitë e tyre, por kursimet i kanë të pamjaftueshme apo të planifikuara për investime të tjera si arsim fëmijësh, plane pensioni privat, plane kujdesi shëndetësor etj., për të blerë shtëpi, apo për të rindërtuar shtëpinë e dëmtuar.

Familjet apo individët në moshën e tretë; me fëmijë të larguar në emigracion, apo me qasjen për të mos ju bërë barrë fëmijëve e t’ju shkaktojnë kosto të papritura, si rindërtimi i shtëpisë së dëmtuar, apo blerja e një shtëpie të re.

Sa më lart, duhet ta faktorizojmë me koeficientin e rritjes së çmimit të shtëpive në Shqipëri, që çdo vit mban trendin rritës dyshifror, sipas zonave dhe qyteteve të 10-40%, e cila e rëndon edhe më shumë bilancin e financave personale dhe/ose familjare, pasi kërkohet një investim i konsiderueshëm për të rikthyer banesën e dëmtuar në gjendjen sikundër ishte para ndodhjes së tërmetit apo rindërtimi i saj nga fillimi.

 

 

Si mund të ndahet kosto

Pyetja që vjen natyrshëm do të ishte: “A ka ndonjë mundësi që këtë kosto, në rastin më të mirë, të na e mbulojë 100% dikush dhe në rastin optimal, të mund ta ndajmë me dikë?”
Opsioni i parë që na vjen në mendje është Shteti! Në parimin bazë, ekzistenca e tij është të jetë në shërbim të shtetasve të tij, duke i ndihmuar në situata të jashtëzakonshme, sikundër është tërmeti.

Po nga se përbëhen financat e shtetit tonë që të kuptojmë dhe vlerësojmë kapacitetin pagues, në rast të një emergjence shpenzimi si dëmtimet e tërmetit?

Të ardhurat, shteti ynë i siguron nga taksat e tatimet, për të cilat çdo ditë diskutohet niveli i eficiencës së mbledhjes së tyre në mënyrë korrekte ndërkohë që në bëhemi dëshmitarë çdo ditë të mungesës së lëshimit të kuponëve tatimorë në pika shitje, apo shërbimi, që në fakt, d.m.th. jemi pjesë kontribuuese e mungesës së të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Me këto të ardhura, shteti duhet të mbulojë shpenzimet korente buxhetore dhe të realizojë investimet që do të krijojnë hapësira zhvillimi për ekonominë në funksion të rritjes së të ardhurave buxhetore. Investimet janë gjithmonë një zë që planifikohet shumë mirë dhe në avancë, për shkak të nivelit të financimit që kërkojnë.

Tërmet për buxhetin e shtetit nënkupton Investim, por i papritur dhe i paplanifikuar! Kjo d.m.th. që është një ushtrim shumë i vështirë dhe i zgjatur në kohë për shtetin që të gjejë fonde për të bërë rikonstruksionin, apo ndërtimin e objekteve të dëmtuara. Ndërkohë që presioni nga të dëmtuarit për fillimin e menjëhershëm të ndërtimit është në pikën ekstreme, sepse shtëpia është strehim dhe nevojë e domosdoshme!

Opsioni i dytë është sigurimi i shtëpisë nga tërmeti.

Sigurimi i shtëpisë nga tërmeti është një kontratë ligjore me palë; një kompani sigurimi, e cila merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër që quhet pala e siguruar dhe/ose përfituesi/t në masën e shumës së siguruar, e cila mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar (shtëpisë/godinës) në gjendjen para ndodhjes së tërmetit, ose në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar të profesionit “vlerësues dëmesh në sigurime”, në kushtet kur pala e siguruar ka paguar primin e sigurimit, që është çmimi që kjo e fundit duhet të paguajë si kusht paraprak për marrjen e këtij sigurimi.

Përse t’u shtojmë financave tona këtë shpenzim, ndërkohë që kemi shtetin që duhet të na përgjigjet?

Përgjigjja është: Sepse nuk është shpenzim, por investim! Duke pasur sigurimin nga tërmeti:

-Jemi të qetë psikologjikisht, pasi edhe nëse shteti do të jetë ose jo i përgatitur me financat e tij për t’iu përgjigjur kërkesës për rindërtim të shtëpisë së dëmtuar, ne jemi të sigurt që punimet për ndërtimin e shtëpisë fillojnë menjëherë me fondet e kompanisë së sigurimit.

-Procedura operacionale është e thjeshtë me kompaninë e sigurimit; me paraqitjen e dokumenteve të cituara në policën e sigurimit fillon procesi i dëmshpërblimit.

