Politikat e Privatësisë për Qëllime Marketingu
ALBSIG sh.a.
NJOFTIM MBI PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE
PËR QËLLIME MARKETINGU
Lidhur me opsionin: “Dëshiroj të marr oferta dhe informacione për sigurimet nga ALBSIG”
━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━
Ky njoftim shpjegon se si ALBSIG sh.a. përpunon të dhënat tuaja personale kur zgjidhni opsionin “Dëshiroj të marr oferta dhe informacione për sigurimet nga ALBSIG”. Ju lutemi ta lexoni këtë njoftim përpara se të jepni pëlqimin tuaj. Dhënia e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale për qëllime marketingu është plotësisht vullnetare dhe nuk përbën kusht për lidhjen, blerjen apo administrimin e kontratës suaj të sigurimit. Nëse vendosni të jepni pëlqimin tuaj, ALBSIG mund t’i përdorë të dhënat tuaja personale për t’ju dërguar oferta, informacione dhe komunikime promocionale në lidhje me produktet dhe shërbimet e saj, në përputhje me këtë njoftim dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. |
Dokument: | Njoftim mbi Përpunimin e të Dhënave Personale për Qëllime Marketingu |
Versioni / Data e hyrjes në fuqi: | 1.0 / __ / __ / 2026 |
1. Kush është përgjegjës për të dhënat tuaja
Kontrolluesi i të dhënave tuaja personale për qëllimet e përshkruara në këtë njoftim është Shoqëria e Sigurimit ALBSIG sh.a.
Për çdo pyetje lidhur me këtë njoftim, përpunimin e të dhënave tuaja personale ose ushtrimin e të drejtave tuaja, mund të kontaktoni Nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (NMDH) në adresën:
E-mail: [email protected]
2. Çfarë të dhënash përpunojmë për këtë qëllim
Kur jepni pëlqimin duke përzgjedhur checkbox-in për marrjen e ofertave dhe informacioneve nga ALBSIG, përpunojmë vetëm të dhënat personale që janë të nevojshme për t’ju dërguar komunikime marketingu dhe promocionale:
Kategoria e të dhënave | Shembuj | Burimi |
Të dhëna identifikuese | Emër, mbiemër | Të dhëna të dhëna prej jush gjatë aplikimit, blerjes ose administrimit të policës së sigurimit. |
Të dhëna kontakti | Adresa e e-mailit, numri i telefonit | Të dhëna të dhëna prej jush gjatë aplikimit, blerjes ose administrimit të policës së sigurimit. |
Të dhëna që lidhen me produktet e sigurimit | Llojet e produkteve ose policave të sigurimit që keni blerë ose për të cilat keni kërkuar informacion apo ofertë | Të dhëna të disponueshme në sistemet e ALBSIG në kuadër të marrëdhënies suaj me Shoqërinë. |
Për qëllime marketingu, ALBSIG nuk përdor kategori të veçanta të të dhënave personale, si të dhënat që lidhen me shëndetin, dhe nuk përdor të dhëna financiare të detajuara për qëllime të dërgimit të komunikimeve promocionale.
3. Për çfarë do t’i përdorim të dhënat tuaja
Të dhënat personale të përmendura më sipër do të përdoren për t’ju dërguar komunikime marketingu dhe promocionale lidhur me produktet dhe shërbimet e ALBSIG, përfshirë:
· informacione mbi produkte dhe shërbime të reja të sigurimit të ofruara nga ALBSIG;
· oferta, promocione dhe zbritje që lidhen me produktet dhe shërbimet e ALBSIG;
· informacione dhe oferta që mund të jenë më të përshtatshme për ju, duke marrë parasysh marrëdhënien tuaj ekzistuese me ALBSIG dhe produktet e sigurimit që keni blerë ose për të cilat keni kërkuar informacion
Për shembull, nëse keni një policë sigurimi për përgjegjësinë motorike, ALBSIG mund t’ju informojë edhe për produkte të tjera sigurimi që mund të jenë të lidhura me nevojat tuaja.
