albsig Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/albsig/ Shoqëri Sigurimi Fri, 26 Aug 2022 15:57:10 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.4 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png albsig Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/albsig/ 32 32 Përtej Kufijve të Zyrës me Ëngjëll Bakiu! https://www.albsig.al/pertej-kufijve-te-zyres-me-engjell-bakiu/ Sun, 22 May 2022 13:40:43 +0000 https://www.albsig.al/?p=11712 Manaxher i Shitjeve në Albsig ose ndryshe guida e çdo natyrëdashësi. Duam të punojmë, por edhe të bëjmë sport! Të udhëtojmë afër dhe larg, t’i ngjitemi majave, por të zbulojmë dhe shpellat nga ku buron uji i maleve… Të thithim ajër të pastër, por të provojmë dhe hajet e pijet e freskëta! Të bëjmë not, […]

The post Përtej Kufijve të Zyrës me Ëngjëll Bakiu! appeared first on Albsig.

]]>
Manaxher i Shitjeve në Albsig ose ndryshe guida e çdo natyrëdashësi.

Duam të punojmë, por edhe të bëjmë sport! Të udhëtojmë afër dhe larg, t’i ngjitemi majave, por të zbulojmë dhe shpellat nga ku buron uji i maleve… Të thithim ajër të pastër, por të provojmë dhe hajet e pijet e freskëta! Të bëjmë not, por edhe vrapime! Të shëtisim me biçikleta, të rrezitemi, por edhe të lexojmë! Të gjitha dëshirat e mësipërme përmbushen për çdo fundjavë nga Ëngjëll Bakiu, Manaxher i Shitjeve në Shoqërine e Sigurimeve Albsig.

“Bëhen 6 vite pranë Albsig dhe janë nga vitet më të bukura të karrierës sime në Departamentin e Shitjes”, kështu nis të tregojë për përvojën e tij përtej Albsig-ut, Ëngjell Bakiu, Manaxher Shitjesh në Departamentin e Sigurimit Kasko në Shoqërinë e Sigurimeve Albsig.

Në dukje është fjalëpakë e punë shumë. Është shumë strikt dhe korrekt në pozicionin e punës që ja ka besuar Albsig. Të njejtën sjellje e pasqyron dhe jashtë kufijve të zyrës së punës. Është ndër të vetmit punonjës që ka eksploruar natyrën me pellëmbë në çdo cep të Shqipërisë dhe jo vetëm. Hiking është patjetër një përvojë mahnitëse, e cila shndërrohet në një sfidë të vërtetë për menaxherin e Albsig-ut.

Prandaj hiking për këtë të fundit nuk mund të konsiderohet si sport, por si një domosdoshmëri për të ruajtur balancat e jetës, pasi balancat e jetës ruhen kur jemi në lëvizje. Dëshira për të eksploruar dhe rendja pas aventurës në natyrë i ka ardhur si domosdoshmëri gjatë 15 viteve në procesin e shitjes, edhe pse në fillimet e saj ishte e pa strukturuar si pasion. Tani mesa shikohet pasioni për natyrën dalëngadalë po i kthehet dhe në një profesion të dytë. Ndërsa tani nuk mund të thotë të njejtën gjë në këto momente pasi i është bërë pjesë e jetës dhe eksplorimi në male dhe në natyrë është një përmbushje që nuk ia ofron asgjë tjetër.

“Shkëputja nga civilizimi dhe rikthimi sërish, është kombinimi perfekt dhe nuk është luks, por nevojë”, e thekson Bakiu. Ai shton se duke eksploruar çdo natyrë vlerëson dhe atraksionet që të ofron vendi yt. Numëron me dhjetra takime me barinjtë në stane në lartësi mbi 2000 m.

Kujton me nostalgji bisedat me ta dhe prek më nga afër dhe jetesën e tyre. Kujton aventurat e ndryshme të ndodhura në malet e pa eksloruara dhe tregon me nostalgji se si kanë humbur shtegun gjatë natës dhe në mëngjes kanë gjetur një luginë të mrekullueshme. Çdo gjë duket se ja ka vlejtur për mundimin e ngjitjes, frikën dhe ankthin që ka përjetuar.