Procedura me shtetin është e komplikuar dhe burokrate, sepse i duhet më shumë kohë dhe kapacitete njerëzore në proces; grupet e inspektimit, verifikimit, vlerësimit, përpunimit, aprovimit të kërkesës e më pas të hapjes së fondeve në buxhet, procedurave të tenderimit apo dokumentacioneve për pagesa.

-Sigurimi nga tërmeti është kontratë ligjore, e cila ka fuqinë për të vendosur pretendimet e palëve në lidhje me respektimin e kushteve dhe termave të saj për gjykim nga palë të treta, si
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe/ose sistemi gjyqësor.

Kjo e bën këtë kontratë më favorizuese për qytetarin, pasi në rast konflikti apo mosmarrëveshjeje me kompaninë e sigurimit ka në anën e “avokatit” të tij Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e më pas, sistemin gjyqësor.

Në kushtet e një konflikti, apo mosmarrëveshjeje me shtetin, Avokatia mbetet vetëm me përfaqësim në sistemin gjyqësor, i cili për shkak të riformatimit nga Reforma në Drejtësi, sot përfaqëson një sistem në tranzicion me problemet e vonesave në trajtime dhe zgjatje të proceseve të gjykimit.

Statistikat që disponohen sot, edhe pse me marzh të lartë gabimi për sa kohë u referohemi burimeve zyrtare të Censit të vitit 2011 për numrin total të banesave në Republikën e Shqipërisë, raportojnë rreth 1,075,881 banesa/godina. Nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportohen në shkallë vendi, për vitin 2022, rreth 54.054 polica sigurimi, duke treguar që vetëm afërsisht 5% e banesave kanë një sigurim prone.

Për një vend me profil sizmik si Shqipëria, me ndjeshmëri të lartë të vizualizimit të dëmeve dhe pasojave që një tërmet mund të shkaktojë, sikundër ishin ato që përjetuam në nëntor 2019, me evidentim të dhimbshëm të natyrës së “pabesë” të tërmetit që tronditi Durrësin në shtator 2019, ku shumë pak banorë të asaj zone rendën të bëjnë sigurimin e shtëpisë nën supozimin se ishte thjesht një lëkundje sporadike, që nuk do të vijonte më tej dhe me konfirmim shkencor që shqiptarët do të bashkëjetojnë me tërmetet, për shkak të pozicionit gjeografik që kemi, këto statistika mbeten paradoksale për t’u shpjeguar.

 

 

Kostot dhe përfitimet

Në anketimet kërkimore që janë zhvilluar dhe vijojnë të zhvillohen për të shpjeguar paradoksin e mësipërm janë marrë në analizë faktorët e mëposhtëm:

-Çmimi i sigurimit: në Shqipëri, çmimi i sigurimit të pronës është në nivelet rreth 1 euro/m², duke mos përmendur ofertat e limituara në kohë, që disa kompani kanë bërë, duke ofruar çmime fikse primi sigurimi, pavarësisht natyrës dhe sipërfaqes së pronës.

Kjo, në terma praktikë, do të thotë që për shtëpi me sipërfaqe 100 m², me vlerë 100.000 euro, e konvertuar në lekë 11.600.000 lekë, primi që duhet të paguajë në vit do të ishte 100 m² * 1 €/m² = 100 €, e cila e shpërndarë si kosto mujore do ishte 100 € /12 muaj = 8.3 €, që me një kurs mesatar 116 lekë/€ do të ishte 967 lekë/muaj, ose 32 lekë/ditë.

Me fjalë të tjera ne “kursejmë” 32 lekë/ditë (sa bakshishi që i lëmë një kamerieri kur pimë kafenë e mëngjesit) për të luajtur “bixhoz” me natyrën (tërmetin) 100.000 euro ose 11.600.000 lekë (shtëpinë tonë).

Konkluzioni nga aspekti i kostos së primit të sigurimit rezulton që është në nivel të përballueshëm nga të gjitha shtresat e popullsisë në Shqipëri, në referencë të të ardhurave mesatare që vendi ynë raporton.

-Mungesë besimi te kompanitë e sigurimit: Gjatë tërmetit të nëntor 2019, kompanitë e sigurimit u testuan për kapacitetet e tyre paguese dhe respektimin e kushteve të policave të sigurimit të lëshuara prej tyre. Referohet që kërkesa për dëmshpërblim prej 487 milionë lekësh është paguar totalisht, nga të cilat 220 milionë u paguan nga fondet e kompanive të sigurimit shqiptare dhe 267 milionë nga kompanitë risiguruese.

