sigurimi i prones Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/sigurimi-i-prones/ Shoqëri Sigurimi Tue, 28 Nov 2023 10:12:35 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.4 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png sigurimi i prones Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/sigurimi-i-prones/ 32 32 Sigurimi i Pronës: Ku dhe Si? https://www.albsig.al/sigurimi-i-prones-albsig/ Wed, 17 Nov 2021 10:53:44 +0000 https://www.albsig.al/?p=11643 Sigurimi i pronës dhe sigurimi i pasurisë së paluajtshme është një sigurim, i cili duhet të bëhet pothuajse nga çdo njeri. Asnjë nga ne nuk është i sigurt përsa i përket sigurimit të pronës dhe sigurimit të pasurisë së paluajtshme, sepse ne nuk mund t’i parashikojmë dhe të mbrohemi nga katastrofat natyrore, vjedhjet, zjarret, etj. […]

The post Sigurimi i Pronës: Ku dhe Si? appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi i pronës dhe sigurimi i pasurisë së paluajtshme është një sigurim, i cili duhet të bëhet pothuajse nga çdo njeri. Asnjë nga ne nuk është i sigurt përsa i përket sigurimit të pronës dhe sigurimit të pasurisë së paluajtshme, sepse ne nuk mund t’i parashikojmë dhe të mbrohemi nga katastrofat natyrore, vjedhjet, zjarret, etj. dhe të gjithë ne jemi të rrezikuar në këtë aspekt.

Na lejoni ne te Albsig t’ju ndihmojmë të mbroni pronën ku jetoni dhe pasuritë e tjera të paluajtshme. Ka dy lloje politikash sigurimi, që mund të zgjidhni për të siguruar pronën tuaj:

  • Sigurimi nga vjedhja
  • Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë

Sigurimi nga Vjedhja

Ky sigurim është i domosdoshëm, për të gjithë shtëpitë, zyrat dhe pasuritë e tjera. Ne nuk                                                                                                                                                                                  mund ta parashikojmë nëse mund të na ndodhë diçka e tillë apo kur do të na ndodhi? Shumë njerëz mund të thonë, që: “Unë e kam siguruar pronën time me kamera dhe roje, asgjë nuk mund të më ndodhë.” Ekperienca na ka treguar që fatkeqësisht dhe me ato sisteme sigurimi bizneset dhe shtëpitë përsëri vidhen dhe për të qenë plotësisht të sigurt duhet sigurimi nga vjedhja.

Albsig i ofron sigurimin nga vjedhja, çdo personi juridik apo fizik, që kërkon të sigurojë pajisjet dhe sendet shtëpiake, mallrat, objektet e vlefshme, sendet me vlerë, etj.

Sigurimi nga vjedhja mbron pronarin nga humbjet, dëmtimi dhe shkatërrimi i objekteve të sigurura.

Sigurimi nga Zjarri dhe Rreziqet Shtesë

Rreziku nga zjarri është një rrezik shumë i lartë që i kanoset çdo prone. Prona juaj mund të digjet nga zjarri prej ndonjë aksidenti të shkaktuar nga ju, nga shkaqe natyrore si rrufeja, përmbytjet ose tërmeti. Ky sigurim ju mbron ju dhe familjen tuaj nga këto rreziqe duke bërë që ju mos të humbisni asgjë nga prona juaj dhe në raste të tilla fatkeqësie.

Sigurimi i pronës jo vetëm, që ju mbron nga humbja e pasurive të paluajtshme, sendeve dhe mallrave, por ju mbron dhe psikologjikisht, pasi prej sigurimit të pronës ju mund të flini të qetë dhe të sigurtë. Kjo për arsye, sepse në çdo rast ju dhe familja juaj jeni të mbrojtur.

Sigurimit nga zjarri mund t’i shtoni dhe mbulim nga rreziqe të tjera shtesë, si sigurimi nga përmbytja, stuhia, breshëri dhe tërmeti. Rreziqe, të cilat kohët e fundit në Shqipëri duket se po shtohen. Sigurimi nga tërmeti ju mbron ju dhe familjen tuaj të mos mbeteni të pastrehë, në raste tërmeti dhe ju mbulon rikonstrukturimin e shtëpisë.

Albsig prej vitesh ndodhet pranë jush, duke ju mbrojtur dhe duke ofruar politika sigurimi, të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e aseteve tuaja. Qëndroni të sigurtë fizikisht dhe psikolgjikisht, mbrojini pasuritë tuaja me sigurim prone dhe sigurim të pasurive të paluajtshme me Albsig.