“Pas një fundjave me oksigjenim dhe energji të shpenzuara nga mundimi dhe jo nga pasiviteti, e ndien që je rikthyer në procesin normal të jetës ku të merr uria dhe etja është gjithmon në momentin e duhur. Kështu jam gati per t’u rikthyer në punën e zyrës. Kolegë dhe drejtues profesionistë që të mbajnë të motivuar gjatë gjithë javës dhe të zbukurojnë idetë dhe je i lirë të mendosh për aventurën e radhës. Të nisesh për aventurë është e pëlqyeshme, rikthimi është i detyrueshëm” përfundon së treguari Bakiu.

 

 

 

The post Përtej Kufijve të Zyrës me Ëngjëll Bakiu! appeared first on Albsig.

]]>
Dëmet pezull/Albsig me numrin me të vogël të dosjeve https://www.albsig.al/demet-pezull-albsig-me-numrin-me-te-vogel-te-dosjeve/ Mon, 24 May 2021 09:53:24 +0000 https://www.albsig.al/?p=11628   Burimi: Vizional Ndërgjegjësohet Tregu i Sigurimeve, dëmet pezull sa vijnë e pakësohen Shoqëritë e sigurimeve sa vijnë e rrisin më shumë përgjegjshmërinë ndaj klientit duke shlyer në kohë detyrimet për dëmet e shkaktuara dhe duke zvogëluar sa më shumë dëmet pezull për shkak të problematikave që ato mbartin. Ky fenomen faktohet fare qartë nga […]

The post Dëmet pezull/Albsig me numrin me të vogël të dosjeve appeared first on Albsig.

]]>
 

Burimi: Vizional

Ndërgjegjësohet Tregu i Sigurimeve, dëmet pezull sa vijnë e pakësohen

Shoqëritë e sigurimeve sa vijnë e rrisin më shumë përgjegjshmërinë ndaj klientit duke shlyer në kohë detyrimet për dëmet e shkaktuara dhe duke zvogëluar sa më shumë dëmet pezull për shkak të problematikave që ato mbartin. Ky fenomen faktohet fare qartë nga të dhënat e bëra publike së fundmi nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare lidhur me tregun e Sigurimeve. Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se ulja  e numrit të dëmeve është reflektuar dukshëm këtë vit pasi nga 12.119 dëme pezull në vitin 2020 numri tyre është ulur në 10.140 për vitin 2021. Kjo ulje reflektohet dhe në vlerat monetare të dëmeve ku në vitin 2020 vlera e dëmeve pezull ishte  7,970,906 lekë  krahasuar me vitin 2021, ku vlera ëshëe ulur në 6,575, 688 lekë. Ndër kompanitë e sigurimeve e cila kryeson tregun me numrin më të vogël të dëmeve pezull është Albsig.sh.a. Kjo e fundit duket se ka edukuar tregun duke dhënë një shembull shumë pozitiv në procesin e dëmshpërblimeve të klientëve e sidomos me ngjarjet e dy tërmeteve të fundvitit 2019. Këtë proces transparent dhe në favor të klientit tashmë prej vitesh e hasim dhe e përfitojmë në Shoqërinë e Sigurimeve Albsig.sh.a, e cila ka ndikuar jo vetëm te klientët, por ka reflektuar dhe në arritjet e shoqërisë për periudhën e deritanishme.  Për shumë vite Albsig është shoqëria e sigurimeve e para në treg që orienton dhe edukon konsumatorët rreth produkteve vullnetare. Nga statistikat e publikuara nga buletini i AMF-së Albsig.sh.a është përzgjedhur si kompania me përgjegjshmërine më të lartë ndaj shërbimeve ndaj klientit. Nga 550 dëme me vlerë 717 143 në vitin 2020 vit ku përfshihen ngjarjet madhore të tërmeteve, ka pësuar një ulje të konsiderueshme  në 2021, ku numri i dëmeve shkon në 317 dosje me vlerë 368, 544 lekë . Albsig këtë  vit krahasuar me vitin e kaluar ka një  rënie prej 233 dëmesh me vlerë 345, 599 lek (për miëe). Thënë ndryshe Albsig për vitin 2021 zë vetëm 5.60% të tregut për dëmet pezull krahasuar me 2020 që kishte 9.00 % të totalit të tregut. Këtë vit Albsig ka bërë një revulucion për të ulur në maksimum përqindjen e dëmeve pezull  ne treg ku nga statistikat këtë vit është ulur numri i dosjeve me 48.61%. Albsig rezulton të jetë në vend të parë përsa i përket numrit me të ulet të dëmeve pezull, krahasuar me një vit më parë, duke dëshmuar në këtë mënyrë me fakte reale dhe të monitoruara sipas standarteve të duhura edhe nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë së shoqërisë në raport me shërbimin ndaj klientëve të saj. Albsig  në tabelën e mëposhtme (marre nga ëeb-faqja e AMF) është ilustruar me ngjyrë të verdhë, duket se numrin më të pakët të dëmeve pezull ku sipas përfaqësuesve të Albsig një pjesë e rëndësishme e këtyre dosjeve kanë mbetur pezull për shkak të vendimeve pezull të bashkive në rastin e ngjarjeve nga tërmeti.

