siguracion kasko Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/siguracion-kasko/ Shoqëri Sigurimi Tue, 26 Mar 2024 14:07:44 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.4 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png siguracion kasko Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/siguracion-kasko/ 32 32 Si të blejmë sigurim makine Online https://www.albsig.al/siguracion-makine-online/ Wed, 24 Aug 2022 15:43:27 +0000 https://www.albsig.al/?p=11829 Bli Online siguracion makine onlineInterneti e ka bërë blerjen e policave të sigurimit më të volitshme se asnjëherë tjetër. Sigurimi i makinës Online është një nga policat që po shitet më shumë në botë. Kur zgjidhni të bleni sigurimin e makinës Online, e bleni më shpejt dhe më lirë. Por, të dini çfarë të prisni […]

The post Si të blejmë sigurim makine Online appeared first on Albsig.

]]>

siguracion makine onlineInterneti e ka bërë blerjen e policave të sigurimit më të volitshme se asnjëherë tjetër. Sigurimi i makinës Online është një nga policat që po shitet më shumë në botë. Kur zgjidhni të bleni sigurimin e makinës Online, e bleni më shpejt dhe më lirë. Por, të dini çfarë të prisni dhe si mund të ndikojë zgjedhja juaj në primin e policës, mund ta bëjë proçesin e blerjes edhe më të lehtë. Nëse keni zgjedhur Albsig, keni garantuar jo vetëm shpejtësinë e blerjes së policës, por edhe atë të dëmshpërblimit në rast se ju lind nevoja! Ja disa nga gjërat që duhet të dini para se të bleni siguracionin e makinës Online nga Albsig.

1- Informohuni në faqen zyrtare

Jemi kujdesur që të gjeni gjithçka atje. Ne e kuptojmë rëndësinë e mirëinformimit dhe sa ndikon kjo në besimin tuaj. Ndaj dhe kemi lehtësuar marrjen e një informacioni po aq të hollësishëm, sa ai që do të merrnit pranë një agjensie, por në shumë më pak kohë! Dhe për më tepër, operatori ynë Online ju përgjigjet për çdo pyetje apo paqartësi gjatë proçesit. Nuk do t’ju lëmë vetëm as në internet!

2- Bëni gati të dhënat

Përpara se të bëni blerjen e siguracionit të makinës Online, duhet të keni gati të dhënat bazë që nevojiten për policën tuaj. Këto gjenden në shumë pak dokumentacion që gjithsesi e keni gjithmonë me vete. Të tilla si, karta e identitetit, leja e qarkullimit, patenta, si dhe informacione mbi automjetin (targa, shasia, marka, modeli, kilometrazhi, pajisjet e sigurisë, etj). Dhe sigurisht, duhet të keni një kartë të vlefshme krediti ose debiti për të kryer transaksionin në përfundim të blerjes.

Në rastin e siguracionit TPL, ju kërkohet vetëm targa dhe shasia, bashkë me lejen e qarkullimit. Ndërsa, për siguracionin kufitar duhet të keni dhe markën e automjetit. Për të blerë siguracionin Kasko, përveç të dhënave të mësipërme, duhet të dini dhe vlerën e makinës suaj në treg. (Sigurimi Kasko aplikohet vetëm për automjetet brenda 10 vjeçarit të fundit dhe vlera e tregut të makinës duhet të jetë më e madhe ose baras me €10,000). Dhe të mos harrojmë se kur zgjidhni të bleni sigurim makine Online, ju ndihmojmë duke ju dhënë në çast një përllogaritje të primit që të jeni të bindur në zgjedhjen tuaj!

3- Lexoni kushtet e policës

Përpara se të vendosni të blini sigurimin e makinës Online, sigurohuni që të keni lexuar kushtet e policës suaj. Kështu, jeni të mirëinformuar mbi mbulimin për të cilin po paguani. Pavarësisht se gjuhën e përdorur në policat e sigurimit e kemi bërë më të thjeshtë dhe më të kuptueshme, nëse hasni vështirësi në kuptimin e termave, operatori ynë Online do t’ju shpjegojë çdo paqartësi që mund të keni në lidhje me to.