Kompanitë risiguruese janë kompani sigurimi, që sigurojnë kompani sigurimi, që d.m.th. kompanitë e sigurimit paguajnë një prim sigurimi te këto kompani për të marrë garancinë që, në rast të ndodhjes së tërmetit, kostot financiare, sipas termave të policës së risigurimit, ndahen me kompaninë risiguruese.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk ka raportuar problematika, apo depozitime ankesash nga ana e qytetarëve për procesin e dëmshpërblimit, ndërkohë që qytetarët e dëmshpërblyer kanë referuar shpejtësi dhe seriozitet shërbimi nga kompanitë e sigurimit. Kjo tregon se ky faktor nuk është dominues apo shpjegues i paradoksit për këtë nivel sigurimi që kemi për shtëpitë.

-Mungesë informacioni në lidhje me sigurimin e shtëpisë: Në terminologjinë e akademikëve, referohet si “mungesë e edukimit financiar” dhe ky fenomen në Shqipëri është në shkallë të gjerë për të gjithë instrumentet financiare të së përditshmes sonë, duke filluar nga kur dhe nga kush mësojmë ne për llogarinë bankare, kartën e debitit, kreditit, kredinë?

Sigurimet janë edhe më kritikë, sepse duke qenë se janë më pak të ekspozuar kundrejt tregut, mbeten ose në hije, ose anekse të kontratave të kredive apo ato tregtare.

Sigurimet janë shkenca që merret me evidentimin, studimin, analizimin e risqeve që vijnë nga ngjarje të papritura të paparashikueshme që ndodhin në të ardhmen dhe sjellin pasoja dëmesh: lëndore, fizike apo financiare.

Në këtë përcaktim, logjika do të diktonte që sigurimet duhet të ishin parësorë në njohuritë që duhet të marrim, sepse si qenie njerëzore, nevoja thelbësore e sigurisë nga të papriturat prevalon mbi çdo njohuri tjetër.

Aktualisht, në asnjë kurrikulë akademike, në cilindo nivel arsimor, nuk jepet asnjë informacion për produktet e sigurimit. Edhe pse situata të papritura e të paparashikuara, që shkaktojnë dëme, ka në çdo fushë të jetës, vetëm në Fakultetin Ekonomik aktualisht është një lëndë që zhvillohet në nivelin master – “Menaxhimi i riskut dhe sigurimet”, që përveçse është lëndë fakultative, por dhe në përmbajtje, zhvillon teorinë e filozofisë së sigurimit dhe jo njohuri praktike që të kuptojmë çfarë është sigurimi nga tërmeti (meqenëse po i referohemi specifikisht në këtë artikull), çfarë dëmesh adreson për dëmshpërblim, si lexohet dhe kuptohet polica e sigurimit, çfarë të drejtash dhe detyrimesh kanë palët në këtë kontratë etj.

Le të shohim sesi e marrim informacionin për sigurimet:

Nga kompanitë e sigurimit, nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale, website dhe mjeteve të tjera të komunikimit. Përgjithësisht janë komunikime me mesazhe sipërfaqësore, që prezumojnë që audienca zotëron njohuritë për sigurimet dhe tani është në stadin e përzgjedhjes midis ofertave.

Kjo është arsyeja që këto mesazhe nuk replikohen në veprime nga qytetarët, sepse janë mesazhe të “padekoduara” për t’u kuptuar nga ata në nivelin e njohurive që kanë për sigurimet.

Nga ndërmjetësit në sigurime si agjentë, brokera në sigurime. Këto janë subjekte të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe certifikohen për njohuritë e tyre profesionale. Në kuadër të masave në përmirësimin e kuadrit rregullator në adresim të pasojave të tërmetit të nëntorit 2019, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar Rregulloren nr. 198/2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”, e cila adreson ngritjen e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësve në sigurime, që përfaqësojnë një hallkë shumë të rëndësishme në edukimin financiar në sigurime të qytetarëve.

Roli i tyre u kuptua pas evidentimit dhe përballjes që kompanitë e sigurimeve patën me qytetarët, në shpjegimin e pretendimeve të tyre për dëmshpërblim të pasojave të tërmetit dhe specifikisht, qytetarëve kredimarrës në banka, apo institucione financiare. Bankat apo institucionet financiare, ligjërisht kanë statusin e ndërmjetësit në sigurime dhe, si rrjedhojë, mbajnë përgjegjësi në lidhje me transparencën, shpjegimin e cilitdo kredimarrës në lidhje me sigurimin që ata shesin, në kuadër të produkteve të tyre bankare.

