siguracion i biznesit Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/siguracion-i-biznesit/ Shoqëri Sigurimi Tue, 21 Feb 2023 14:48:34 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.4 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png siguracion i biznesit Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/siguracion-i-biznesit/ 32 32 Çfarë duhet të sigurojë një biznes https://www.albsig.al/cfare-duhet-te-siguroje-nje-biznes/ Fri, 15 Jul 2022 13:52:55 +0000 https://www.albsig.al/?p=11191 Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që  të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj. Në varësi […]

The post Çfarë duhet të sigurojë një biznes appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që  të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj. Në varësi te demit ju mund te rrezikoni mbylljen e  biznesit tuaj. Megjithëse ju mund të mos keni nevojë të përfitoni shpesh nga polica e sigurimit, vetëm një përdorim i saj mund të garantojë menjëherë mbulimin e kostove, duke ju shpëtuar nga rreziku i falimentimit.

Ja disa nga policat kryesore të sigurimit për biznese, të cilat mbulojnë financiarisht biznesin dhe investimin tuaj:

1- Sigurimi i pronës

Sigurimi i pronës së biznesit, i njohur gjithashtu si sigurimi i pronës komerciale, mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj. Ky lloj sigurimi biznesi ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.

2– Sigurimi i makinerive

Polica e sigurimit të makinerive mbron biznesin tuaj nga kostot e larta të riparimit në rast defektesh të rënda, apo dëmtimi, si dhe ju mbron në rast se jeni të detyruar të ndërprisni aktivitetin tuaj për një periudhë kohe, në pritje të riparimit. Në varësi të llojit të makinerive, rreziqeve specifike ndaj të cilëve janë të ekspozuara si dhe të vlerës së tyre monetare, ekspertët e sigurimit, bëjnë vlerësimin dhe përcaktojnë policën e përshtatshme për biznesin tuaj.

3 Sigurimi i përgjegjësisë së aktivitetit

Çdo biznes duhet të jetë i pajisur me policën e sigurimit të përgjegjësisë. Kjo policë ofron mbrojtje ndaj incidenteve të palëve të treta, si lëndime trupore, apo dëmtime të pronës, të cilat mund të çojnë në ngritje padish dhe të kenë pasoja financiare të rënda. Sigurimi i përgjegjësisë publike, mbulon shpenzimet tuaja në rast kur ju duhet të dëmshpërbleni, të paguani për kujdesin mjekësor, apo për shpenzimet ligjore në rast padish.

4- Sigurimi i përgjegjësisë së produktit

Ky lloj mbulimi mbron biznesin tuaj nga kostot nëse një produkt nuk funksionon siç duhet dhe i shkakton dëm një pale të tretë. Sa më shumë produkte që prodhoni dhe krijoni, aq më të mëdha janë shanset që një nga produktet të ketë një defekt. Disa nga bizneset që sigurojnë  përgjegjësinë e produktit janë Dyqanet, Distributorët, Prodhuesit, Restorantet, etj. Polica e sigurimit të përgjegjësisë së produktit mbulon dëmshpërblimet, shpenzimet ligjore dhe faturat mjekësore.

5- Sigurimi i përgjegjësive të ndërtimit

Nëse keni një biznes ndërtimi, ju kërkohet të keni një policë sigurimi të përgjegjësisë së ndërtuesit. Ky mbulim mbron nga gabimet e ndërtimit ose humbjet e shkaktuara gjatë projektimit të një ndërtese. Sigurimi i Përgjegjësisë së Ndërtuesit është i detyrueshëm për të gjithë ndërtuesit dhe për çdo objekt të përfunduar, qoftë ky pallat, shtëpi private, vilë, hotel, apo çfarëdo objekti tjetër. Sigurimet EAR (Sigurimi nga rreziqet në montim) dhe CAR (Sigurimi nga rreziqet në ndërtim), janë gjithashtu dy mbulime të domosdoshme për çdo sipërmarrje ndërtimi, të cilat ofrojnë mbulim për dëmtime dhe aksidente që ndodhin gjatë montimit, apo ndërtimit, duke parandaluar vonesat apo ndërprerjen e punës për një kohë të gjatë.

6- Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre. Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar. Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë. Minatorët, punonjësit e ndërtimit, punonjësit në industrinë metalurgjike, etj, janë disa nga kategoritë më të rrezikuara për të cilat sigurimi nga aksidentet është i domosdoshëm.