4- Ndiqni 4 hapat

Pasi t’i keni bërë të gjitha këto, blerja e siguracionit të makinës Online kryhet nëpërmjet katër hapave tepër të thjeshtë. Plotësoni të dhënat për sigurimin që keni zgjedhur. Plotësoni të dhënat e përdoruesit të policës. Me pas, kryeni pagesën dhe më pas bëhet finalizimi, duke marrë brenda fare pak kohe kopjen elektronike të policës suaj.  (Kujdesuni që të dhënat tuaja të jenë të sakta dhe të bleni policën e re përpara se t’ju mbarojë ajo ekzistuese!)


Tashmë mund të jeni të qetë në timon me sigurimin e makinës nga Albsig. Sigurisht, edhe të lehtësuar që kursyet kohë dhe para duke marrë në të njëjtën kohë, mbulimin më të mirë për automjetin tuaj. Rrugë të mbarë!

The post Si të blejmë sigurim makine Online appeared first on Albsig.

]]>
KASKO, Sigurimi që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore https://www.albsig.al/kasko-sigurimi-qe-mbron-makinen-tuaj-nga-katastrofat-natyrore/ Wed, 17 Aug 2022 14:50:30 +0000 https://www.albsig.al/?p=11538 Fatkeqësitë natyrore mund të ndodhin në çdo kohë, duke shkaktuar dëme të mëdha në sendet tuaj pikërish atëherë kur nuk e prisni. Vetëm javën që lamë pas portalet ishin të mbushura me lajmet si: “Prag tragjedie në Vlorë,shkëmbi bie në mes të rrugës”; “Tiranë, stuhia shkakton dëme të mëdha”; “Rrëzohet pema zë poshtë dy makina […]

The post KASKO, Sigurimi që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore appeared first on Albsig.

]]>
Fatkeqësitë natyrore mund të ndodhin në çdo kohë, duke shkaktuar dëme të mëdha në sendet tuaj pikërish atëherë kur nuk e prisni. Vetëm javën që lamë pas portalet ishin të mbushura me lajmet si: “Prag tragjedie në Vlorë,shkëmbi bie në mes të rrugës”; “Tiranë, stuhia shkakton dëme të mëdha”; “Rrëzohet pema zë poshtë dy makina në Korçë”. Pra, zemërimi i natyrës mund të jetë po aq shqetësues sa shpërthimi i një bombe masive. Ndërsa neve mund të na jepet kujdes i menjëhershëm mjekësor në rast fatkeqësish natyrore – lind pyetja “Çfarë ndodh me makinat tona?”. Nuk mund të mohohet se makinat janë një nga pasuritë më të çmuara në familjet tona. Prandaj, kur ndodhin fatkeqësi natyrore si tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe të tjera, bëhet e domosdoshme të sigurohemi që makinat tona dhe sendet e tjera të jenë të sigurta.

Ashtu si prona jonë, automjetet tona mund të dëmtohen rëndë, madje edhe mund të shkatërrohen fare, në fatkeqësi natyrore. Prandaj, këshillohet të ndërmerrni hapa paraprakisht për sigurimin e makinës  tuaj, në mënyrë që të mos keni nevojë të paguani për dëmet nga xhepi. Nëse e keni siguruar makinën tuaj me një sigurim gjithëpërfshirësë si KASKO/ FULL KASKO, atëherë bëhet më e lehtë për ju ta riparoni atë dhe të kujdeseni për dëmet e tjera të shkaktuara.

Nëse jeni duke kërkuar për një sigurim të duhur për makinën, ose keni tashmë një plan aktiv, atëherë duhet të flisni me agjentin tuaj. Diskutoni me ta për mbulimin që ata ofrojnë sipas kushteve të politikave të tyre, në mënyrë që të vendosni se çfarë duhet shtuar më shumë.

Albsig, nëpërmjet sigurimit në Albsig KASKO/ FULL KASKO ofronë planin me mbulim më të mire dhe me një çmim ekonomik.

Si mund t’ju ndihmojë sigurimi në Albsig KASKO/ FULL KASKO  i makinave?

Një politikë gjithëpërfshirëse e sigurimit të makinës ofron mbulim kundër dëmeve ose humbjeve të shkaktuara për shkak të pothuajse të gjitha fatkeqësive natyrore, që do të thotë se nuk keni nevojë të blini plane individuale për secilën prej tyre.

