polica e sigurimit Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/polica-e-sigurimit/ Shoqëri Sigurimi Thu, 17 Nov 2022 09:40:28 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.4 https://www.albsig.al/wp-content/uploads/2022/06/Favicon-100-100.png polica e sigurimit Archives - Albsig https://www.albsig.al/tag/polica-e-sigurimit/ 32 32 Përse ta bleni policën e sigurimit Online? https://www.albsig.al/perse-ta-bleni-policen-e-sigurimit-online/ Wed, 10 Aug 2022 12:16:48 +0000 https://www.albsig.al/?p=11471 polica e sigurimitGjithmonë e më shumë biznese po praktikojnë blerjet Online për produktet dhe shërbimet e tyre dhe blerja e policës së sigurimit Online është mënyra e re e pajisjes me policë sigurimi që ofron disa përfitime përveç kursimit të kohës. Ja cilat janë përfitimet kryesore nëse vendosni të bleni sigurimin Online.   1- Komoditeti […]

The post Përse ta bleni policën e sigurimit Online? appeared first on Albsig.

]]>
polica e sigurimitGjithmonë e më shumë biznese po praktikojnë blerjet Online për produktet dhe shërbimet e tyre dhe blerja e policës së sigurimit Online është mënyra e re e pajisjes me policë sigurimi që ofron disa përfitime përveç kursimit të kohës. Ja cilat janë përfitimet kryesore nëse vendosni të bleni sigurimin Online.

 

1- Komoditeti

Mund ta bleni nga shtëpia, zyra, apo kudo që të ndodheni nëpërmjet telefonit tuaj, pa qenë nevoja të shpenzoni kohë të tepërt për të kërkuar një zyrë, apo një agjent që t’ju shërbejë. Falë ndërfaqes me përdorim mjaft të lehtë, e gjithë proçedura është lehtësisht e kuptueshme dhe e përdorshme, duke mundësuar blerjen në çast të policës që ju nevojitet.

 

2- Informimi

Interneti ofron informacion të plotë dhe të hollësishëm në lidhje me çdo policë sigurimi për të cilën interesoheni. Me anë të tij, mund të bëni krahasimin e disa policave të sigurimit Online dhe mund të merrni një vendim të mirëinformuar në lidhje me policën që ju përshtatet më shumë.

 

3- Prime më të ulëta

Një nga pikat më të forta të shitjes së sigurimeve në internet kanë qenë përfitimet e kostos që ka sjellë për blerësit. Si klient, kur blini policën e sigurimit Online, ndihmoni siguruesin të kursejë kostot operative dhe komisionet e ndërmjetësve. Dhe për shkak se e gjithë proçedura ndodh Online dhe është pa shkresa, kostot ulen më tej. Kjo bën që edhe primi i policës që do të bleni nëpërmjet internetit, të jetë më i ulët.

 

4- Automatizimi

Edhe nëse s’jeni shumë të informuar në lidhje me mënyrën e pagesës Online, platformat e policave të sigurimit mundësojnë pagesë të shpejtë të primit të sigurimit nëpërmjet mënyrave të sigurta dhe të mbrojtura të kryerjes së transaksioneve. Për më tepër, mund të merrni në çast përllogaritjen e primit tuaj si dhe të merrni çdo informacion mbi proçedurat vijuese, si raportimi i dëmit dhe verifikimi i vlefshmërisë së policës, në çdo kohë.

 

5- Ndihma e shpejtë

Edhe nëse keni vështirësi fillestare në përdorimin e platformës së blerjeve të sigurimit Online, kompanitë e sigurimit ofrojnë asistencën Online me anë të së cilës operatori mund t’ju udhëzojë hap pas hapi deri në mbyllje të proçedurës.

 

Përse Albsig është zgjedhja më e mirë?

 

1- Pagesa të sigurta

Siguria e transaksionit është një nga arsyet kryesore pse Albsig është zgjedhja e duhur, pasi platforma Albsig e blerjes së sigurimit Online garanton siguri të plotë në kryerjen e çdo transaksioni dhe ruan konfidencialitetin e të dhënave tuaja personale. Besueshmëria e lartë që gëzon shoqëria jonë e sigurimeve është një garanci shtesë për shërbimin e përgjegjshëm dhe të përpiktë që ju ofron blerja e sigurimit Online në platformën Albsig.

 

2- Aspak burokraci

Nuk do të keni nevojë për të bërë kopje të tëra dokumentacioni dhe për të shpenzuar kohë dhe para për t’i dorëzuar. Për të kryer blerjen e një police sigurimi Online në Albsig, ju mjafton vetëm karta e identitetit, ose pasaporta, një kartë krediti ose debiti për sigurimin e shëndetit, leja e qarkullimit të mjetit për sigurimin e makinës dhe të dhënat bazë për pronën apo biznesin tuaj. Të gjitha këto janë gjëra që i mbani gjithmonë me vete gjithsesi!

