Sigurimi nga Vjedhja
Home » Sigurimi nga Vjedhja
SIGURIMI I PRONËS DHE PASURISË
PRODUKTE TË TJERA SIGURIMI
PUBLIKIME ZYRTARE
SIGURIMI NGA VJEDHJA
Rreziqet si vjedhja mund të ndodhin atëherë kur s’e pret. Është shqetësuese të mendosh për mundësinë e vjedhjes në banesë, apo në biznesin tënd. Raste të tilla janë bërë mjaft të zakonshme këto ditë. Pavarësisht nëse jeni pronar apo qiramarrës, nëse keni pajisje, mobilje, vepra arti dhe sende të tjera me vlerë, një Policë Sigurimi nga Vjedhja ju shërben si shpëtimtar financiar në rast të incidenteve të tilla.
ÇFARË PËRFSHIN POLICA E SIGURIMIT NGA VJEDHJA
Për t’u mbrojtur nga çdo akt vjedhjeje, apo tentativë që rezulton në dëmtim të tyre, mund të siguroni të gjitha sendet apo objektet me vlerë si më poshtë:
- Pajisje e sende shtëpiake
- Pajisje zyre
- Makineri e pajisje teknologjike
- Mallra
- Objekte të vlefshme
- Sende me vlerë
- Letra me vlerë
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e objekteve të sigururara që rrjedhin nga vjedhja, apo veprimet në tentativë.