7- Sigurimi i përgjegjësisë profesionale

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale mbron profesionistët nga humbjet dhe dëmet që i shkaktohen palëve të treta, duke shmangur rrezikun e humbjeve të rënda financiare. Ekonomistët, përfaqësuesit e auditit, inspektorët, vlerësuesit, doktorët, dentistët, ndihmësmjeket, farmacistët, avokatët, etj, janë disa nga profesionistët që kanë të nevojshëm sigurimin e përgjegjësisë profesionale në rast të gabimeve, apo dëmeve të tjera që iu shkaktohen palëve të treta. Nëse keni një biznes që ofron shërbime profesionale, duhet të merrni në konsideratë një policë të tillë për të mbrpjtur profesionistët tuaj dhe biznesin nga padi të kushtueshme ligjore.

8- Sigurimi i parave në kasafortë

Shumë biznese qarkullojnë dhe menaxhojnë shuma të konsiderueshme parash në të përditshmen e tyre dhe ju duhet të marrin çdo masë për t’i ruajtur sa më mirë ato. Sigurimi i parave në kasafortë është polica më e vlefshme kur është fjala për të mbrojtur mjetet monetare të biznesit nga vjedhjet dhe grabitjet.

Çdo biznes; i vogël apo i madh, duhet të ketë një plan të mirë të menaxhimit të rrezikut që ofron siguri per te perballuar situata të vështira dhe të kushtueshme. Zbatimi i një plani të duhur sigurimi do të mbrojë biznesin tuaj nga humbjet që mund të dëmtojnë veprimtarinë, apo edhe ta mbyllin përfundimisht atë. Sigurimi  eshte tregues  standarti per biznesin tuaj.

Albsig ofron të gjitha sigurimet e nevojshme për çdo sipërmarrje tuajën dhe vë në dispozicion ekspertizë profesionale për të vlerësuar në mënyrë të efektshme rreziqet, duke ju mundësuar mbulimin më të përshtatshëm për bizinesin tuaj.

The post Çfarë duhet të sigurojë një biznes appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi i shëndetit për bizneset – Përfitim i ndërsjellë https://www.albsig.al/sigurimi-i-shendetit-per-bizneset-perfitim-i-ndersjelle-albsig/ Sat, 16 Apr 2022 13:32:50 +0000 https://www.albsig.al/?p=11706 Një sërë studimesh të kryera mbi rëndësinë e përfitimeve që një kompani ofron për punonjësit e saj kanë treguar se sigurimi i shëndetit është parësori për nga rëndësia që ka për çdo punonjës, por edhe për efektin pozitiv në performancën e kompanisë. Punonjësit janë thelbësorë në suksesin e një biznesi dhe një prej aseteve më […]

The post Sigurimi i shëndetit për bizneset – Përfitim i ndërsjellë appeared first on Albsig.

]]>
Një sërë studimesh të kryera mbi rëndësinë e përfitimeve që një kompani ofron për punonjësit e saj kanë treguar se sigurimi i shëndetit është parësori për nga rëndësia që ka për çdo punonjës, por edhe për efektin pozitiv në performancën e kompanisë. Punonjësit janë thelbësorë në suksesin e një biznesi dhe një prej aseteve më të rëndësishme dhe si çdo aset tjetër, duhet siguruar. Përpos kësaj, periudhat e gjata të pandemisë kanë shtuar pasigurinë jo vetëm për punonjësit, por edhe për kompanitë në lidhje me shëndetin dhe ruajtjen e produktivitetit në punë. Paketat e sigurimit të shëndetit për bizneset ofrojnë një sërë përfitimesh që pëmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella, shtojnë produktivitetin dhe rrisin besueshmërinë, sepse një ekip i shëndetshëm bën një biznes të suksesshëm.

Çfarë përfitojnë punonjësit?

Pavarësisht shërbimit mjekësor publik falas, në shumë raste, punonjësit zgjedhin të mos tregojnë kujdes parandalues ndaj problemeve të mundshme shëndetësore për shkak të radhëve të gjata, burokracive, apo për mungesë kushtesh. Polica e sigurimit shëndetësor të punonjësit është një përfitim i madh, veçanërisht për ata që nuk përballojnë dot ekonomikisht shtrimet emergjente në spital, dhe për më tepër përfshin kontrollin vjetor rutinë dhe shërbime të tjera që përmban paketa e sigurimit shëndetësor e zgjedhur nga kompania. Rrjeti spitalor i kompanisë së sigurimeve mundëson trajtim preferencial në qendrat më të mira mjekësore, duke e bërë punonjësin të ndihet edhe më i vlerësuar.