 

3- Ju informojmë për çdo hollësi

Për çdo policë sigurimi Albsig, mund të gjeni kushtet e përgjithshme në faqen zyrtare dhe mund të dini me hollësi se çfarë mbulon polica e sigurimit që keni zgjedhur të bleni Online. Ofrojmë 100% transparencë në çdo ndërveprim Online, ashtu siç bëjmë edhe në takimet nga afër.

polica e sigurimit

The post Përse ta bleni policën e sigurimit Online? appeared first on Albsig.

]]>
Si të mbrohemi nga vapa https://www.albsig.al/si-te-mbrohemi-nga-vapa/ Wed, 15 Jun 2022 13:42:07 +0000 https://www.albsig.al/?p=11192 Pavarësisht se i gëzohemi stinës së verës pas një dimri të gjatë, të ftohtë dhe me rrezikshmëri të lartë sëmundjesh gripale, edhe temperaturat e larta vijnë me rreziqet e tyre për shëndetin e të gjithëve dhe kryesisht të të moshuarve dhe duhet të dimë si të mbrohemi nga vapa. Është e rëndësishme të marrim masa […]

The post Si të mbrohemi nga vapa appeared first on Albsig.

]]>
Pavarësisht se i gëzohemi stinës së verës pas një dimri të gjatë, të ftohtë dhe me rrezikshmëri të lartë sëmundjesh gripale, edhe temperaturat e larta vijnë me rreziqet e tyre për shëndetin e të gjithëve dhe kryesisht të të moshuarve dhe duhet të dimë si të mbrohemi nga vapa. Është e rëndësishme të marrim masa të përditshme gjatë periudhës më të nxehtë për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga vapa, në mënyrë që t’i shijojmë sa më shumë muajt më të preferuar të vitit.

1- Mbuloni kokën nga dielli

Gjatë stinës së verës, kapelja bëhet një domosdoshmëri e përditshme, veçanërisht nëse jeni në plazh, apo kaloni orë të gjata në vende të hapura të ekspozuara ndaj diellit. Të njëjtin funksion mund të kryejë edhe një shami, apo një çadër dielli, ndaj mjafton të zgjidhni atë që i përshtatet më shumë stilit tuaj. Kështu plotësoni dy nevoja njëherësh; mbroheni nga dielli dhe i shtoni veshjes një aksesor sa praktik, aq edhe estetik. Sigurohuni gjithmonë që edhe të moshuarit në familjen tuaj të kenë kokën të mbuluar nëse ekspozohen ndaj diellit.

2- Evitoni orët e pikut

Çdo institucion shëndetësor rekomandon që fëmijët dhe të moshuarit të mos dalin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës. Edhe nëse jeni në plazh, përcaktojini gjithmonë një orar fëmijëve, duke i larguar gjatë orëve të drekës për t’i kthyer në pasdite, kur ka rënë vapa e madhe dhe temperaturat janë të përballueshme. Edhe të rinjtë që kryejnë veprimtari fizike, këshillohen që t’i zhvendosin ato në orare më të përshtatshme. Koha më e mirë për veprimtari në vende të hapura është mëngjesi, deri në orën 10:00 dhe pasditja pas orës 17:00.

3- Pini lëngje edhe kur s’keni etje

Kjo është një këshillë që duhet ndjekur nga çdo moshë. Hidratimi gjatë stinës së verës bëhet më i rëndësishëm se në çdo periudhë tjetër të vitit, pasi djersitja e tepërt çon në humbje të lëngjeve dhe kripërave në trup, çka shkakton rënie të presionit të gjakut, dhe ndërlikimet që vijnë prej kësaj. Duhet të mbani gjithmonë ujë me vete, madje dhe gjatë rrugës për në punë, në autobus, e kudo. Veçanërisht të moshuarit që dalin për shëtitje të shkurtra, apo për të bërë pazar, përveç mjekimit që marrin në rast sëmundjesh kronike, duhet të kenë gjithmonë një shishe ujë me vete për çdo rast emergjence.

4- Mos lini askënd në makina të parkuara

Mund të duket diçka e parëndësishme kjo kur bëni ndonjë ndalesë të shkurtër për të blerë diçka, apo për të pirë një kafe, por qëndrimi në makinën e mbyllur dhe të ekspozuar ndaj diellit mund të jetë tepër i rrezikshëm, veçanërisht për fëmijët dhe kafshët shtëpiake, ndaj kujdesuni gjithmonë t’i merrni me vete kur dilni nga makina, apo të lini kondicionerin ndezur gjatë gjithë kohës së qëndrimit.

5- Kontrolloni temperaturat para se të dilni nga shtëpia

Me celularët dhe aplikacionet që kemi sot, kontrolli i motit është bërë rutinë dhe e përdorim gjatë gjithë kohës kur duam të bëjmë plane fundjave, por në ditët më të nxehta të vitit, duhet ta përdorim edhe për planin e ditës. Mos harroni asnjëherë të shikoni sa do jenë temperaturat mesatare dhe në bazë të aktivitetit që keni planifikuar për atë ditë, të merrni masat e nevojshme për të mos u rrezikuar nga vapa. Ashtu siç bëni me shiun.