Shoqëritë e sigurimeve duket se janë në garë me njëra- tjetrën për të ndergjegjesuar sadopak jo vetëm tregun por të gjithë konsumatorët ne përgjithësi. Ndërgjegjësimi sa vjen e rritet sidomos tek shifrat që sa vijnë e ulen për dëmet pezull. Njëkohësisht është verenjtur edhe tek kerkesat ne rritje qe shikohen per sigurimin e banesave në rast zjarri dhe rreziqet shtesë. Këto kërkesa u shtuan më së shumti pas përvojave të kaluara nga rënia e dy tërmeteve. “Kam një pervoje shumë  të mire me kompanine e sigurimeve Albsig. Mua mu dëmtua shtëpia nga tërmeti i nëntorit dhe unë përfitova dëmshpërblim të menjëhershëm. Jam befasuar nga skuadra e Albsig e cila menjëherë pas njoftimit të rastit të dëmit ishin të gatshëm për të na dëmshpërblyer në kohë rekord dhe kundrejt standarteve të duhura”, kështu u shpreh Engjellushe Hoxha. Kjo e fundit është një nga klientet e Albsig, e cila edhe pse ka shkëputur marrëdhëniet me bankën për efektin e mbylljes së kredisë ka siguruar apartamentin e saj në mënyrë vullnetare sepse vetëm ne rastin e tërmetit ka kuptuar vlerat e një kontrate sigurimi. Përveç tërmeteve një rol të rëndësishëm për ndërgjegjësimin e konsumatorëve ka luajtur dhe pandemia e covid19. Edhe kjo e fundit ka ndikuar në ndërgjegjesimin  e konsumatorëve për sigurimin nga shëndeti. Ky ndërgjegjesim duket fare qartë nga komentet e klientëve të Albsig ku shprehen shumë të sigurtë për marrëdhenien që ato kanë me kompanine. Albsig me marrëdhëniet që ka me klientët duket që po e orienton tregun drejt produkteve vullnetare dhe drejt marrëdhënieve korrekte në rast dëmshpërblimesh.

The post Dëmet pezull/Albsig me numrin me të vogël të dosjeve appeared first on Albsig.