Nëse akoma jeni në mëdyshje nëse duhet ta mbroni pronën tuaj apo jo, informohuni më shumë me agjentët tanë. Mund të na kontaktoni nëpërmjet email-it, telefonit, duke plotësuar formën e kontaktit, ose të na vizitoni në zyrat tona, ku ne do të jemi më se të lumtur t’ju informojmë më shumë rreth politikave të sigurimit, sigurimit të pronës dhe sigurimit të pasurive.

 

 

 

 

 

 

 

The post Sigurimi i Pronës: Ku dhe Si? appeared first on Albsig.

]]>
3 Llojet e Sigurimit që i Duhen të Gjithëve https://www.albsig.al/3-llojet-e-sigurimit-qe-i-duhen-te-gjitheve/ Thu, 21 Oct 2021 10:46:18 +0000 https://www.albsig.al/?p=11637 Ndërkohë, që nuk mund t’i parandalojmë të papriturat, ndonjëherë mund të marrim njëfarë mbrojtjeje. Janë tre llojet e sigurimit që i duhen të gjithëve. Sigurimi ka për qëllim të na mbrojë, të paktën financiarisht, nëse ndodhin gjëra të caktuara. Por ka mundësi të shumta sigurimi, dhe shumë ekspertë financiarë do të thonë që ju duhet […]

The post 3 Llojet e Sigurimit që i Duhen të Gjithëve appeared first on Albsig.

]]>
Ndërkohë, që nuk mund t’i parandalojmë të papriturat, ndonjëherë mund të marrim njëfarë mbrojtjeje. Janë tre llojet e sigurimit që i duhen të gjithëve. Sigurimi ka për qëllim të na mbrojë, të paktën financiarisht, nëse ndodhin gjëra të caktuara. Por ka mundësi të shumta sigurimi, dhe shumë ekspertë financiarë do të thonë që ju duhet t’i keni të gjitha. Mund të jetë e vështirë të përcaktoni se çfarë sigurimi ju nevojitet vërtet, por në këtë artikull Albsig do t’ju ndihmojë të gjeni atë që ju duhet. 

Blerja e llojit dhe sasisë së duhur të sigurimit përcaktohet gjithmonë nga situata juaj specifike. Faktorë të tillë si fëmijët, mosha, mënyra e jetesës dhe përfitimet e punës luajnë një rol kur ndërtoni portofolin tuaj të sigurimeve. Ekzistojnë, megjithatë, tre llojet e sigurimit që shumica e ekspertëve financiarë rekomandojnë që ne të gjithë të kemi: jetën, shëndetin dhe makinën.

Sigurimi i Jetës

Përfitimet më të mëdha të sigurimit të jetës përfshijnë aftësinë për të mbuluar shpenzimet tuaja të varrimit dhe për të siguruar ata që lini pas. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni një familje që varet nga paga juaj për të paguar faturat. Ekspertët e industrisë sugjerojnë një politikë të sigurimit të jetës që mbulon 10 herë të ardhurat tuaja vjetore, por ky është një numër që jo të gjithë mund ta përballojnë.

Kur vlerësoni sasinë e mbulimit të sigurimit të jetës që ju nevojitet, mos harroni të merrni parasysh jo vetëm shpenzimet e funeralit, por edhe shpenzimet e përditshme të jetesës. Këto mund të përfshijnë pagesat e hipotekës, huatë e papaguara, borxhin e kartës së kreditit, taksat, kujdesin për fëmijët dhe kostot e ardhshme të universitetit.

Ka dy lloje themelore të sigurimit të jetës: Sigurimi i jetës tradicionale dhe jetës me terma.

 E shpjeguar thjesht, sigurimi i jetës tradicionale mund të përdoret si një mjet i të ardhurave, si dhe një instrument sigurimi. Për sa kohë që vazhdoni të paguani primet mujore, e gjithë jeta juaj është e siguruar. 

Jeta me terma, nga ana tjetër, është një politikë që ju mbulon për një kohë të caktuar. Ka dallime të tjera të konsiderueshme midis dy llojeve të sigurimeve, kështu që ju mund të dëshironi të kërkoni këshillën e një eksperti financiar para se të vendosni se cila është më e mira për ju. Faktorët që duhen marrë parasysh përfshijnë moshën tuaj, profesionin dhe numrin e fëmijëve që keni.

 

Sigurimi i Shëndetit

Statistikisht, ju dhe familja juaj jeni vetëm një sëmundje serioze larg falimentimit. 

Mos lejoni që ju dhe familja juaj të vuani financiarisht dhe psikologjikisht nga sëmundje të papritura. 

