Sigurimi i Makinerive (MI)
SIGURIMET INXHINIERIKE
PRODUKTE TË TJERA SIGURIMI
PUBLIKIME ZYRTARE
SIGURIMI I MAKINERIVE (MI)
Kostoja e prishjes së makinerive dhe pajisjeve mund të jetë e konsiderueshme dhe kjo mund të ndodhë mjaft shpesh duke përbërë rrezik të lartë për shëndetin financiar të veprimtarisë suaj për shkak të kostos së lartë të restaurimit. Sigurimi i pronës së biznesit zakonisht nuk paguan për aksidentet e makinerive dhe pajisjeve, veçanërisht duke pasur parasysh shkaqet unike të avarive të tyre, ndaj dhe sigurimi i makinerive (MI) është i nevojshëm për këto rreziqe më të pazakonta. Ne do të punojmë me ju për të vlerësuar rreziqet dhe për të hartuar e negociuar një policë sigurimi të përshtatur, e cila do të mbrojë kompaninë tuaj nga prishja e pajisjeve, dëmtimi i pronës dhe ndërprerjet e biznesit.
ÇFARË PËRFSHIN
Polica jonë e sigurimit të Makinerive (MI) përfshin të gjitha makineritë dhe pajisjet e veprimtarisë suaj si:
- Njësitë e prodhimit të energjisë
- Impiantet e shpërndarjes së energjisë
- Makineritë e prodhimit
- Pajisjet ndihmëse, etj.
DËMET E MBULUARA
Mbulojmë dëmet e shkaktuara nga aksidente si:
- Projektimi i gabuar
- Gabimet profesionale
- Shkaqe elektrike
- Mungesa/Ndërprerja e ujit
- Shpërthimi fizik
- Stuhia/Ngrica/Akulli
Apo nga rreziqe të jashtme si:
- Tërmeti
- Përmbytja
- Zjarri
- Vjedhja, etj