Sigurimi i Parave në Kasafortë
SIGURIMI I MJETEVE MONETARE DHE BANKËS
PRODUKTE TË TJERA SIGURIMI
PUBLIKIME ZYRTARE
SIGURIMI I PARAVE NË KASAFORTË
Paratë dhe transaksionet monetare janë absolutisht thelbësore për çdo biznes! Por kur keni të bëni me para, ekziston gjithmonë një rrezik dhe ne e kuptojmë këtë. Humbja në para si pasojë e grabitjeve apo vjedhjeve mund të jetë katastrofike. Kjo është arsyeja pse Polica Albsig e Sigurimit të Parave në Kasafortë mbron paratë e biznesit tuaj në 24 orë! Ky sigurim mbulon humbjen ose dëmin e mjeteve monetare të siguruara në kasafortë /kasë ndaj vjedhjes, grabitjes përmes hyrjes apo daljes me dhunë apo forcërisht nga objekti i siguruar, duke ofruar mbrojtje për çdo Bankë, Shoqëri Këmbimi Valutor, apo institucion tjetër financiar që ruan apo administron mjete monetare.
ÇFARË PËRFSHIN
Polica e Sigurimit të Parave në Kasafortë mbulon dëme dhe humbje në kartmonedha të ruajtura në:
- Kasafortë
- Cashtronik
- Kasë
DËMET E MBULUARA
Do të dëmshpërbleheni për humbjet monetare në rastet e:
- Vjedhjes ose tentativës për vjedhje të tyre,
- Grabitjes (hyrjes dhe/ose daljen me forcë dhe/ose të dhunshme)