]]>
Endrra e Soirdios, 14-vjeçari që sfidon autizmin me kitarë realizohet nga Albsig https://www.albsig.al/endrra-e-soirdios-14-vjecari-qe-sfidon-autizmin-me-kitare-realizohet-nga-albsig/ Mon, 24 May 2021 09:46:48 +0000 https://www.albsig.al/?p=11625 Burimi: Vizional Notat e pentagramit duket sikur i lexohen te sytë e shkruar që i rrezëllin me plot shpresë. Heshtja e tij flet më shumë se sa fjalët.  Është i përqëndruar gjithmonë te muzika. Hera- herës nxjerr telefonin nga xhepi dhe nis e akordon notat muzikore. Endrra e tij për muzikën tashmë i është plotësuar […]

The post Endrra e Soirdios, 14-vjeçari që sfidon autizmin me kitarë realizohet nga Albsig appeared first on Albsig.

]]>
Burimi: Vizional

Notat e pentagramit duket sikur i lexohen te sytë e shkruar që i rrezëllin me plot shpresë. Heshtja e tij flet më shumë se sa fjalët.  Është i përqëndruar gjithmonë te muzika. Hera- herës nxjerr telefonin nga xhepi dhe nis e akordon notat muzikore. Endrra e tij për muzikën tashmë i është plotësuar falë mbështetjes së Shoqërisë së Sigurimeve Albsig. Tashmë kitara e ëndrrave i është bërë realitet vetëm fal sponsorizimit të bërë nga Albsig. Kishte vite që e praktikonte, po nuk kishte një kitarë të vetën. Ky është Soirdio Balla, 14-vjeçari nga Tirana që sfidon autizmin vetëm me kitarë. Edhe pse me aftësi ndryshe adoleshenti nga Tirana me ndihmën e familjes ka mundur të realizojë ëndrrën e tij lidhur me muzikën. Me kitare në dorë dhe me telat ndër gishta ai nis e luan menjëherë pjesët muzikore më të pëlqyerat. Kitara për adoleshentin është e gjitha bota e tij fëminore. Vetëm përmes saj ai shfaq aftësitë e tij të rralla. Portreti tij ngjall shpresë dhe ankth për familjarët. Shpres që në të ardhmen ai do sjell perlat muzikore më të arrira, ndërsa ankth sepse s’kanë mundësi financiare mbështetëse për të.

 

“Ditë pas dite, gjatë gjithë kohës mërzitej. Mendova ta çoj në një kurs pikture, pasi vizatonte çdo gjë që shihte. Por kur ne shkuam për ta regjistruar tek qendra, ai shkoi dhe kapi një kitarë. Kitarën e ka pjesën e vet të pandashme, domethënë edhe kur fle gjumë do e marrë nga këtu e do e çoj tek krevati i tij’- tha nëna Mirela Balla. Ajo shtoi se kitara është pjesë e pandarë, madje edhe në gjumë fle me të. Kjo e fundit falënderon shoqërinë Albsig që mundësoi blerjen e kitares së Soirdios për t’i plotësuar ëndrrën e tij të kahershme. “Në moshën 2-vjeçare ka shfaqur shenjat e para, po në moshën 4-vjeçare është vërtetuar që djali vuante nga një sëmundje e pashërueshme autizëm”, tregon me lot në sy Mirela. Por nga gëzimi që shikon djalin e gëzuar me kitarë në dorë mundohet të harroj çdo gjë për momentin dhe të shijoj tingujt e muzikës që ai nis të luaj. “Shpenzimet e tepërta për trajtimet e përditshme bënë që ne të mund të mos ja plotesonin deshiren per te pasur nje vegel muzikore. Po fal Shoqerise Albsig endrra e djalit tim u be realitet dhe kur e shikoj ate te lumtur duke luajtur ne kitare lumturohet e gjithe familja”, vijon se treguari Mirela Balla. Kane qene perfaqesuesit e shoqates Ictea Albania ato qe kane spikatur talentin e Soirdios ne fushen e muzikes. Vetem fal tyre dhe me mbeshtetjen e Albsig endrra e 14-vjecarit u be realitet. Shoqata ictea Albania ka mbeshtetur dhe mbeshtet target grupin e femijeve me aftesi ndryshe. Ajo ka realizuar nje sere projektesh ne qytete te ndryshme dhe ju ka ardhur ne ndihme nje numri te kunsiderueshem familjesh me probeleme te medha social-ekonomike.

