Sigurimi Kids/Youth
Home » Sigurimi Kids/Youth
SIGURIMI I AKSIDENTEVE DHE SHËNDETIT
PRODUKTE TË TJERA SIGURIMI
PUBLIKIME ZYRTARE
SIGURIMI KIDS/YOUTH
Me rritjen e kostove të kujdesit mjekësor dhe mundësinë e lartë të sëmundjeve të papritura, sigurimi i cilësisë së shëndetit tuaj nuk është diçka që mund të anashkalohet, por një faktor shumë i domosdoshëm për t’u marrë parasysh. Pavarësisht nëse jeni në vitet e para të shkollimit, apo do të filloni universitetin, ekzistojnë plane sigurimi për nxënës dhe studentë. Kjo policë; jo vetëm që do t’ju mbajë të shëndetshëm në ambjentet e shkollës dhe do t’ju ndihmojë të kurseni para, por shumica e kolegjeve dhe universiteteve jashtë vendit kërkojnë dëshmi të sigurimit shëndetësor të studentëve.
ÇFARË PËRFSHIN
- Shpenzimet e trajtimit mjekësor në të gjitha entet shëndetësore;
- Paaftësinë e përhershme të plotë ose të pjesshme sipas kushteve të sigurimit;
- Vdekjen ose zhdukjen e shkaktuar nga aksidenti,etj.
DËMET E MBULUARA
- Helmimi akut
- Mbytja
- Dëmtime të shkaktuara nga sforcime fizike (me përjashtim të hernies)
- Asfiksia me origjinë jo patologjike
- Mungesa e përvojës apo pakujdesitë,etj.
SIGURIMI BËHET PËR:
- FËMIJËT – sipas këtyre Kushteve të Sigurimit janë të miturit mbi moshën 0-15 vjeç, të cilët frekuentojnë ciklin e arsimit para-universitar, ose të ashtuquajturin arsim të detyrueshëm.
- Të rinjtë – sipas këtyre Kushteve të Sigurimit janë personat madhore perkatesisht nga mosha (15-25 vjec) te cilet kryejnë studimet universitare, pasuniversitare, fakultetin e dyte etj.