Për shembull përmbytja masive mund të dëmtojë aksesorët e makinës si dhe motorin e saj. Nëse automjeti juaj është zhytur në ujë për një kohë të gjatë, atëherë mund të pësojë dëmtim të pjesshëm ose të plotë të motorit. Zëvendësimi ose riparimi mund t’ju kushtojë për një model makine me fund të ulët. Në mënyrë të ngjashme, zëvendësimi i aksesorëve kryesorë të makinës suaj mund t’ju kushtojë shumë. Në këtë situatë, një politikë gjithëpërfshirëse e sigurimit në Albsig KASKO/ FULL KASKO  do t’ju ndihmojë financiarisht në mbulimin e shpenzimeve si për aksesorët ashtu edhe për dëmtimin e motorit.

Mbulimi KASKO/ FULL KASKO  nga katastrofat natyrore.

Albsig do të paguajë të gjitha dëmet që i shkaktohen mjetit motorrik nga:

  1. Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, kur katastrofa natyrore është e njohur dhe e deklaruar si e tllë nga autoritetet përkatëse shtetërorë, duke përjashtuar dëmet nga tërmeti, rrëshqitja e tokës, si dhe kalimi i mjet të siguruar nëpër lumenj, përrenj apo futjen e tijj në pellgje të mëdha uji;
  2. Dëmet e shkaktuara në mjeti motorrik të siguruar nga rënia e objekteve të ndryshme,që ndodhin si pasojë e katastrofave natyrore;
  3. Dëmet në mjetin motorrik të siguruar, shkaktuar nga përmbytja e garazhit si rezultat i çarjes së tubacioneve të ujrave edhe në rast se nuk ka ndodhur katastrofë natyrore;

 

Çfarë mbulon Sigurimi KASKO/ FULL KASKO në Albsig?

  • Dëmtimet aksidentale & në parkim pa autor
  • Zjarr, rrufeja, ekspolzioni
  • Thyerja e xhamave
  • Katastrofa natyrore
  • Vjedhje e plotë
  • Sigurimi jashtë Shqipërisë
  • Shërbim karrotreci

 

Për më shumë mos hezitoni të na kontaktoni.

Për blerje Online të sigurimit KASKO/FULL KASKO lutem klikoni këtu!

Siguria Juaj, Prioriteti Ynë!

The post KASKO, Sigurimi që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore appeared first on Albsig.

]]>
Siguracion Kasko apo Full Kasko: Cilin të zgjedhim? https://www.albsig.al/siguracion-kasko-apo-full-kasko-cilin-te-zgjedhim-albsig/ Mon, 21 Feb 2022 12:47:44 +0000 https://www.albsig.al/?p=11675 Sigurimi i makinës është i rëndësishëm për t’ju mbrojtur nga dëmtimet apo aksidentet e papritura. Ekzistojnë dy lloje të sigurimit të makinave në Shqipëri: sigurimi i detyrueshëm dhe sigurimi vullnetar. Siguracioni i detyrueshëm në Shqipëri është siguracion TPL. Ky lloj siguracioni nuk i mbulon të gjitha dëmet e shkaktuara në një aksident por dëmet që […]

The post Siguracion Kasko apo Full Kasko: Cilin të zgjedhim? appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi i makinës është i rëndësishëm për t’ju mbrojtur nga dëmtimet apo aksidentet e papritura.

Ekzistojnë dy lloje të sigurimit të makinave në Shqipëri: sigurimi i detyrueshëm dhe sigurimi vullnetar. Siguracioni i detyrueshëm në Shqipëri është siguracion TPL. Ky lloj siguracioni nuk i mbulon të gjitha dëmet e shkaktuara në një aksident por dëmet që i siguruari i shkakton palëve të treta. Dëmshpërblimi i jepet pronarit të mjetit të dëmtuar, jo shkaktarit të aksidentit. Për të patur një mbulim më të gjerë dhe të sigurt se të gjitha palët do të dëmshpërblehen bëhet edhe sigurimi vullnetar. Ky lloj sigurimi quhet KASKO dhe në varësi të mbulimit që përzgjidhni mund të jetë edhe FULL KASKO.

Cili është siguracioni i duhur për ju? Siguracion Kasko apo full Kasko?