 

Shembull

Për ta bërë më konkret diskutimin, le të shpjegojmë një shembull nga më tipikët, me të cilin u përball sistemi i sigurimeve në nëntor 2019. Për të marrë një kredi për shtëpi në bankë është kusht sigurimi i shtëpisë (kolateralit që lihet garanci për kredinë), me qëllimin që në kushtet që kredimarrësi dështon në pagesat e kredisë, banka të ketë një objekt për ta shitur dhe të sigurojë pagesën e kredisë që d.m.th. objekti duhet të jetë gjithmonë në gjendje të mirë dhe të sigurt. Kjo është arsyeja që banka kërkon gjithmonë që shtëpia të jetë e siguruar nga katastrofat natyrore.

Mungesa e njohurive të sakta për sigurimet nga disa banka diktoi që sigurimet nga katastrofat të limitoheshin vetëm në sigurim nga zjarri, edhe pse prona (kolaterali) kishte ekspozim nga tërmeti, përmbytjet etj. Kjo u justifikua me qasjen që bankat kanë për të minimizuar kostot financiare të kredimarrësve, duke ju “kursyer” primin e sigurimit të shtëpisë nga ngjarjet e tjera katastrofike.

Si pasojë, kjo solli që kredimarrësit në banka, me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti bashkë me bankat të rendnin te kompanitë e sigurimit për të kërkuar dëmshpërblim. Nga kompanitë e sigurimit u refuzuan kërkesat, duke shpjeguar që policat e sigurimit ishin për dëme të ardhura nga zjarri, ndërsa tërmeti nuk ishte i përfshirë.

Kjo solli zhgënjim dhe irritim të qytetarëve kredimarrës, disa prej të cilëve ngritën pretendimin që nuk kishin marrë shpjegimet e sakta për opsionet e sigurimit të shtëpive dhe disa të tjerë, vuajtën pasojat e vendimeve në dukje me përfitim (paguan më pak prim), por me kosto kolosale, sepse humbën dhe shtëpinë, ndërkohë që vijuan të jenë në borxh me bankën për shumën e kredisë.

Me fjalë të tjera, nevoja financiare tashmë kaloi në 180.000 €; 80.000 € huaja e bankës dhe 100.000 € për të rindërtuar shtëpinë e dëmtuar. (po e mbajmë të thjeshtëzuar modelin, duke mos konsideruar rritjen e çmimeve të shtëpive në vite).

Problemi i dytë ishte që bankierët vijuan me aplikimin e skemave të sigurimit vetëm për vlerën e kredisë, sipas tabelës së amortizimit, duke ngatërruar produktin sigurim kredie me sigurim shtëpie/kolaterali.

Për ta bërë më të thjeshtë kuptimin e kësaj situate absurde po përdorim një shembull të thjeshtë: shtëpia ka vlerë 100.000 €, financimi nga banka (vlera e kredisë) le të supozojmë 80.000 €.

Sigurimi i kolateralit i kërkuar nga banka bëhet për shumën 80.000€ më përfitues, që d.m.th. nëse shtëpia do të dëmtohej, kompania e sigurimit do të paguajë bankën në masën e vlerës së kredisë 80.000 €. Për çdo vit, primi paguhet për vlerën e amortizuar të kredisë. Le të supozojmë se ndodh tërmet, kur vlera e mbetur e kredisë është 20.000 € dhe shtëpia është e siguruar nga tërmeti.

Vlera e dëmit supozojmë të jetë 40.000 € (vlera e dëmit llogaritet nga vlerësuesit e dëmeve që janë subjekte të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare). Pagesa që bëhet nga kompania e sigurimit llogaritet si më poshtë:

Vlera e dëmshpërblimit = vlera e dëmit * vlera e siguruar/vlerën e plotë të shtëpisë = 40.000 € * 20.000 € / 100.000 € = 8.000 €

Nga sa më lart, banka do të marrë dëmshpërblim nga kompania e sigurimit vetëm 8.000 €, duke lënë kredimarrësin me një borxh të hapur me bankën për 12.000 € dhe me një kosto financiare për 40.000 € që do t’i duhet të riparojë shtëpinë.

I gjithë ky paradoks sepse “kursyem” në pagimin e primit të sigurimit të shtëpisë, i cili nuk ka lidhje me amortizimin e kredisë, pasi adreson riparimet e shtëpisë, e cila nuk “amortizohet” me të njëjtën normë sikundër kredia.

Nga analiza më lart duket që Shqipëria duhet të adresojë me mekanizma gjithëpërfshirës implementimin e njohurive financiarë të domosdoshme në jetën e një individi. Kjo do të garantojë cilësinë dhe saktësinë e këtyre informacioneve, për të mos ia lënë vendimmarrjen për të bërë sigurim rastësisë, apo rastësive.

