Albsig shoqeri sigurimesh

Sigurimi i Makinerive (MI)

  • Home
  • Sigurimi i Makinerive (MI)
Sigurimi i Makinerive (MI)

SIGURIMI I MAKINERIVE (MI)

Kostoja e prishjes së makinerive dhe pajisjeve mund të jetë e konsiderueshme dhe kjo mund të ndodhë mjaft shpesh duke përbërë rrezik të lartë për shëndetin financiar të veprimtarisë suaj për shkak të kostos së lartë të restaurimit. Sigurimi i pronës së biznesit zakonisht nuk paguan për aksidentet e makinerive dhe pajisjeve, veçanërisht duke pasur parasysh shkaqet unike të avarive të tyre, ndaj dhe sigurimi i makinerive (MI) është i nevojshëm për këto rreziqe më të pazakonta. Ne do të punojmë me ju për të vlerësuar rreziqet dhe për të hartuar e negociuar një policë sigurimi të përshtatur, e cila do të mbrojë kompaninë tuaj nga prishja e pajisjeve, dëmtimi i pronës dhe ndërprerjet e biznesit.

ÇFARË PËRFSHIN

Polica jonë e sigurimit të Makinerive (MI) përfshin të gjitha makineritë dhe pajisjet e veprimtarisë suaj si:

  • Njësitë e prodhimit të energjisë
  • Impiantet e shpërndarjes së energjisë
  • Makineritë e prodhimit
  • Pajisjet ndihmëse, etj.

DËMET E MBULUARA

Mbulojmë dëmet e shkaktuara nga aksidente si:

  • Projektimi i gabuar
  • Gabimet profesionale
  • Shkaqe elektrike
  • Mungesa/Ndërprerja e ujit
  • Shpërthimi fizik
  • Stuhia/Ngrica/Akulli

Apo nga rreziqe të jashtme si:

  • Tërmeti
  • Përmbytja
  • Zjarri
  • Vjedhja, etj

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?