Goditjet e të nxehtit duhen konsideruar gjithmonë si emergjencë mjekësore, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike. Nëse jeni të pajisur me kartën e shëndetit Albsig, apo keni blerë policën e shëndetit në udhëtim, do të jeni të mbuluar nga çdo e papritur e tillë dhe do të gjeni kujdesin më të mirë mjekësor kudo që të ndodheni.

Kështu, kujdesit tuaj praktik i shtoni edhe mbrojtjen e duhur financiare, duke e shijuar stinën e verës në çdo ditë të saj.

The post Si të mbrohemi nga vapa appeared first on Albsig.

]]>
Sigurimi nga vjedhja mbron asetet më të vlefshme të biznesit tuaj https://www.albsig.al/sigurimi-nga-vjedhja-mbron-asetet-me-te-vlefshme-te-biznesit-tuaj-albsig/ Wed, 18 May 2022 13:37:36 +0000 https://www.albsig.al/?p=11709 Të ndërtosh një biznes kërkon shumë punë, por ka edhe shumë rreziqe që janë gjithmonë të pranishme dhe të pashmangshme në tregun e sotëm. Rreziku financiar, operacional dhe ligjor janë disa nga rreziqet që duhet të marrë parasysh çdo biznes, i vogël apo i madh, dhe të cilat kërkojnë një plan të mirëbërë biznesi, menaxhim, […]

The post Sigurimi nga vjedhja mbron asetet më të vlefshme të biznesit tuaj appeared first on Albsig.

]]>
Të ndërtosh një biznes kërkon shumë punë, por ka edhe shumë rreziqe që janë gjithmonë të pranishme dhe të pashmangshme në tregun e sotëm. Rreziku financiar, operacional dhe ligjor janë disa nga rreziqet që duhet të marrë parasysh çdo biznes, i vogël apo i madh, dhe të cilat kërkojnë një plan të mirëbërë biznesi, menaxhim, ekspertizë dhe përgjegjshmëri të lartë.
Por disa rreziqe si vjedhja mund të ndodhin në mënyrë krejt të papritur dhe shkaktojnë dëme që shkojnë përtej vlerës monetare të objekteve të vjedhura. Ja pse sigurimi nga vjedhja për bizneset konsiderohet po aq i rëndësishëm sa sigurimi nga zjarri apo fatkeqësi të tjera të këtij lloji.

Mbroni gjithçka që ka vlerë

Investimi juaj në asete ka qenë padyshim shpenzimi më i madh që keni bërë dhe përballë një të papriture që mund të jetë katastrofike për ecurinë e biznesit tuaj, polica e sigurimit nga vjedhja vepron si shpëtimtari juaj financiar në kohën kur keni më shumë nevojë. Pajisjet e zyrës, instalimet e alarmit dhe sistemeve të sigurisë, makineritë dhe pajisjet teknologjike, mallra si lënda e parë, apo materialet e konsumit, janë vetëm disa nga objektet që mund të siguroni për të mos vuajtur humbjet që do t’ju shkaktonte një dëm i tillë.

Zgjidhni kompaninë e duhur të sigurimeve

Është shumë e rëndësishme që kur zgjidhni kompaninë e sigurimit që do t’ju mbulojë dëmet në rast vjedhjeje, të keni kusht parësor aftësinë dëmshpërblyese të saj dhe që t’ju gjendet pranë në çdo kohë.
Albsig është kompania që zë vendin e parë në tregun shqiptar për shpejtësinë dhe korrektësinë e mbulimit të dëmeve dhe është zgjedhja më e sigurt; si për bizneset e reja, ashtu edhe për bizneset e konsoliduara. Me policën e sigurimit nga vjedhja Albsig, do të fitoni jo vetëm mbrojtjen financiare nga një rrezik domethënës, por edhe një partner besnik, i cili do t’ju mbrojë në çdo kohë interesat me korrektësi e profesionalizëm, që biznesi juaj të vazhdojë përpara pa pengesa të panevojshme.

Merrni masat e duhura

Për të bërë një kontratë sigurimi nga vjedhja, ju duhet të merrni disa masa në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm dhe për këtë duhet të tregoheni të kujdesshëm në mënyrë që polica juaj të jetë sa më e efektshme si dhe të shmangni çdo teknikalitet të padëshirueshëm që mund të pengojë vlefshmërinë e saj.

-Përshkruani me vërtetësi rrethanat e biznesit tuaj
-Zbatoni masat e nevojshme parandaluese të rrezikut nga vjedhja
-Regjistroni mallin, pajisjet e kushtueshme dhe mbani në kasafortë dokumentacionin me vlerë

Megjithëse rreziqet me të cilat përballet biznesi nuk mund të shmangen, kujdesi s’është asnjëherë i tepërt kur është fjala për të mbrojtur punën dhe investimin më të madh të jetës suaj. Polica e sigurimit nga vjedhja Albsig, jo vetëm ju siguron financiarisht, por stafi i Albsig do t’ju këshillojë në çdo hap se si mund të parandaloni dhe reduktoni rrezikun nga krimi në biznesin tuaj.

The post Sigurimi nga vjedhja mbron asetet më të vlefshme të biznesit tuaj appeared first on Albsig.

]]>