 

Si fillim le të ndalemi pak se çfarë rreziqesh mbulon secili prej këtyre siguracioneve:

Siguracion Kasko rreziqet e mbuluara:

  1. Dëmtimet aksidentale
  2. Thyerja e xhamave
  3. Zjarr, rrufeja, eksplozioni
  4. Katastrofa natyrore
  5. Dëmtim në parkim pa autor

 

Siguracion Full Kasko rreziqet e mbuluara:

  1. Dëmtimet aksidentale
  2. Thyerja e xhamave
  3. Zjarr, rrufeja, eksplozioni
  4. Katastrofa natyrore
  5. Dëmtim në parkim pa autor
  6. Vjedhje e plotë
  7. Vjedhja e pjesshme (aksesoret përjashtuar pasqyra, goma & disqe)
  8. Sigurimi jashtë Shqipërisë
  9. Aktet keqdashëse
  10. Shërbim karrotreci
  11. Shërbim GPS

 

Përveçse të njiheni me rreziqet që mbulon secili prej këtyre siguracioneve, që të bëni zgjedhjen e duhur dhe të mos paguani për mbulim që nuk do t´ju nevojitet duhet të keni parasysh se:

Siguracioni Kasko aplikohet vetëm për automjetet brenda 10 vjeçarit të fundit dhe vlera e tregut të makinës duhet të jetë më e madhe ose e barabartë me 5,000 euro.

Në siguracionin Full Kasko mund të mos përfshini sigurimin jashtë shtetit nëse nuk po planifikoni të udhëtoni jashtë shtetit në atë vit.

Përpara se të vendosni, ne ju sugjerojmë të konsultoheni me një prej agjentëve të Albsig. Ju do të diskutoni cfarë është më e përshtatshme për rastin tuaj që të mund të merrni një siguracion të personalizuar për ju.

 

Siguracion Kasko apo Full Kasko ju mbetet ju të vendosni sa doni të mbuloheni dhe sa doni të shpenzoni për sigurimin e mjetit tuaj. Më shumë informacion mund të lexoni edhe në artikull.

The post Siguracion Kasko apo Full Kasko: Cilin të zgjedhim? appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi Kasko https://www.albsig.al/sigurimi-kasko-albsig/ Wed, 28 Mar 2018 08:51:06 +0000 https://www.albsig.al/?p=11598 Albsig ofron sigurimin kasko si një mjet efikas për mbrojtjen e pasurive tuaja të mjeteve të transportit. Kjo kompani sigurimesh ofron zgjidhje të personalizuara dhe të përshtatshme sipas nevojave të secilit klient. Sigurimi kasko ofron mbrojtje kundër dëmeve të shumta që mund të ndodhin gjatë përdorimit të mjetit tuaj të transportit. Një nga avantazhet kryesore […]

The post Sigurimi Kasko appeared first on Albsig.

]]>
Albsig ofron sigurimin kasko si një mjet efikas për mbrojtjen e pasurive tuaja të mjeteve të transportit. Kjo kompani sigurimesh ofron zgjidhje të personalizuara dhe të përshtatshme sipas nevojave të secilit klient. Sigurimi kasko ofron mbrojtje kundër dëmeve të shumta që mund të ndodhin gjatë përdorimit të mjetit tuaj të transportit.

Një nga avantazhet kryesore të sigurimit kasko nga Albsig është mbrojtja e financave tuaja në rast të dëmtimeve fizike të mjetit tuaj. Kjo përfshin dëmtimet nga aksidentet rrugore, vjedhjet, dhe dëmet nga ngjarje natyrore si tërmetet, përmbytjet, ose zjarret. Sigurimi kasko ju ofron një ndjenjë të sigurtë dhe lehtëson befasitë financiare në rast të situatave të papritura.

Sigurimi KASKO mbulon:

  • Dëmtimet aksidentale
  • Thyerjen e xhamave
  • Zjarr-Rrufe-Eksplozion
  • Katastrofat natyrore
  • Dëmtimet në parkim (pa autor)
  • Vjedhja
  • Transport me karroatrec
  • Sigurim për jashtë vendit
  • Shërbim GPS

Albsig gjithashtu ofron këshilltarë të kualifikuar dhe të përvojuar për të ndihmuar klientët në zgjedhjen e pakojeve të sigurimit që i përshtaten më mirë nevojave të tyre. Përveç mbrojtjes së mjetit të transportit, Albsig mund të ofrojë dhe zgjidhje të tjera sigurimi për të plotësuar nevojat e klientëve, duke përfshirë sigurimin e shëndetit, sigurimin e banesës, dhe shërbime të tjera të sigurisë financiare.

