Sigurimi i Garancisë së Ofertës
Home » Sigurimi i Garancisë së Ofertës
SIGURIMI I GARANCIVE
PRODUKTE TË TJERA SIGURIMI
PUBLIKIME ZYRTARE
SIGURIMI I GARANCISË SË OFERTËS
Është tepër e rëndësishme që shpallësit e tenderave të prokurimit publik të sigurohen që kompanitë pjesëmarrëse në tender të kenë kapacitetin financiar për të ekzekutuar kontratën. Mund të ndodhë që fituesi i një tenderi të mos jetë vërtet në gjendje të përmbushë kontratën për mungesë burimesh financiare. Albsig ofron garancinë e detyrueshme për tendera të prokurimit publik, duke ju mbrojtur nga rreziqet që vijnë si pasojë e shkeljes së kërkesave tuaja me anë të Sigurimit të Garancisë së Ofertës për kompanitë pjesëmarrëse në tender.
ÇFARË PËRFITONI
- Zgjidhni problemin e mosbesimit të ndërsjellë ndërmjet të dyja palëve të një transaksioni duke lehtësuar proçesin.
- Lehtësoni presionin financiar.
- Eleminoni problemet dhe shpenzimet që rrjedhin nga proçeset gjyqësore.
ÇFARË MBULOHET
- Tërheqja ose ndryshimi i ofertës para ose pas afatit përfundimtar të paraqitjes.
- Refuzimi i nënshkrimit të kontratës së prokurimit.
- Mosparaqitja e sigurimit të kontratës, kur oferta është shpallur fituese ose mosplotësimi i kushteve përpara nënshkrimit të kontratës.
- Kthimi i çdo vlere monetare të paguar në rast të konfiskimit të vlerës së sigurimit të ofertës.