The post Endrra e Soirdios, 14-vjeçari që sfidon autizmin me kitarë realizohet nga Albsig appeared first on Albsig.

]]>
Trajtimi i dëmeve, procedurat, problematikat, administrimi, kërkesat ligjore dhe rregullatore https://www.albsig.al/trajtimi-i-demeve-albsig/ Mon, 15 Apr 2019 09:29:57 +0000 https://www.albsig.al/?p=11622 Me 13 prill 2019 u zhvillua trajnimi me temë: “Trajtimi i dëmeve, procedurat, problematikat, administrimi, kërkesat ligjore dhe rregullatore”. Realizimi i këtij sesioni trajnimesh me vlera shumë të rëndësishme ka si qëllim mbarëvajtjen e punës lidhur me dëmet dhe trajtimin e tyre. Fokus të rëndësishëm ne kete trajnim zuri zbatimi me korrektësi i procedurave ligjore , standarteve, […]

The post Trajtimi i dëmeve, procedurat, problematikat, administrimi, kërkesat ligjore dhe rregullatore appeared first on Albsig.

]]>
Me 13 prill 2019 u zhvillua trajnimi me temë: “Trajtimi i dëmeve, procedurat, problematikat, administrimi, kërkesat ligjore dhe rregullatore”. Realizimi i këtij sesioni trajnimesh me vlera shumë të rëndësishme ka si qëllim mbarëvajtjen e punës lidhur me dëmet dhe trajtimin e tyre. Fokus të rëndësishëm ne kete trajnim zuri zbatimi me korrektësi i procedurave ligjore , standarteve, si dhe vlersimi i riskut.

Realizimi i këtij sesioni trajnimesh me vlera shumë të rëndësishme ka si qëllim mbarëvajtjen e punës lidhur me dëmet dhe trajtimi i demeve.  Përveç Departamentit të Dëmeve, në trajnim moren pjesë gjithë Departamentet në Drejtorinë e Përgjithshme si ato të marrjes në sigurim dhe ato të Menaxhimit/Administrimit dhe ato ndihmëse.

The post Trajtimi i dëmeve, procedurat, problematikat, administrimi, kërkesat ligjore dhe rregullatore appeared first on Albsig.

]]>
Trajnimi mbi Administrimin e Kontratave te detyrueshme motorrike https://www.albsig.al/trajnimi-mbi-administrimin-e-kontratave-te-detyrueshme-motorrike/ Mon, 15 Apr 2019 09:23:04 +0000 https://www.albsig.al/?p=11619 Me 30 mars 2019 u zhvillua trajnim nga Albsig mbi Administrimin e Kontratave te detyrueshme motorrike, Licensimin e Agjenteve dhe problematikat mbi menaxhimin dhe shitjen e kontratave. Në trajnim morën pjesë më shumë se 50 agjent dhe specialistë të marrjes në sigurim të rinj dhe me përvojë, nga të gjitha Degët e Albsig të shtrira […]

The post Trajnimi mbi Administrimin e Kontratave te detyrueshme motorrike appeared first on Albsig.

]]>
Me 30 mars 2019 u zhvillua trajnim nga Albsig mbi Administrimin e Kontratave te detyrueshme motorrike, Licensimin e Agjenteve dhe problematikat mbi menaxhimin dhe shitjen e kontratave. Në trajnim morën pjesë më shumë se 50 agjent dhe specialistë të marrjes në sigurim të rinj dhe me përvojë, nga të gjitha Degët e Albsig të shtrira në të gjithë vendin. Qëllimi i këtij sesioni trajnimi është mirëmenaxhimi i shitjeve dhe zgjidhja e problematikave te administrimit te ketyre produkteve në të gjithë rrjetin e Albsig, rritja e volumit të klientëve, si dhe aplikimi në mënyrë korrekte i sistemit të shitjes për këto kontrata. Fokus të rëndësishëm zë dhe zbatimi me korrektësi i procedurave ligjore , standarteve, si dhe vlersimit të riskut . Në mbështetje të Drejtorise se sigurimit Motorrik te detyrueshem u prezantua dhe rëndësia e kuadrit ligjore ne lidhje me mbarëvajtjen e licensimit te agjenteve. Trajnuesit jane vetë drejtuesit dhe specialistët e Departamentit të Sigurimi motorrik te Detyrueshem prane Drejtorisë së Përgjithshme të Albsig.sh.a

The post Trajnimi mbi Administrimin e Kontratave te detyrueshme motorrike appeared first on Albsig.

