siguracion full kasko Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/siguracion-full-kasko/ Shoqëri Sigurimi Thu, 17 Nov 2022 09:13:55 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.8.3 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png siguracion full kasko Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/siguracion-full-kasko/ 32 32 Siguracion Kasko apo Full Kasko: Cilin të zgjedhim? https://www.albsig.al/siguracion-kasko-apo-full-kasko-cilin-te-zgjedhim-albsig/ Mon, 21 Feb 2022 12:47:44 +0000 https://www.albsig.al/?p=11675 Sigurimi i makinës është i rëndësishëm për t’ju mbrojtur nga dëmtimet apo aksidentet e papritura. Ekzistojnë dy lloje të sigurimit të makinave në Shqipëri: sigurimi i detyrueshëm dhe sigurimi vullnetar. Siguracioni i detyrueshëm në Shqipëri është siguracion TPL. Ky lloj siguracioni nuk i mbulon të gjitha dëmet e shkaktuara në një aksident por dëmet që […]

The post Siguracion Kasko apo Full Kasko: Cilin të zgjedhim? appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi i makinës është i rëndësishëm për t’ju mbrojtur nga dëmtimet apo aksidentet e papritura.

Ekzistojnë dy lloje të sigurimit të makinave në Shqipëri: sigurimi i detyrueshëm dhe sigurimi vullnetar. Siguracioni i detyrueshëm në Shqipëri është siguracion TPL. Ky lloj siguracioni nuk i mbulon të gjitha dëmet e shkaktuara në një aksident por dëmet që i siguruari i shkakton palëve të treta. Dëmshpërblimi i jepet pronarit të mjetit të dëmtuar, jo shkaktarit të aksidentit. Për të patur një mbulim më të gjerë dhe të sigurt se të gjitha palët do të dëmshpërblehen bëhet edhe sigurimi vullnetar. Ky lloj sigurimi quhet KASKO dhe në varësi të mbulimit që përzgjidhni mund të jetë edhe FULL KASKO.

Cili është siguracioni i duhur për ju? Siguracion Kasko apo full Kasko?

 

Si fillim le të ndalemi pak se çfarë rreziqesh mbulon secili prej këtyre siguracioneve:

Siguracion Kasko rreziqet e mbuluara:

  1. Dëmtimet aksidentale
  2. Thyerja e xhamave
  3. Zjarr, rrufeja, eksplozioni
  4. Katastrofa natyrore
  5. Dëmtim në parkim pa autor

 

Siguracion Full Kasko rreziqet e mbuluara:

  1. Dëmtimet aksidentale
  2. Thyerja e xhamave
  3. Zjarr, rrufeja, eksplozioni
  4. Katastrofa natyrore
  5. Dëmtim në parkim pa autor
  6. Vjedhje e plotë
  7. Vjedhja e pjesshme (aksesoret përjashtuar pasqyra, goma & disqe)
  8. Sigurimi jashtë Shqipërisë
  9. Aktet keqdashëse
  10. Shërbim karrotreci
  11. Shërbim GPS

 

Përveçse të njiheni me rreziqet që mbulon secili prej këtyre siguracioneve, që të bëni zgjedhjen e duhur dhe të mos paguani për mbulim që nuk do t´ju nevojitet duhet të keni parasysh se:

Siguracioni Kasko aplikohet vetëm për automjetet brenda 10 vjeçarit të fundit dhe vlera e tregut të makinës duhet të jetë më e madhe ose e barabartë me 5,000 euro.

Në siguracionin Full Kasko mund të mos përfshini sigurimin jashtë shtetit nëse nuk po planifikoni të udhëtoni jashtë shtetit në atë vit.

Përpara se të vendosni, ne ju sugjerojmë të konsultoheni me një prej agjentëve të Albsig. Ju do të diskutoni cfarë është më e përshtatshme për rastin tuaj që të mund të merrni një siguracion të personalizuar për ju.

 

Siguracion Kasko apo Full Kasko ju mbetet ju të vendosni sa doni të mbuloheni dhe sa doni të shpenzoni për sigurimin e mjetit tuaj. Më shumë informacion mund të lexoni edhe në artikull.

The post Siguracion Kasko apo Full Kasko: Cilin të zgjedhim? appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi FULL KASKO: a është zgjedhja ideale? https://www.albsig.al/sigurimi-full-kasko-a-eshte-zgjedhja-ideale-albsig/ Wed, 15 Dec 2021 12:14:58 +0000 https://www.albsig.al/?p=11651 Në republikën e Shqipërisë sipas Ligjit Nr. 32/2021 për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, pronari i çdo mjeti transporti përpara përdorimit të mjetit është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi, si dhe të sigurojë rinovimin e saj për aq kohë sa mjeti i transportit do të mbetet në qarkullim. Kur mjeti i […]

The post Sigurimi FULL KASKO: a është zgjedhja ideale? appeared first on Albsig.