Çfarë përfiton kompania?

Çdo biznes ka nevojë për talente dhe profesionistë të kualifikuar që zhvillojnë dhe çojnë përpara kompaninë. Pavarësisht se sigurimi i shëndetit mund të mos jetë arsyeja kryesore që një punonjës të zgjedhë të punojë në kompaninë tuaj, është pa dyshim një nga arsyet më të rëndësishme dhe veçanërisht për qëndrimin afatgjatë në vendin e punës çka garanton edhe investimin tuaj. Shëndeti i mirë fizik dhe moral në kompani, rrit performancën dhe ju bën punëdhënës të besueshëm për stafin tuaj.

Përse Albsig është zgjedhja e duhur për bizneset?

Ne kemi ndërtuar një biznes të suksesshëm që është gjithmonë në rritje dhe jemi një shembull mjaft i mirë suksesi falë edhe vlerësimit dhe kujdesit që tregojmë ndaj çdo pjesëtari të stafit tonë. Përparësia që i japim klientëve dhe marrëdhënia e besimit që krijojmë me secilin prej tyre forcon në afatgjatësi bashkëpunimin me përfitime të qëndrueshme për klientët tanë.

Paketat e sigurimit të shëndetit Albsig janë të standardeve më cilësore dhe të përshtatura për çdo klient; qoftë biznes, qoftë individ. Shërbimi i shpejtë dhe kujdesi i veçantë që tregojmë ndaj klientëve tanë, na bën gjithmonë e më shumë zgjedhjen e parë dhe më të sigurt.

The post Sigurimi i shëndetit për bizneset – Përfitim i ndërsjellë appeared first on Albsig.

]]>
Bizneset e vogla: Si të punojmë të sigurtë https://www.albsig.al/bizneset-e-vogla-si-te-punojme-te-sigurte-albsig/ Mon, 21 Feb 2022 12:44:25 +0000 https://www.albsig.al/?p=11672  Gjeni këtu një listë kontrolli të gjërave që mund të bëni për të promovuar një mjedis pune të sigurtë dhe të shëndetshëm. 1.      Kontrolloni mbulimin e sigurimit: Pronari i biznesit mban përgjegjësi nëse diçka shkon keq në vendin ku operon biznesi ose gjatë operacioneve të ndryshme jashë biznesit. Bisedoni me agjentin tuaj të sigurimit për […]

The post Bizneset e vogla: Si të punojmë të sigurtë appeared first on Albsig.

]]>
 Gjeni këtu një listë kontrolli të gjërave që mund të bëni për të promovuar një mjedis pune të sigurtë dhe të shëndetshëm.

1.      Kontrolloni mbulimin e sigurimit:

Pronari i biznesit mban përgjegjësi nëse diçka shkon keq në vendin ku operon biznesi ose gjatë operacioneve të ndryshme jashë biznesit. Bisedoni me agjentin tuaj të sigurimit për t’u siguruar që keni sasinë dhe llojin e duhur të mbulimit në mënyrë që biznesi, stafi dhe klientët tuaj të mbrohen.

Sipas ligjit, ka disa gjëra që duhet të bëni për të mbajtur një vend pune të sigurt dhe të shëndetshëm. INSPEKTORATI SHTETËROR I PUNËS DHE SHËRBIMEVE SHOQËRORE është përgjegjës për zbatimin e këtyre ligjeve. Shkoni te https://inspektoriatipunes.gov.al  për më shumë informacion.

 

2.      Bëni një listë të rreziqeve:

Biznese të ndryshme mund të kenë nevoja shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për sigurinë në vendin e punës. Pavarësisht se në çfarë industrie jeni, është një ide e mirë të auditoni biznesin tuaj për rreziqet e mundshme dhe çështjet e sigurisë. ALBISG ofron një listë kontrolli për të ndihmuar pronarët e bizneseve të vlerësojnë vendin e tyre të punës për rreziqet që mund të jenë unike për ta.

3.      Trajnoni stafin për sigurinë:

Siguria në vendin e punës fillon me trajnimin e stafit tuaj për të bërë gjërat siç duhet. Sigurohuni që biznesi juaj të ketë një plan të qartë për futjen e punonjësve të rinj që përfshin trajnime dhe protokolle sigurie, si dhe një sistem për të verifikuar që ata e kanë mësuar atë.