]]>
Trajnimi mbi produktet e sigurimit vullnetar te prones https://www.albsig.al/trajnimi-mbi-produktet-e-sigurimit-vullnetar-te-prones/ Tue, 12 Mar 2019 09:17:12 +0000 https://www.albsig.al/?p=11613 Më.dt.09.03.2019 u zhvillua trajnimi mbi produktet e sigurimit vullnetar te prones konktretisht “Zjarr” dhe “inxhinierike, CAR/EAR si dhe prezantimi I brandit te ri te Albsig. .Në trajnim morën pjesë më shumë se 40 Drejtues Degesh te Albsig ne Tirane dhe neper rrethe dhe specialiste të marrjes në sigurim të rinj dhe me përvojë. Qëllimi i […]

The post Trajnimi mbi produktet e sigurimit vullnetar te prones appeared first on Albsig.

]]>
Më.dt.09.03.2019 u zhvillua trajnimi mbi produktet e sigurimit vullnetar te prones konktretisht “Zjarr” dhe “inxhinierike, CAR/EAR si dhe prezantimi I brandit te ri te Albsig. .Në trajnim morën pjesë më shumë se 40 Drejtues Degesh te Albsig ne Tirane dhe neper rrethe dhe specialiste të marrjes në sigurim të rinj dhe me përvojë. Qëllimi i këtij sesioni trajnimi ishte shtrirja e shitjes së produkteve te Prones në të gjithë rrjetin e Albsig, rritja e volumit të klientëve, si dhe aplikimi në mënyrë korrekte i brandit te ri te Albsig. Në mbështetje të produkteve  qe perfshihen te sigurimi vullnetar i pronës konkretisht “Zjarri” dhe “inxhinierike CAR/EAR”u prezantuan  rëndësia e tyre. Trajnuesit jane vetë drejtuesit dhe specialistët e Departamentit të  Sigurimit te Prones pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Albsig. Sigurimi vullnetar i pronës është një pjesë që të gjithë duhet ti kushtojnë rëndesi

The post Trajnimi mbi produktet e sigurimit vullnetar te prones appeared first on Albsig.

]]>
Albsig mbështet teatrin “Migjeni” me shfaqjen “Jugori” https://www.albsig.al/albsig-mbeshtet-teatrin-migjeni-me-shfaqjen-jugori/ Mon, 25 Feb 2019 09:12:51 +0000 https://www.albsig.al/?p=11610 Shoqëria e Sigurimeve Albsig e njohur si promotore e vlerave artistike e kulturore, këtë fundvit ka mbështetur vënien në skenë të dramës “Jugori” me regji të Dino Mustafiq dhënë në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Përgjegjësia sociale, promovimi i vlerave kulturore të vendit, të njerëzve të shquar të artit, mbështetja për ata që kanë bërë histori. […]

The post Albsig mbështet teatrin “Migjeni” me shfaqjen “Jugori” appeared first on Albsig.