Ndarja e të dhënave për qëllime marketingu
ALBSIG nuk i shet dhe nuk i jep me qira të dhënat tuaja personale palëve të treta për qëllimet e tyre të pavarura të marketingut.
Në rast se ALBSIG angazhon një palë të tretë për të ofruar shërbime marketingu ose komunikimi në emër dhe për llogari të saj, kjo palë do t’i përpunojë të dhënat personale vetëm sipas udhëzimeve të ALBSIG dhe në përputhje me detyrimet ligjore dhe kontraktore për mbrojtjen e të dhënave personale.
4. Kanalet e komunikimit
Në varësi të të dhënave të kontaktit që na keni dhënë dhe kanaleve për të cilat keni dhënë pëlqimin tuaj, ALBSIG mund t’ju dërgojë komunikime marketingu nëpërmjet:
· E-mailit;
· SMS-së;
· telefonit.
Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj ose të kundërshtoni marrjen e komunikimeve marketingu në çdo kohë, në përputhje me mënyrat e përcaktuara në këtë njoftim.
5. Baza ligjore e përpunimit
Përpunimi i të dhënave tuaja personale për qëllime marketingu bazohet në pëlqimin tuaj, të dhënë në mënyrë të lirë, të informuar dhe të qartë, në përputhje me nenin 7, shkronja “a”, të Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Pëlqimi juaj për marketing është vullnetar dhe nuk përbën kusht për lidhjen, blerjen ose administrimin e kontratës suaj të sigurimit.
ALBSIG nuk do t’ju dërgojë komunikime marketingu nëse nuk keni dhënë më parë pëlqimin tuaj në mënyrë aktive për këtë qëllim.
6. Pëlqimi juaj është i pavarur nga kontrata e sigurimit
Dhënia ose mosdhënia e pëlqimit tuaj për marrjen e komunikimeve marketingu është plotësisht vullnetare dhe nuk përbën kusht për lidhjen, blerjen ose administrimin e kontratës suaj të sigurimit.
Mosdhënia ose tërheqja e këtij pëlqimi:
· nuk ndikon në mundësinë tuaj për të blerë ose lidhur një policë sigurimi;
· nuk ndikon në çmimin e policës suaj të sigurimit;
· nuk ndikon në cilësinë e shërbimeve që ju ofrohen nga ALBSIG.
Kjo është në përputhje me parimin që pëlqimi për një përpunim që nuk është i nevojshëm për përmbushjen e kontratës nuk duhet të kushtëzojë ofrimin e kontratës ose të shërbimit.
Komunikime që nuk konsiderohen marketing
Komunikimet që janë të nevojshme për administrimin e marrëdhënies suaj të sigurimit nuk konsiderohen komunikime marketingu dhe mund t’ju dërgohen pavarësisht pëlqimit tuaj për marketing.
Këto mund të përfshijnë, sipas rastit, komunikime lidhur me:
· administrimin e policës suaj të sigurimit;
· pagesat dhe detyrimet që lidhen me kontratën;
· ndryshimet ose njoftimet e nevojshme lidhur me kontratën;
· rikujtesa ose komunikime të tjera që janë të nevojshme në kuadër të marrëdhënies suaj me ALBSIG.
Këto komunikime përpunohen mbi bazën ligjore përkatëse, në varësi të natyrës dhe qëllimit të komunikimit, dhe nuk bazohen në pëlqimin tuaj për marketing.
7. Sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja për këtë qëllim
Të dhënat tuaja personale të përdorura për qëllime marketingu ruhen për aq kohë sa pëlqimi juaj mbetet i vlefshëm dhe për sa kohë që ekziston nevoja për përmbushjen e qëllimit për të cilin është dhënë.
Për qëllime të këtij përpunimi, ALBSIG do të rishikojë periodikisht vlefshmërinë e pëlqimit tuaj dhe nevojën për vazhdimin e përpunimit të të dhënave për marketing.