 

Sigurimi i Makinës

Sipas statistikave nga Instat vetëm gjatë muajit gusht të vitit 2021 kanë ndodhur 134 aksidente rrugore. Me këto statistika është e rëndësishme të keni një sigurim për makinën tuaj. 

Nëse i jepni mjetit tuaj pa sigurim dhe ju ndodh një aksident, gjobat ndoshta do të jenë barra juaj më e vogël financiare. Nëse ju, një pasagjer, ose shoferi tjetër jeni lënduar në aksident, sigurimi i automjeteve do të mbulojë shpenzimet dhe do t’ju ndihmojë t’ju mbrojë nga çdo proces gjyqësor që mund të rezultojë nga aksidenti. Sigurimi i automjeteve gjithashtu mbron automjetin tuaj kundër vjedhjes, vandalizmit ose fatkeqësive natyrore, të tilla si një uragan ose incidente të tjera të lidhura me motin.

Përsëri, si me të gjitha sigurimet, rrethanat tuaja individuale do të përcaktojnë koston e sigurimit të automjeteve. Për t’u siguruar që merrni sigurimin e duhur për ju, krahasoni disa kuota tarifash dhe mbulimin e ofruar dhe kontrolloni periodikisht për të parë nëse kualifikoheni për tarifa më të ulëta bazuar në moshën tuaj, rekordin e drejtimit ose zonën ku jetoni.

Si përfundim 

Shumica e ekspertëve pajtohen se jeta, shëndeti, dhe sigurimi i automjeteve janë tre llojet e sigurimeve që duhet të keni. Nëse mendoni se sigurimi është i shtrenjtë, mospasja e tij është shumë më e kushtueshme.

 

The post 3 Llojet e Sigurimit që i Duhen të Gjithëve appeared first on Albsig.

]]>
4 Avantazhet e Sigurimit të Pronës https://www.albsig.al/4-avantazhet-e-sigurimit-te-prones-albsig/ Mon, 27 Sep 2021 10:03:57 +0000 https://www.albsig.al/?p=11631 Avantazhet e Sigurimit të Pronës janë të shumta. Sigurimi i pronës është lloji i sigurimit nga  humbjet që mbron pronën ose pasuritë tuaja në formën e ndërtesës dhe përmbajtjen e saj. Ky lloj sigurimi ndahet në dy kategori; sigurimi nga zjarri dhe sigurimi nga të gjitha rreziqet. Mbrojtje maksimale   Një shtëpi së bashku me […]

The post 4 Avantazhet e Sigurimit të Pronës appeared first on Albsig.

]]>
Avantazhet e Sigurimit të Pronës janë të shumta. Sigurimi i pronës është lloji i sigurimit nga  humbjet që mbron pronën ose pasuritë tuaja në formën e ndërtesës dhe përmbajtjen e saj. Ky lloj sigurimi ndahet në dy kategori; sigurimi nga zjarri dhe sigurimi nga të gjitha rreziqet.

Mbrojtje maksimale

 

Një shtëpi së bashku me përmbajtjen e saj është një pronë e vlefshme me vlerën më të madhe financiare. Asetet e tilla duhet të marrin mbrojtje maksimale kundër të gjitha llojeve të rrezikut të humbjes të shkaktuar nga dëmtimet, humbjet ose shqetësimet e tjera.

 

Dështimi në krijimin e mbrojtjes për pasuritë tuaja të vlefshme mund të rezultojë në një humbje që mund të përkeqësojë seriozisht gjendjen tuaj financiare. Aq më tepër nëse nuk keni një sasi mjaft të madhe fondi rezervë emergjence.

 

Më poshtë janë disa nga artikuj të cilët mbulohen nga një sigurim prone, si në përfitimet kryesore ashtu edhe në ato shtesë.

 

  • Ndërtesa 
  •  Bizhuteri dhe sende të tjera të vlefshme
  • Pajisjet shtëpiake dhe orenditë si divan, tavolinë, televizor, kondicioner, DVD player ose pajisje të tjera elektronike
  • Përgjegjësia juridike e palëve të treta
  • Mbrojtja për aksidentet personale të shkaktuara nga dëmtimi i incidenteve të ndërtesës
  • Përfitime të tjera shtesë.

 

4 Arsyet pse Sigurimi i Pronës është i Rëndësishëm

Ekzistojnë të paktën gjashtë (6) arsye të dukshme pse sigurimi i pronës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ju që ta keni. Më poshtë gjeni të listuara arsyet:

 

1. Mbron Shtëpinë dhe Përmbajtjen e saj

 

Funksioni kryesor i sigurimit të pronës është të ofrojë mbrojtje për shtëpinë tuaj dhe përmbajtjen e saj.