 

4.      Mirëmbani pajisjet:

Punonjësit tuaj kanë të drejtë të përdorin pajisje dhe makina që janë të sigurta. Sigurohuni që çdo pajisje e nevojshme për të bërë biznes inspektohet dhe mirëmbahet rregullisht dhe që punonjësve u kërkohet të raportojnë çdo dëmtim ose riparim të nevojshëm.

 

5.      Jepni përparësi ndihmës së parë:

Pavarësisht se sa i sigurt është vendi juaj i punës, nuk mund të parandaloni gjithçka. Biznesi juaj duhet të jetë i pajisur me furnizimet bazë të ndihmës së parë dhe që punonjësit të dinë se si t’i aksesojnë dhe t’i përdorin ato.

6.      Zbatoni pushimet e nevojshme:

A e dini se lodhja mund të jetë shkaku kryesor i aksidenteve në punë? Kur jemi të lodhur, kemi më shumë gjasa të bëjmë gabime të thjeshta dhe aftësitë tona ulen. Edukoni punonjësit tuaj për rreziqet e punës kur janë të lodhur dhe zbatoni pushimet e nevojshme gjatë orarit të punës.

 

7.      Planifikoni Emergjencat:

Asnjë pronar biznesi nuk dëshiron të mendojë se do t’i ndodhë një zjarr i madh, fatkeqësi kombëtare ose sulm i sigurisë kibernetike. Por kalimi i suksesshëm i ngjarjeve të rralla, por jo të padëgjuara, varet nga paramendimi serioz se mund të ndodhin dhe më pas planifikimi i një përgjigjeje efektive. Përveçse keni një plan, merrni kohë për të bërë një test testimi se si do t’i përgjigjeshit emergjencave të zakonshme, si zjarri ose përmbytja, me stafin tuaj.

 

Për çdo pyetje të sigurimit në lidhje me biznesin, telefononi ose kontaktoni duke klikuar këtu.

The post Bizneset e vogla: Si të punojmë të sigurtë appeared first on Albsig.

]]>
Si të kursejmë tek siguracioni i biznesit https://www.albsig.al/si-te-kursejme-tek-siguracioni-i-biznesit/ Mon, 21 Feb 2022 12:40:23 +0000 https://www.albsig.al/?p=11669 Çdo lloj biznesi vjen me rreziqet e veta unike. Kur bëhet fjalë te siguracioni i biznesit tuaj, ju duhet  të siguroheni që keni mbulimin e nevojshëm dhe nuk dotë paguani për mbulim, që nuk ju nevojitet. Pra, si mund të siguroheni që po merrni marrëveshjen më të mire, por duke mos e vënë në rrezik […]

The post Si të kursejmë tek siguracioni i biznesit appeared first on Albsig.

]]>
Çdo lloj biznesi vjen me rreziqet e veta unike. Kur bëhet fjalë te siguracioni i biznesit tuaj, ju duhet  të siguroheni që keni mbulimin e nevojshëm dhe nuk dotë paguani për mbulim, që nuk ju nevojitet. Pra, si mund të siguroheni që po merrni marrëveshjen më të mire, por duke mos e vënë në rrezik biznesin tuaj?

 

Mënyrat për të kursyer te siguracioni i biznesit:

1.      Punoni me një agjent sigurimesh:

Sigurimi mund të jetë i ndërlikuar dhe madje edhe pronari më i përgatitur mund të mos jetë i vetëdijshëm për të gjitha llojet e mbulimeve që janë në dispozicion. Një agjent sigurimesh në Albsig mund t’ju ndihmojë me një panoramë të qartë të të gjitha rreziqeve dhe detyrimit të biznesit tuaj, duke përfshirë gjërat, që mund të mos i keni marrë parasysh.

 

2.      Planfikoni përpara në kohë:

Policat e sigurimit janë si biletat e avionit, sa më parë ti planifikoni apo ti prenotoni aq më e lartë do të jetë skonto që do t’ju bëhet. Ju kurseni para duke u siguruar më përpara. Gjithsesi rreziku i biznesit mund të ndryshojë. Përpara se të rinovoni politikën e sigurimit të biznesit, krijoni një listë të detajuar pyetjesh dhe ndryshimesh në biznesin tuaj.

 

3.      Krijoni paketa të personalizuara për biznesin tuaj:

Vlerësoni rreziqet e biznesit tuaj dhe krijoni paketa të personalizuara. Ashtu si me sigurimin tuaj personal, shpesh mund të merrni zbritje kur blini polica të shumta nga e njëjta kompani sigurimesh. Kontrolloni me agjentin tuaj për të parë se cilat janë opsionet për mundësitë e kursimit.