Në çdo rast, të dhënat tuaja nuk do të përdoren për qëllime marketingu për një periudhë më të gjatë se 3 (tre) vjet nga data e dhënies së pëlqimit, përveç rastit kur pëlqimi rinovohet ose ripërtërihet nga ju.
Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Pas tërheqjes së pëlqimit, ALBSIG do të ndalojë përdorimin e të dhënave tuaja për qëllime marketingu.
Pas përfundimit të periudhës së ruajtjes ose tërheqjes së pëlqimit, të dhënat do të fshihen ose anonimizohen, përveç rasteve kur ruajtja e tyre kërkohet ose lejohet mbi një bazë tjetër ligjore.
8. Të drejtat tuaja
E drejta | Si e ushtroni |
Tërheqja e pëlqimit | Mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, pa asnjë kosto, duke na kontaktuar në [email protected] ose duke përdorur opsionin “Çabonohu” (unsubscribe) në fund të çdo email-i promocional. |
E drejta për të kundërshtuar përpunimin | Mund të kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë, pa pasur nevojë të jepni një arsye. Për të kundërshtuar marrjen e komunikimeve promocionale nëpërmjet SMS-ve, mund të plotësoni Formularin e Kërkesës për Kundërshtimin e Përpunimit për Qëllime Marketingu, bashkëlidhur kësaj Politike, dhe ta paraqisni pranë ALBSIG sh.a. Për komunikimet promocionale nëpërmjet postës elektronike, e drejta për kundërshtim mund të ushtrohet edhe nëpërmjet opsionit “Unsubscribe” të përfshirë në fund të çdo komunikimi promocional. |
Akses dhe korrigjim | Mund të kërkoni informacion dhe akses në të dhënat personale që përpunojmë për ju, si edhe korrigjimin ose plotësimin e të dhënave që janë të pasakta ose të paplota. |
Fshirja | Mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale të përpunuara për qëllime marketingu, kur plotësohen kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. |
Ankesa | Nëse vlerësoni se të drejtat tuaja në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale janë cenuar, keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë autoritetit kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale. |
9. Ndryshime në këtë njoftim
Nëse ndryshojmë mënyrën se si i përdorim të dhënat tuaja për qëllime marketingu, do të përditësojmë këtë njoftim dhe do të shënojmë datën e re të hyrjes në fuqi.
Nëse ndryshimi është thelbësor dhe kërkon një pëlqim të ri sipas legjislacionit në fuqi, do t’ju informojmë dhe do t’ju kërkojmë pëlqimin përkatës.
FORMULAR KËRKESE
Për kundërshtimin e përpunimit të të dhënave personale për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë
1. Të dhënat e subjektit të të dhënave
Emër Mbiemër: __________________________
Numër telefoni: __________________________
E-mail: _________________________________
Nr. i policës/kontratës (nëse aplikohet): __________________
2. Kërkesa
Unë, i nënshkruari/a, kërkoj që ALBSIG sh.a. të ndalojë përpunimin e të dhënave të mia personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe të mos më dërgojë më komunikime promocionale nëpërmjet:
☐ SMS
☐ Telefonata promocionale
☐ Të gjitha kanalet e mësipërme
3. Deklarimi
Deklaroj se, në përputhje me nenin 19 të Ligjit nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, kundërshtoj përpunimin e të dhënave të mia personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë. E kuptoj se për ushtrimin e kësaj të drejte nuk kërkohet dhënia e një arsyeje.
Data: _______________
Nënshkrimi: __________________
4. Për përdorim nga ALBSIG sh.a.
Data e marrjes së kërkesës: _______________
Nr. i regjistrimit: _______________________
Kanali i marrjes së kërkesës:
☐ Fizikisht
☐ Degë
☐ Tjetër: _____________
Data e përditësimit të preferencës së marketingut: _______________
Personi përgjegjës për trajtimin e kërkesës: ______________________
Data e përfundimit të kërkesës: __________________
Statusi:
☐ Përfunduar
☐ Në proces