Skip to content

Politikat e Privatësisë

Përdorimi i Informacionit

Të gjitha të dhënat e përfshira në faqen e internetit të Albsig sh.a. www.albsig.al, i nënshtrohen ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Mbledhja e të dhënave bëhet nëpërmjet formave të ndryshme (punësim, kërkesa për informacion, raportim dëmesh, etj.). Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar. Albsig sh.a. siguron të gjithë përdoruesit se mbledhja e të dhënave dhe përpunimi i tyre do të kryhet vetëm për arsyen për të cilën janë dërguar dhe garanton konfidencialitetin e të dhënave.

Të gjitha të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në bazat e të dhënave të Albsig sh.a., do të përpunohen nga punonjësit e Albsig dhe në asnjë moment nuk do të përdoren për qëllime fitimi nga palë të treta. Të dhënat do të ruhen në mjedise të sigurta dhe qasja në to është e kufizuar. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave kur bëhet e ditur se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kur përdoruesi kërkon një ndryshim të të dhënave të tij personale ose vëren ndonjë shkelje, atij i kërkohet të kontaktojë menjëherë Albsig sh.a. në adresën e email-it [email protected] ose në një nga formularët tanë të kontaktit.

Përdoruesit kanë të drejtë të refuzojnë mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën për të ndërprerë kontratën e lidhur midis palëve.