 

4.       Ulja e rrezikut:

Një mënyrë tjetër jo shumë e dukshme për të kursyer në sigurimin e biznesit është duke hedhur një sy në profilin tuaj të rrezikut për të parë nëse ka ndonjë gjë, që mund të bëni për të minimizuar rrezikun në mënyrë, që të shmangni nevojën për shumë mbulim.  Kjo mund të nënkuptojë përmirësimin e pajisjeve tuaja, shtimin e veçorive të sigurisë në vendin tuaj të biznesit ose investimin në trajnime ose edukim për veten ose punonjësit tuaj.

Mënyra të tjera për të minimizuar profilin e rrezikut të kompanisë suaj përfshijnë:

  • Sigurimin që të gjithë punonjësit të jenë të trajnuar mirë, si në pozicionet e tyre ashtu edhe në aftësitë, procedurat dhe pritshmëritë e sigurisë.
  • Mbrojtjen e të dhënave tuaja nga sulmet kibernetike me një sistem të fortë sigurie.
  • Të kuptuarit se cilat ligje, politika dhe kode zbatohen për biznesin tuaj dhe të siguroheni që jeni në përputhje.
  • Punësimin e një juristi.
  • Zhvillimin e planeve të qarta për situatat emergjente, duke përfshirë fatkeqësitë natyrore, zjarret dhe aksidentet.

Një politikë e fortë dhe gjithëpërfshirëse sigurimi biznesi është një domosdoshmëri për çdo pronar. Gjithsesi nuk keni përse të shpenzoni shuma marramendëse për një policë sigurimi. Kërkoni mundësi për të kursyer, gjeni mënyra për ta mbajtur profilin e rrezikut të biznesit tuaj sa më të ulët që të jetë e mundur, në këtë formë ju mund ta mbani biznesin të sigurtë dhe të mbrojtur.

 

Për çdo pyetje të sigurimit të biznesit tuaj, telefononi ose kontaktoni https://web.albsig.al/#/business-insurance/form.

The post Si të kursejmë tek siguracioni i biznesit appeared first on Albsig.

]]>
Siguracioni i Biznesit https://www.albsig.al/siguracioni-i-biznesit-albsig/ Thu, 21 Oct 2021 10:50:47 +0000 https://www.albsig.al/?p=11640 Çfarë është siguracioni i biznesit?    Siguracioni i biznesit është ai lloj sigurimi, i cili ndihmon kompanitë të mbrojnë asetet e tyre financiare, pronën intelektuale dhe vendin fizik nga aksidentet  e paparashikuara, të cilat sjellin humbje të mëdha. Sigurimi i biznesit përfshin mbrojtjen, nga kushtet natyrore, vjedhjet, gjygjet , sëmundjet e punonjësve, etj.    Pse […]

The post Siguracioni i Biznesit appeared first on Albsig.

]]>
Çfarë është siguracioni i biznesit? 

 

Siguracioni i biznesit është ai lloj sigurimi, i cili ndihmon kompanitë të mbrojnë asetet e tyre financiare, pronën intelektuale dhe vendin fizik nga aksidentet  e paparashikuara, të cilat sjellin humbje të mëdha. Sigurimi i biznesit përfshin mbrojtjen, nga kushtet natyrore, vjedhjet, gjygjet , sëmundjet e punonjësve, etj. 

 

Pse duhet ta siguroni biznesin tuaj? 

Është jetësore për bizneset e vogla të vlerësojnë llojet e sigurimit të biznesit dhe ta sigurojnë biznesin e tyre, sepse këto biznese janë më të ekzpozuara ndaj incidentëve dhe humbjeve të mëdha. Pra nëse jeni një biznes i vogël, Albsig ju rekomandon ta siguroni biznesin tuaj për të ulur rrezikun e humbjeve të mëdha, por edhe nëse jeni një biznes i madh sigurimi i biznesit është jetësor dhe mbulon dëmet ndaj biznesit. 

 

Llojet e sigurimit të biznesit: 

Ka disa opsione të ndryshme kur vjen puna tek sigurimi i biznesit. Mbulimi i humbjeve dhe sigurimi i biznesit varen nga një sërë faktorësh, si industria ku bën pjesë biznesi, vendndodhja, numri i punonjësve dhe madhësia. Me shumë mundësi gjatë rritjes dhe ndryshimit të biznesit me kalimin e kohës ju do të ndryshoni edhe llojin e sigurimit të biznesit. 