Do të siguroj gjithashtu që mungesa e reagimit ndaj katastrofave natyrore të jetë një vendimmarrje e ndërgjegjshme nga cilido që vendos të mbajë rrezikun e kostove të këtyre ngjarjeve me financat personale, apo familjare, dhe nuk është pasojë e padijes dhe mungesës së opsioneve që na ofrohen për të siguruar një vijueshmëri normale të jetës dhe të pacenuar financiarisht nga këto ngjarje.

Le të përballojmë kostot emocionale dhe/ose fizike që këto katastrofa shkaktojnë meqenëse nuk mund t’i parandalojmë të ndodhin, por të paktën të mos vuajmë dhe “shokun” psikologjik të “ku do t’i gjejmë paratë që më duhen për të ndërtuar apo për të riparuar shtëpinë”.

*International Financial Institute for Banking & Insurance (IFIBI)
Opinionet janë personale të autorit

 

Burimi: Revista Monitor

The post Pyetja 1 mln dollarë “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?” appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi i banesave me Albsig https://www.albsig.al/sigurimi-i-banesave-me-albsig/ Fri, 25 Nov 2022 15:50:37 +0000 https://www.albsig.al/?p=16340  Blerja e një banese është investimi më i madh që shumica e njerëzve bëjnë. Sidoqoftë, fakti që ju mund të zotëroni një banesë pa një policë sigurimi anashkalon konceptin e sigurimit të banesës në tërësi. Shumica prej nesh mendojnë se sigurimi i shtëpisë është një humbje parash pasi është një investim i caktuar për një […]

The post Sigurimi i banesave me Albsig appeared first on Albsig.

]]>
 Blerja e një banese është investimi më i madh që shumica e njerëzve bëjnë. Sidoqoftë, fakti që ju mund të zotëroni një banesë pa një policë sigurimi anashkalon konceptin e sigurimit të banesës në tërësi. Shumica prej nesh mendojnë se sigurimi i shtëpisë është një humbje parash pasi është një investim i caktuar për një shkak të pasigurt.

Në Albsig tashmë sigurimi banesës mund të kryhet:

  • në një kohë shumë të shkurtër pranë zyrave tona pa ju shkëputur më tepër nga impenjimet tuaja;
  • ose mund ta bëni direkt vetëm me 4 hapa Online në faqen tonë.

Ju sigurojm që ky do të jetë investimin më i madh e më i rëndësishëm për ju dhe të ardhmen e familjes tuaj.

Arsyet pse është e domosdoshme Sigurimi Banesës:

Blerja përfshin shumë planifikim, kursim dhe hulumtim.

Sidoqoftë, me rritjen e fatkeqësive natyrore, është një ide e mirë për të marr një policë sigurimi. Më pak shpenzime për të shmangur një pengesë të madhe financiare në të ardhmen.

Pse sigurimi i shtëpisë është i domosdoshëm për ju:

  1. Mbrojtja nuk është vetëm për shtëpinë tuaj

Një policë e e sigurimit të banesës nuk mbron vetëm banesën tuaj. Ajo mbulon gjithashtu edhe pajisjet, mobiljet, elementet elektronike dhe mund të zgjidhni mbulime shtesë në policën tuaj.

  1. Siguron një zëvendësim për humbjen tuaj

Sigurimi i banesës tuaj ju jep siguri financiare me përfitimin e shtuar për të zëvendësuar gjërat tuaja të siguruara.

  1. Ju mbron nga fatkeqësitë natyrore

Fatkeqësitë natyrore janë makthi i çdo pronari. Marrja përsipër e shpenzimeve për riparimin e pjesëve të dëmtuar nuk është lloji i barrës që ju dëshironi të vendosni vetë dhe familjen tuaj, veçanërisht kur ata janë në mes të një stresi emocional. Një plan i detajuar i sigurimit të banesës ju mbulon gjatë fatkeqësive natyrore si përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet.

  1. Nuk është e shtrenjtë

Megjithëse një policë sigurimi për banesë mund të duket si një shpenzim i padëshiruar, përfitimet e parashikuara  janë shumë më tepër sesa mund të blejnë paratë.

  1. Mbi të gjitha, siguron qetësi mendore.

Sigurimi i banesë tuaj ju siguron luksin e qetësisë. Pasi të keni zgjedhur policën tuaj dhe të keni paguar primin, mbrojtja e pronës tuaj nuk është më përgjegjësia juaj.

  1. Blerja e policës është proces shumë i thjeshtë.

Pra, duke klikuar në website dhe duke ndjekur 4 hapat e thjeshtë, brenda 2 minutave polica ju arrinë në e-mail.