Nëse jeni në kërkim të një partneri të besueshëm për sigurimin kasko në Shqipëri, Albsig është një zgjedhje e shkëlqyeshme. Me një histori të gjatë dhe një ekip profesional, Albsig është përkushtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe mbrojtjes së klientëve të saj. Sigurimi kasko nga Albsig është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë dhe sigurisë financiare për mjetin tuaj të transportit.

The post Sigurimi Kasko appeared first on Albsig.

]]>
Kasko, Minikasko tarifa të favorshme për ju nga Albsig! https://www.albsig.al/kasko-minikasko-tarifa-te-favorshme-per-ju-nga-albsig/ Fri, 07 Jul 2017 08:30:23 +0000 https://www.albsig.al/?p=11592 Sigurimi Kasko apo Minikasko? Kur bëhet fjalë për sigurimin e makinës në Shqipëri, Albsig dallohet si një zgjedhje e preferuar për klientët që kërkojnë përvojë të besueshme dhe produkte cilësore. Me një angazhim ndaj shërbimit të shkëlqyeshëm ndaj klientëve dhe një gamë të gjerë zgjedhjesh për sigurimin e makinës, Albsig ofron minikasko dhe kasko të […]

The post Kasko, Minikasko tarifa të favorshme për ju nga Albsig! appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi Kasko apo Minikasko?

sigurimi kasko minikaskoKur bëhet fjalë për sigurimin e makinës në Shqipëri, Albsig dallohet si një zgjedhje e preferuar për klientët që kërkojnë përvojë të besueshme dhe produkte cilësore. Me një angazhim ndaj shërbimit të shkëlqyeshëm ndaj klientëve dhe një gamë të gjerë zgjedhjesh për sigurimin e makinës, Albsig ofron minikasko dhe kasko të personalizuara për të përmbushur nevojat e çdo klienti. Në këtë artikull, do të hedhim dritë mbi avantazhet dhe përfitimet e sigurimit minikasko dhe kasko dhe se si Albsig është në gjendje të plotësojë nevojat dhe pritshmëritë e klientëve me qasje të përgjegjshme dhe profesionale.

SIGURIMI MINIKASKO

Nëse mendoni se nuk ju duhet një sigurim i plotë Kasko, Albsig ju ofron mundësinë e sigurimit më ekonomik. Minikasko është sigurimi i vetë automjetit për dëmtimet aksidentale nga përplasja e tij me një automjet tjetër në lëvizje, të vërtetuar me proçes-verbalin e policisë. Polica e Sigurimit Minikasko ofron sigurimin e vetë mjetit motorrik brenda Republikës së Shqipërisë.
Specialistët e Departamentit te Vlerësimit të Dëmeve do të bëjnë të mundur vlerësimin e dëmit te automjetit dhe ju do të dëmshpërbleheni menjëherë pa patur nevojë të prisni për dëmshpërblimin e kompanisë përgjegjëse.

SIGURIMI KASKO

Gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, ndryshimet e motit, etj, janë shkaktarë dëmesh të paparashikuara prej të cilave askush nuk është i sigurt. Nga ana tjetër, dëmet kushtojnë mjaft shtrenjtë nëse askush nuk garanton mbulimin e tyre, prandaj, me pajisjen me sigurimin KASKO, mund ta siguroni automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar .
Nëse keni lidhur kontratë mbi sigurimin KASKO, Albsig ju garanton kompensimin e dëmit material të shkaktuar në automjetin tuaj në rastin e aksidentit në trafik edhe atëherë kur jeni ju që e keni shkaktuar aksidentin.
Albsig, përmes policës së sigurimit të mjetit motorik KASKO, ofron mbulimet në sigurim lidhur me humbjen ose dëmtimin e plotë ose të pjesshëm të mjetit motorik si rezultat i rreziqeve të ndryshme duke garantuar dëmshpërblim në kohë rekord dhe riparim në servise të specializuara.

Me një qasje të përgjegjshme ndaj sigurisë së makinës dhe interesave të klientit, Albsig ofron kasko dhe minikasko të personalizuara për të përmbushur nevojat individuale të secilit. Me kushtet e tyre të përparuara dhe shërbimin e klientit të shkëlqyeshëm, Albsig siguron që çdo përvojë e sigurimit të jetë e lehtë dhe e besueshme për klientët e tyre.

The post Kasko, Minikasko tarifa të favorshme për ju nga Albsig! appeared first on Albsig.

]]>