 

Politikat e përgjegjësisë profesionale

 

Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit, ndaj humbjeve apo dëmeve që i shkaktohen palëve të treta, ndaj gabimeve, neglizhencës apo mosveprimit profesional, harresës gjatë ushtrimit të profesionit, siç janë: Avokati, Noteri, Arkitekti, Ekonomisti, Audituesi, Dentisti,

Farmacisti, etj. Pa sigurimin e biznesit të gjitha këto kosto bien mbi ju. 

 

Politikat e sigurimit të përgjithshëm  

Sigurimi i përgjithshëm i biznesit është një nga politikat më të zakonshme dhe më të këshillueshme. Kjo politikë e sigurimit të biznesit e mbulon biznesin tuaj ndaj çdo humbje dhe ndaj çdo lloj aksidenti. Gjithashtu mbulon çdo kosto ligjore nga hedhjet në gjygj, të cilat në mungesë të sigurimit të biznesit do të mbulohej nga ju. 

 

Politika e sigurimit të pronës në biznes 

Nëse një biznes nuk ka bërë sigurimin e pronës, vendit fizik ku po vepron atëherë çdo dëm do të paguhet nga biznesi vetë. Sigurimi i pronës i ndihmon bizneset të paguajnë dhe të riparojnë dëmet pa kosto shtesë. Tek bizneset e vogla rreziku për falimentim pas një dëmtimi të pronës janë shumë të mëdha, për këtë arsye ekspertët e Albsig rekomandojnë sigurimin e pronës dhe sigurimin e biznesit. 

 

Sigurimi i makinës në biznes 

Nëse kompania juaj ka makina dhe mjete të cilat përdoren për veprimtaritë e biznesit, atëherë, ato duhet të jenë patjetër të siguruara. Sepse sipas statistikave ka një përqindje shumë të lartë se mjetet do të dëmtohen gjatë përdorimit të tyre, prej incidenteve dhe aksidentëve të ndryshme. 

 

Ajo çfarë ne tek Albsig  rekomandojë është se çdo biznes duhet ta sigurojë biznesin e tij. Sigurimi i Biznesit e mbron biznesin tuaj nga rreziqe të papritura, të cilat i shkaktojnë humbje shumë të madhe biznesit tuaj, sidomos bizneseve të vogla, të cilat e kanë shumë të vështirë rimëkëmbjen pas humbjeve të mëdha. 

The post Siguracioni i Biznesit appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi i banesave/bizneseve https://www.albsig.al/sigurimi-i-banesave-bizneseve/ Wed, 28 Mar 2018 08:54:44 +0000 https://www.albsig.al/?p=11601 Sigurimi i banesave Albsig Mbroni pronën tuaj nga rreziqet natyrore dhe jo vetëm. Dhe po aq e rëndësishme sa sigurimi i pasurisë tuaj, është dhe kompania që zgjidhni. ALBSIG, pjesë e Kastrati Group, është një garanci më shumë për sigurinë e pronës dhe pasurisë tuaj. Sigurimi i banesave Albsig Shërbimet e sigurimi të pasurisë nga […]

The post Sigurimi i banesave/bizneseve appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi i banesave Albsig

Mbroni pronën tuaj nga rreziqet natyrore dhe jo vetëm. Dhe po aq e rëndësishme sa sigurimi i pasurisë tuaj, është dhe kompania që zgjidhni. ALBSIG, pjesë e Kastrati Group, është një garanci më shumë për sigurinë e pronës dhe pasurisë tuaj.

Sigurimi i banesave Albsig

Shërbimet e sigurimi të pasurisë nga ALBSIG përfshijnë, sigurimin e shtëpive, apartamenteve, dyqaneve, magazinave, zyrave apo objekteve të tjera, makinerive, pajisjeve dhe inventarit të tyre ekonomik si dhe sigurimin e formave të tjera të pasurisë suaj nga rreziqet natyrore të tilla si; zjarri, eksplozioni, tërmetet, përmbytjet, stuhitë, rrëshqitjet e tokës etj.

Për më shumë mund ta kontaktoni në adresën e e-mail [email protected], drejtohuni në adresën Rr.”George Ë. Bush” Nr.10 Tiranë, Tel: +355 42254764 ose në Cel :+355682052744 dhe çdo pikë tjetër ALBSIG.

ALBSIG
Ju kthen buzëqeshjen!

The post Sigurimi i banesave/bizneseve appeared first on Albsig.

]]>