]]>
Në republikën e Shqipërisë sipas Ligjit Nr. 32/2021 për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, pronari i çdo mjeti transporti përpara përdorimit të mjetit është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi, si dhe të sigurojë rinovimin e saj për aq kohë sa mjeti i transportit do të mbetet në qarkullim. Kur mjeti i transportit është subjekt i detyrimit për t’u regjistruar ose çertifikuar dhe sipas ligjit duhet të ketë një çertifikatë regjistrimi/kontrolli teknik, autoritetet përgjegjëse lëshojnë çertifikatën e kontrollit teknik ose ndonjë dokument tjetër të barasvlefshëm me të, vetëm pasi pronari i mjetit të transportit i provon këtij autoriteti me dokumente se e ka lidhur kontratën e sigurimit sipas këtij ligji. Këtë pikë e mbulon sigurimi i detyrueshëm TPL.

Sigurimi TPL nuk I mbulon të gjitha dëmet e shkaktuara në një aksident. Dëmshpërblimi i jepet pronarit të mjetit të dëmtuar. 

Mbulimin e plotë ndaj cdo dëmi si në rast aksidenti apo dëme të tjera të paparashikuara që mund të ndodhin çdo ditë në rrugë e bën Sigurimi FULL KASKO. Albsig ofron mundësi të shumta kombinimi,  ju mund të merrni SIGURACION FULL KASKO apo MINI KASKO në varësi të mundësive tuaja apo dëmeve që doni të mbuloni. Me SIGURIMIN KASKO ju mund ta siguroni automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar. Aksidentet ndodhin për arsye nga më të ndryshmet si gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, kushte të këqija të motit, etj. Të dhënat statistikore për aksidentet në Shqipëri janë të larta. Nëse lidhni kontratë mbi SIGURIMIN KASKO, Albsig ju garanton kompensimin e dëmit material të shkaktuar në automjetin tuaj me rastin e aksidentit në trafik, edhe atëherë kur ju e keni shkaktuar këtë aksident. Garanton dëmshpërblim në kohë rekord dhe riparime në servise të specializuara. 

ALBSIG KASKO ofron:

  • Makinë në dispozicion gjatë riparimit të mjetit të dëmtuar. Ju nuk qëndroni asnjë ditë pa makinë, si rrjedhojë nuk pengoheni të vazhdoni aktivitetin tuaj normal. 
  • Transport me karroatrec, shërbim i shpejtë dhe i menjëhershëm.
  • Shërbim GPS, një shërbim i cili do t’ju ndihmonte shumë jo vetëm në rast vjedhjeje apo dëmtimesh të ndryshme, të cilat janë informacione që mund t’i merrni në kohë rekord. Ju mund të merrni informacion gjatë gjithë kohës për automjetet tuaja që janë në qarkullim si p.sh:
  • Orët e qëndrimit ndezur apo fikur të mjetit;
  • Itinerarin e përshkruar nga mjeti;
  • Rruga e përshkruar nga mjeti gjatë çdo intervali kohor;
  • Kilometrat e përshkruar për çdo ndezje-fikje të mjetit;
  • Idle time (koha e qëndrimit ndezur të mjetit pa lëvizur për më shumë se 5 min);
  • Shpejtësitë e lëvizjes së tij;
  • Kilometrat e përshkruar për një ditë, javë, muaj apo për çdo interval që ju deshironi;
  • Geofencing (zonat e lejuara për lëvizjet e mjeteve);
  • Mirëmbajtja e mjetit (kur duhet të ndërrohen vaj, filtra, goma, kur mbaron siguracioni, kolaudimi etj.);

 

Të gjitha përfitimet e shërbimit të GSP favorizojnë jo vetëm individin por edhe kompanitë që kanë mjete të ndryshme në qarkullim.

 

  • Dëmtimet në parkim(pa autor), thyerja e xhamave janë shërbimet e vogla të cilat ju mbulohen
  • Dëmtime aksidentale edhe në rastet kur ju vetë jeni përgjegjës. 

 

  • Zjarr-Rrufe-Eksplozion, katastrofë natyrore.
  • Vjedhja, në varësi të kontratës që keni bërë, ju mund të mbuloheni deri në 100 % të dëmit. 
  • Sigurim për qarkullim jashtë vendit, etj. 

 

Jeta është plot të papritura e rreziqe nga më të ndryshmet. Përmes policës së Sigurimit FULL KASKO ju do të bëni zgjedhjen ideale për t’i paraprirë këtyre të paprituarave. Do të keni mbulim të pjesshëm ose plotë të dëmeve, mbi të gjitha do të keni qetësi mendore. Një shofer i qetë në qarkullim është pikërisht ajo çka i nevojitet më së shumti rrugëve në Shqipëri. 

 

The post Sigurimi FULL KASKO: a është zgjedhja ideale? appeared first on Albsig.

]]>