]]>
Shoqëria e Sigurimeve Albsig e njohur si promotore e vlerave artistike e kulturore, këtë fundvit ka mbështetur vënien në skenë të dramës “Jugori” me regji të Dino Mustafiq dhënë në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Përgjegjësia sociale, promovimi i vlerave kulturore të vendit, të njerëzve të shquar të artit, mbështetja për ata që kanë bërë histori. Por, nuk është vetëm kaq, mbështetja e Albsig nuk prek vetem fushen e artit dhe kulturë por është kudo, dhe vazhdon të mbetet një nga parimet kryesore . Për drejtoren e teatrit dhe aktorët shfaqja “Jugori” është një revolucion për teatrin “Migjeni” dhe mbështetja e bërë nga shoqëria e Sigurimeve Albsig është vlerësuar më së shumti nga të gjithë. “I jemi falenderues Bashkisë Shkodër dhe bizneseve mbështetëse dhe sidomos Shoqërisë së Sigurimeve Albsig që me mbështetjen e tyre financiare mundëm të finalizojmë dhe të realizojmë dramën “Jugori”, një dramë kjo shume aktuale për ditët e sotme.”, u shpreh Rita Gjeka ,drejtore e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Albsig mbetet e angazhuar në përgjegjësinë sociale të korporatës me synimin për të kontribuar në qëndrueshmërinë dhe përmirësimin e kushteve sociale, kulturore , shëndetësore dhe mjedisore të komunitetit në vend. Albsig mbështet teatrin me dhurime, sponsorizime, trajnime dhe metoda të tjera te ngjashme per ta forcuar sa me shume imazhin dhe besueshmerine në treg për 2019.
Albsig mbështet teatrin

The post Albsig mbështet teatrin “Migjeni” me shfaqjen “Jugori” appeared first on Albsig.

]]>
Albsig, pjesmarrëse në Ditën e Karrierës 2018. “Hidh Hapin Tënd” https://www.albsig.al/albsig-ne-diten-e-karrieres/ Thu, 26 Apr 2018 09:07:53 +0000 https://www.albsig.al/?p=11607 Dita e Karrieres 2018. “Hidh Hapin Tënd”. Event ky i organizuar nga Fakulteti Ekonomise,Universiteti i Tiranes zhvilluar me dt.19 prill 2018. Ne panairin e “Dites se karrierës”,moren pjese 60 kompani te cilat ekspozuan ofertat e punës në Fakultetin e Ekonomisë, ku mes tyre ishte dhe Albsig pjese e Kastrati Group. Shoqeria jone gjithmone eshte spikatur […]

The post Albsig, pjesmarrëse në Ditën e Karrierës 2018. “Hidh Hapin Tënd” appeared first on Albsig.

]]>
Dita e Karrieres 2018. “Hidh Hapin Tënd”. Event ky i organizuar nga Fakulteti Ekonomise,Universiteti i Tiranes zhvilluar me dt.19 prill 2018. Ne panairin e “Dites se karrierës”,moren pjese 60 kompani te cilat ekspozuan ofertat e punës në Fakultetin e Ekonomisë, ku mes tyre ishte dhe Albsig pjese e Kastrati Group. Shoqeria jone gjithmone eshte spikatur si mbeshtetese e brezave te rinje ne rrugen e Karrieres. Kompanite e pranishme në event ekspozuan ofertat mbi praktikat mësimore, internshipet, mundësitë e punësimit, trajnimet dhe workshopet. Albsig.sh.a pjese e Kastrati Group ka qene dhe është gjithmonë e hapur ndaj punëkërkuesve të rinj, me dëshirë për të mësuar dhe për të zhvilluar edhe më tej aftësitë personale dhe profesionale, duke u dhënë hapësirën e kerkuar per te perfituar sadopak eksperiencë në fushën e sigurimeve. Shoqeria e Sigurimeve Albsig ofron mjedisin e duhur për zhvillimin profesional dhe mundësinë e aplikimit të aftësive për profesionistët njekohesisht mbeshtet shume fort dhe brezin e ri te studenteve. Stenden e Albsig e vizituan dhe aplikuan rreth 90 studente ku shumica prej tyre pervec kerkesave per internshipet kerkuan dhe mundesi punesimi dhe praktikimi. Ne kuader te mbeshtetjes se studenteve pjesmarres ne panairin “Dita e Karrieres” Albsig, 10 prej studenteve me te mire pjesmarres ne panair ua mundesoi internshipin prane departamenteve perkatese.