Çfarë mbulon Sigurimi Banesës:

  • zjarri (rrufeja, eksplozioni, rënia e mjeteve fluturuese apo ngarkesës së tij, perpjekjen për shuarjen e zjarrit)
  • tërmeti
  • përmbytja
  • stuhit
  • rrëshqitjet e tokës
  • breshëri

 

Duke blerë sigurimin e banesës ONLINE me 20% ulje, merrni FALAS kartën shëndetësore Albsig MED me të cilën përfitoni 20%-30% ulje në rrjetet spitalore private!

 

The post Sigurimi i banesave me Albsig appeared first on Albsig.

]]>
86% e territorit të Shqipërisë është e prirur ndaj fatkeqësive natyrore. Ja cilat janë sigurime që mbrojnë pronën tuaj. https://www.albsig.al/86-e-territorit-te-shqiperise-eshte-e-prirur-ndaj-fatkeqesive-natyrore-ja-cilat-jane-sigurime-qe-mbrojne-pronen-tuaj/ Thu, 24 Nov 2022 20:53:09 +0000 https://www.albsig.al/?p=16334 Sipas një raporti më të fundit të Bankës Botërore, duke iu referuar periudhës nga viti 1979-2019, përmbytjet zënë peshën më të madhe ndër katastrofat natyre me afro 38 % nga të cilat preket Shqipëria. Sipas raportit vjetor të rrezikut botëror i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 180 vende bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë, […]

The post 86% e territorit të Shqipërisë është e prirur ndaj fatkeqësive natyrore. Ja cilat janë sigurime që mbrojnë pronën tuaj. appeared first on Albsig.

]]>
Sipas një raporti më të fundit të Bankës Botërore, duke iu referuar periudhës nga viti 1979-2019, përmbytjet zënë peshën më të madhe ndër katastrofat natyre me afro 38 % nga të cilat preket Shqipëria.

Sipas raportit vjetor të rrezikut botëror i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 180 vende bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë, cenueshmërinë, dhe kapacitetet përballuese dhe përshtatëse, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe e 61-ta në botë.

Nga territori i përgjithshëm i Shqipërisë, 86 përqindja është e prirur ndaj fatkeqësive; kjo zonë gjeneron 88.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Humbjet mesatare vjetore për shkak të fatkeqësive janë rreth 2.5 për qind e PBB-së, ku vetëm nga përmbytjet dëmet llogariten mesatarisht 48 milionë dollarë në vit. Këto vlerësime mbulojnë asetet e sektorit privat, por jo ato publik.

Po sa të përgatitur janë shqiptarët përball këtyre fatkeqësive? Sa prej tyre kanë siguruar banesat, bizneset apo automjetet e tyre nga fatkeqësitë natyrore?

Fatkeqësitë natyrore po intensifikohen. A është e mjaftueshme politika juaj e sigurimit?

Përhapja dhe intensiteti i stuhive, zjarreve, përmbytjeve dhe tornadove jo vetëm që kërcënojnë sigurinë e njerëzve, por gjithashtu mund të shkaktojnë dëme të rënda në pronën tuaj si dhe në automjetet tuaja.

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës nga stuhia?

Albsig do të paguajë dëmshperblimin për objektet e siguruara, të cilat janë shkatërruar ose
dëmtuar nga stuhia, nëse shkatërrimi ose dëmtimi :

  • shkaktohet nga ndikimi direkt i stuhisë, ose
  • shkaktohet nga stuhia, duke hedhur pjese të ndërteses, pemë, ose objekte të tjera brenda objekteve
    të siguruara, ose ndërtesës në të cilen janë vendosur objektet e siguruara,
  • ose është si pasojë e humbjes ose dëmit të shkaktuar nga stuhia në objektet e siguruara ose elemente të ndërteses të këtyre objekteve.

 

PЁRMBYTJA

Përmbytje do të konsiderohet rasti kur :

  •  uji i shtratit te qëndrueshem (lumit, liqenit, detit) përmbyt rastësisht vendin ku është vendosur
    pasuria e siguruar, vërshon duke kaluar bregun, ledhet, cektinat, çan ledhet dhe digat dhe
    shpërndahet për shkak te rrymes se ujit me nivel të lartë, valeve dhe ujit të tepërt nga liqenet
    artificiale;
  •  vershimi i ujit per shkak të shiut të madh, të papritur, si dhe vershimi rastësisht per shkak të
    rreshjeve shumë të mëdha, gërryen gjatë pjerresive, rrugëve;
  • tejkalohet ngritja e nivelit të ujrave sipërfaqesore dhe nëntokesore, krahas me pasojat e saj, por
    vetëm kur kjo prek trupin e objektit në ujë. Ngritja e nivelit të ujrave siperfaqsore matet sipas
    gjendjes mujore normale të ujit ose prurjes së tij të matur ne hidromatësin më të afërt. Për çdo
    muaj në veçanti konsiderohet normal niveli me i larte i ujit ose prurja e tij gjatë 20 viteve te fundit,
    perveç rasteve kur nivelet ekstremale të ujit janë tejkaluar jashtë mase;
  •  ky sigurim mbulon vetëm dëmet e shkaktuara në artikujt e siguruar gjatë vërshimit (përmbytjes)
    ose menjëherë pasi uji ka vërshuar;

Bli online sigurimin e pronës këtu.

