Sigurimi Kompleks i Bankave (BBB)
Home » Sigurimi Kompleks i Bankave (BBB)
SIGURIMI I MJETEVE MONETARE DHE BANKËS
PRODUKTE TË TJERA SIGURIMI
PUBLIKIME ZYRTARE
SIGURIMI KOMPLEKS I BANKAVE (BBB)
Në kushtet e sotme të ekzistencës së bankave apo institucioneve të tjera financiare, është bërë e vështirë të parashikohet zhvillimi i tregut dhe i ekonomisë globale. Gjithashtu, në kushte të vështira ekonomike, janë rritur rreziqet e humbjeve për shkak të veprimeve të pandershme të personelit, krimeve kompjuterike, si dhe vjedhjeve gjatë transportit dhe ruajtjes së mjeteve monetare. Polica e Sigurimit Kompleks i ofrohet çdo Banke apo Institucioni Financiar si një mbrojtje domethënëse ndaj këtyre rreziqeve duke ndihmuar në vazhdimësinë e veprimtarisë suaj financiare.
ÇFARË PËRFSHIN
Në mbulimin e Policës Albsig të Sigurimit Kompleks të Bankave përfshihen:
1) Pandershmëria e punonjësve në raste:
- Mashtrimi financiar me qëllim fitimi
- Përvetësimi parash
- Vjedhjeje
- Dëmtimi,shkatërrimi, keqpërdorimi të pasurisë së institucionit
- Falsifikime çeqesh, transfertash, dokumentash financiare
- Vjedhje informacioni konfidencial, etj
2) Transporti në raste:
- Humbjeje apo dëmtimi të pasurisë
- Humbjeje apo dëmtimi të mjeteve financiare
3) Zyrat dhe përmbajtjet e tyre në raste:
- Vjedhjeje ose tentative për vjedhje
- Dëmtimi keqdashës ose vandalizmi
4) Zotërimi fizik faktik i Garancive
5) Paratë e falsifikuara