The post Albsig, pjesmarrëse në Ditën e Karrierës 2018. “Hidh Hapin Tënd” appeared first on Albsig.

]]>
Paketa Albsig Superior https://www.albsig.al/paketa-albsig-superior/ Wed, 28 Mar 2018 09:04:54 +0000 https://www.albsig.al/?p=11604 Ju e dini që për mua, familja është shumë e rëndësishme dhe për ta siguruar kam zgjedhur ALBSIG! Kemi zgjedhur paketën e sigurimit të shëndetit “ALBSIG SUPERIOR” dhe përfitoj “Check Up” vjetër dhe përfitime në rast shtrimi në spital deri në vlerën 10,000 Euro, të gjithë në spitalet më të mira private. ALBSIG, pjesë e […]

The post Paketa Albsig Superior appeared first on Albsig.

]]>
Ju e dini që për mua, familja është shumë e rëndësishme dhe për ta siguruar kam zgjedhur ALBSIG! Kemi zgjedhur paketën e sigurimit të shëndetit “ALBSIG SUPERIOR” dhe përfitoj “Check Up” vjetër dhe përfitime në rast shtrimi në spital deri në vlerën 10,000 Euro, të gjithë në spitalet më të mira private.

ALBSIG, pjesë e Kastrati Group, është një garanci më shumë për sigurinë e shëndetit tim dhe familjes time!

Për të përfituar paketën e sigurimit të shëndetit “ALBSIG SUPERIOR” mund të me e-mail në adresën [email protected], në adresën Rruga “George Ë. Bush”, Nr.10 Tiranë, Tel: +355 42254764, Cel :+355 68 20 52 744 dhe në çdo pikë ALBSIG në rrethe.

The post Paketa Albsig Superior appeared first on Albsig.

]]>
Inagurohet AUTO STAR ALBANIA SH.A, Përfaqësia ekskluzive e MERCEDES BENZ në Shqipëri https://www.albsig.al/inagurohet-auto-star-albania-sh-a-perfaqesia-ekskluzive-e-mercedes-benz-ne-shqiperi/ Thu, 08 Jun 2017 08:11:50 +0000 https://www.albsig.al/?p=11587 Shqipëria ka tani sallonin më të madh në Ballkan të ekspozimit dhe shitjes së automjeteve të gjigandit Mercedes-Benz. Në një ceremoni madhështore, Kastrati Group inauguroi Auto Star Albania Sh.A, distributor ekskluziv i markës prestigjioze Mercedes-Benz në Shqipëri. Në një natë festive figura të artit, biznesit dhe politikës, shijuan luksin dhe fjalën e fundit të teknologjisë […]

The post Inagurohet AUTO STAR ALBANIA SH.A, Përfaqësia ekskluzive e MERCEDES BENZ në Shqipëri appeared first on Albsig.

]]>
Shqipëria ka tani sallonin më të madh në Ballkan të ekspozimit dhe shitjes së automjeteve të gjigandit Mercedes-Benz. Në një ceremoni madhështore, Kastrati Group inauguroi Auto Star Albania Sh.A, distributor ekskluziv i markës prestigjioze Mercedes-Benz në Shqipëri. Në një natë festive figura të artit, biznesit dhe politikës, shijuan luksin dhe fjalën e fundit të teknologjisë që Daimler AG dhe Mercedes-Benz sjellin në Shqipëri. “U deshën mbi 13 milionë Euro që ky projekt madhështor të kthehej në realitet. Jemi krenarë që përfaqësojmë denjësisht Mercedes-Benz dhe moton e tij “The best or nothing” – tha Zv. Presidenti i Kastrati Group, Z. Leonard Kastrati. Gjatë festës së Auto Star Albania u shfaq një dokumentar mbi historinë 25 vjeçare të suksesit të presidentit të Kastrati Group, Z.Shefqet Kastrati.

 

The post Inagurohet AUTO STAR ALBANIA SH.A, Përfaqësia ekskluzive e MERCEDES BENZ në Shqipëri appeared first on Albsig.

]]>