 

Mbrojtja për pronën tuaj mbulon të gjitha llojeve të rrezikut të dëmeve të shkaktuara nga zjarri, fatkeqësitë natyrore ose faktorë të tjerë. Ai gjithashtu mbulon rrezikun e humbjes për shkak të vjedhjes ose veprimeve të tjera kriminale.

 

2. Ofron një ndjenjë sigurie

Ekzistenca e mbrojtjes së sigurimit të pronës kundër rreziqeve të pasigurta të humbjes siç janë zjarri, fatkeqësitë natyrore, vjedhjet, dhe kështu me radhë ju jep një paqe mendore dhe siguri si pronar i aseteve.

 

Nëse ato rreziqe ndodhin dhe ju pësoni humbje, kompania e sigurimeve do të japë kompensimin e duhur dhe ju nuk do të humbisni asgjë.

3. Mban larg shqetësimet financiare

 

Imagjinoni nëse e gjithë ndërtesa e shtëpisë tuaj dhe përmbajtja e saj digjen. Ju me siguri do të pësoni një humbje të madhe financiare. Kostot e riparimit dhe zëvendësimit për të gjitha ato prona janë sigurisht të konsiderueshme.

 

Sigurimi i pronës jep kompensim për atë humbje, në mënyrë që gjendja juaj financiare të mbetet e mbrojtur.

4. Ju ofron një vend të përkohshëm për të qëndruar

 

Nëse rreziku i humbjeve ndodh dhe ju shkakton humbjen e shtëpisë tuaj, sigurimi i pronës ju ofron një vend të përkohshëm për të qëndruar falas ose t’ju kompensojë për tarifën e qirasë së vendit të përkohshëm.

Redukto Rrezikun 

Nëse tashmë i dini arsyet pse sigurimi i pronës është i rëndësishëm, pse jeni akoma duke e  lënë pronën tuaj pa mbrojtje?

Edhe pse rreziku i humbjeve mund të mos ndodhë me pronat tuaja, të kesh një sigurim prone do të minimizonte me sukses ndikimin e atyre rreziqeve.

Atëherë mund të keni një jetë të qetë dhe të këndshme.

 

The post 4 Avantazhet e Sigurimit të Pronës appeared first on Albsig.

]]>
Trajnimi mbi produktet e sigurimit vullnetar te prones https://www.albsig.al/trajnimi-mbi-produktet-e-sigurimit-vullnetar-te-prones/ Tue, 12 Mar 2019 09:17:12 +0000 https://www.albsig.al/?p=11613 Më.dt.09.03.2019 u zhvillua trajnimi mbi produktet e sigurimit vullnetar te prones konktretisht “Zjarr” dhe “inxhinierike, CAR/EAR si dhe prezantimi I brandit te ri te Albsig. .Në trajnim morën pjesë më shumë se 40 Drejtues Degesh te Albsig ne Tirane dhe neper rrethe dhe specialiste të marrjes në sigurim të rinj dhe me përvojë. Qëllimi i […]

The post Trajnimi mbi produktet e sigurimit vullnetar te prones appeared first on Albsig.

]]>
Më.dt.09.03.2019 u zhvillua trajnimi mbi produktet e sigurimit vullnetar te prones konktretisht “Zjarr” dhe “inxhinierike, CAR/EAR si dhe prezantimi I brandit te ri te Albsig. .Në trajnim morën pjesë më shumë se 40 Drejtues Degesh te Albsig ne Tirane dhe neper rrethe dhe specialiste të marrjes në sigurim të rinj dhe me përvojë. Qëllimi i këtij sesioni trajnimi ishte shtrirja e shitjes së produkteve te Prones në të gjithë rrjetin e Albsig, rritja e volumit të klientëve, si dhe aplikimi në mënyrë korrekte i brandit te ri te Albsig. Në mbështetje të produkteve  qe perfshihen te sigurimi vullnetar i pronës konkretisht “Zjarri” dhe “inxhinierike CAR/EAR”u prezantuan  rëndësia e tyre. Trajnuesit jane vetë drejtuesit dhe specialistët e Departamentit të  Sigurimit te Prones pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Albsig. Sigurimi vullnetar i pronës është një pjesë që të gjithë duhet ti kushtojnë rëndesi

The post Trajnimi mbi produktet e sigurimit vullnetar te prones appeared first on Albsig.

]]>