Cili sigurim mbron automjetin tuaj nga fatkeqësitë natyrore?

KASKO, mund ta siguroni automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar.
Nëse keni lidhur kontratë mbi sigurimin KASKO, Albsig ju garanton kompensimin e dëmit material të shkaktuar në automjetin tuaj në rastin e fatkeqësive natyrore.

KATASTROFA NATYRORE

Albsig do të paguajë të gjitha dëmet që i shkaktohen mjetit motorrik nga:

a.

  • Stuhia,
  • breshëri,
  • dëbora,
  • tufani,
  • përmbytja,
  • vërshimi,
    kur katastrofa natyrore është e njohur dhe e deklaruar si e tillë nga autoritetet përkatëse shtetërorë.

b.

Dëmet e shkaktuara në mjetin motorrik të siguruar nga rënia e objekteve të ndryshme,që ndodhin si pasojë e katastrofave natyrore;

c.

Dëmet në mjetin motorrik të siguruar, shkaktuar nga përmbytja e garazhit si rezultat i çarjes së tubacioneve të ujrave edhe në rast se nuk ka ndodhur katastrofë natyrore;

Bli online sigurimin e makinës KASKO këtu.

The post 86% e territorit të Shqipërisë është e prirur ndaj fatkeqësive natyrore. Ja cilat janë sigurime që mbrojnë pronën tuaj. appeared first on Albsig.

]]>
Apple do të lançojë Sigurimet Shëndetësore në vitin 2024, sipas analistit Ben Wood https://www.albsig.al/apple-do-te-lancoje-sigurimet-shendetesore-ne-vitin-2024-sipas-analistit-ben-wood/ Fri, 28 Oct 2022 11:39:40 +0000 https://www.albsig.al/?p=15326 Apple do të lançojë Sigurimet Shëndetësore në vitin 2024, sipas analistit Ben Wood Apple do të fillojë të ofrojë sigurime shëndetësore në vitin 2024, teksa duket të bazohet në të dhënat shëndetësore që ka marrë nga Apple Watch, ka parashikuar një analist. CCS Insight beson se Apple do të ndërmarrë hapat e parë paraprakisht në […]

The post Apple do të lançojë Sigurimet Shëndetësore në vitin 2024, sipas analistit Ben Wood appeared first on Albsig.

]]>
Apple do të lançojë Sigurimet Shëndetësore në vitin 2024, sipas analistit Ben Wood

Apple do të fillojë të ofrojë sigurime shëndetësore në vitin 2024, teksa duket të bazohet në të dhënat shëndetësore që ka marrë nga Apple Watch, ka parashikuar një analist.

CCS Insight beson se Apple do të ndërmarrë hapat e parë paraprakisht në tregun e sigurimeve shëndetësore në SHBA në partneritet me një sigurues të madh, duke përdorur të dhënat shëndetësore që tashmë po mbledh për t’i dhënë asaj një avantazh konkurrues ndaj rivalëve.

Apple tashmë mbledh të dhëna si presioni i gjakut, nivelet e oksigjenit në gjak, leximet e EKG-së dhe temperaturën e trupit nga Ora, si dhe ndihmon njerëzit të rregullojnë mjekimin e tyre. Me pajisjet shoqëruese, Ora dhe iPhone mund të përdoren gjithashtu për të monitoruar kushte të tilla si diabeti.

Analistët besojnë se aksesi në të dhëna të tilla të pasura do t’i japë kompanisë një fillim në tregun e sigurimeve dhe do ta lejojë atë të ulë kostot për konsumatorët.

“Ata janë në një pozicion kaq të fortë për ta bërë këtë,” tha Ben Wood, analist kryesor në CCS Insight. “Ata kanë një mori të dhënash të shëndetit personal përmes Apple Watch. Nëse ata bashkojnë disa nga pikat së bashku, ata mund të bëhen një lojtar shumë konkurrues i sigurimeve shëndetësore dhe kjo potencialisht do të ketë mjaft ndikim në strukturën e tregut të kujdesit shëndetësor në SHBA.

Apple Watch apo kali i Trojës?

Një veprim i tillë do të ngrejë pikëpyetje nëse Apple lançoi Orën me qëllimin afatgjatë për të hyrë në tregun fitimprurës të sigurimeve shëndetësore. Wood nuk beson se Ora u lançua me këtë ambicie në mendje, por Apple tani e sheh atë si një mjet për të përmirësuar bizneset e shërbimeve të saj.

Wood tha se Apple Watch e filloi jetën si një aksesor i modës, por se “Tim Cook e ktheu orën në hapësirën e shëndetit dhe fitnesit dhe ata goditën një zonë që sapo bëri jehonë me konsumatorët”.

“Unë nuk mendoj se ishte një Kali i Trojës për t’u futur në këtë, thjesht mendoj se ishte një evolucion natyror. Krejt papritur, ata shikojnë të dhënat që kanë dhe thonë “a duhet të shkojmë në industrinë e kujdesit shëndetësor?”.

“Kujdesi shëndetësor ka një ndikim të thellë shoqërore që Apple do të donte ta rregullonte,” shtoi Wood.

Lulëzon biznesi i shërbimeve

Një zhvendosje në sigurimin shëndetësor do t’i shtonte gjithashtu një shtysë të mëtejshme biznesit tashmë të lulëzuar të shërbimeve të Apple. Shërbimet tashmë po gjenerojnë rreth 20 miliardë dollarë në tremujor dhe CCS Insight beson se do të vazhdojë të rritet.

Analistët parashikojnë se deri në vitin 2030, një e treta e të ardhurave të Apple do të vijnë nga programet dhe shërbimet. Aktualisht përfaqëson pak më pak se një të katërtën e biznesit.

Burimi: Forbes

The post Apple do të lançojë Sigurimet Shëndetësore në vitin 2024, sipas analistit Ben Wood appeared first on Albsig.

]]>
Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat: Veprimi për ndryshimin e klimës është çelësi për reduktimin e rrezikut nga katastrofat https://www.albsig.al/dita-nderkombetare-per-reduktimin-e-rrezikut-nga-katastrofat-veprimi-per-ndryshimin-e-klimes-eshte-celesi-per-reduktimin-e-rrezikut-nga-katastrofat/ Thu, 13 Oct 2022 19:23:49 +0000 https://www.albsig.al/?p=13575 Sot është Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat. Nicolas Jeanmart, kreu i sigurimeve personale dhe të përgjithshme në Insurance Europe, duke pasur parasysh ndikimin e rëndësishëm që ka tashmë ndryshimi i klimës dhe fakti që ky ndikim pritet të rritet edhe më shumë në të ardhmen: “Trajtimi i sfidave […]

The post Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat: Veprimi për ndryshimin e klimës është çelësi për reduktimin e rrezikut nga katastrofat appeared first on Albsig.

]]>
Sot është Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat. Nicolas Jeanmart, kreu i sigurimeve personale dhe të përgjithshme në Insurance Europe, duke pasur parasysh ndikimin e rëndësishëm që ka tashmë ndryshimi i klimës dhe fakti që ky ndikim pritet të rritet edhe më shumë në të ardhmen:

“Trajtimi i sfidave të paraqitura nga ndryshimet klimatike është jetik për reduktimin e rrezikut të katastrofave, pasi ndryshimi i klimës rezulton në katastrofa natyrore më të shpeshta dhe më të rënda. Dhe, siguruesit kanë një rol kyç për të luajtur. Kjo përfshin jo vetëm mbrojtjen financiare që ne ofrojmë, por edhe nxitjen e klientëve për të reduktuar ekspozimet e tyre ndaj rrezikut dhe ndihmën e autoriteteve në modelimin e rreziqeve me të cilat përballen komunitetet e tyre. Siguruesit gjithashtu kontribuojnë gjithnjë e më shumë duke reduktuar gjurmët e tyre të karbonit.”

“Megjithatë, politikëbërësit duhet gjithashtu të rrisin përpjekjet e tyre. Kjo do të thotë, në veçanti, mbajtja sa më afër që të jetë e mundur me marrëveshjen e Parisit për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, të arritur gjatë COP 21. Në të njëjtën kohë, kërkohet veprim i rëndësishëm i politikëbërësve për të përshtatur shoqëritë tona me një klimë tashmë në ndryshim, për shembull. nëpërmjet planifikimit më të mirë të përdorimit të tokës dhe kodeve adekuate të ndërtimit. Një veprim i tillë për përshtatjen është i nevojshëm urgjentisht në të gjitha nivelet: lokal, kombëtar, evropian dhe global.

Albsig, Vlerat që na bashkojnë!

\Insurance Europe

The post Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat: Veprimi për ndryshimin e klimës është çelësi për reduktimin e rrezikut nga katastrofat appeared first on Albsig.

]]>